Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kosovë/Shpërthen në sharje i akuzuari për terrorizëm

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kosovë/Shpërthen në sharje i akuzuari për terrorizëm

Nexhat Ademi, i akuzuari për pjesëmarrje në terrorizëm, pas përfundimit të seancës u revoltua në gjykatë duke kërkuar që t’i ndërrohet burgu ku po qëndronte. Ademit iu caktua paraburgimi, pasi që sigurimi i prezencës së tij në gjykatë ishte i pamundur, me këtë rast edhe u lëshua urdhëresë ndaj tij.

Pas seancës, i akuzuari u revoltua për shkak se kërkonte me këmbëngulje që t’i ndërrohej burgu në të cilin po qëndronte. Ai madje hezitoi edhe të nënshkruante procesverbalin. Ademi tha se po frikësohet të qëndrojë aty, pasi që të burgosurit e tjerë përreth janë të dënuar për vrasje.

“Kërkoj me ndrru burgun, me dalë në Prishtinë. Njerëzit të shkallës së 5-të të vrasjes. Pse s’po më çoni në Mitrovicë q*** nonën. Unë jam i frikësuar me ndejt në atë burg. S’po du me ndejtë qatje”, tha ai me këmbëngulësi.

Gjykatësi Vesel Ismajli tha se një vendim i tillë nuk është në kompetencë të tij.Paraprakisht, në seancë u mor vendimi që Ademi t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik.Vendimi për ekzaminim iu caktua të akuzuarit, pasi avokati i Ademit, Samedin Cena, pretendoi se i njëjti vuan nga simptomat e harresës, madje nga një shkallë e lartë.

“Familjarët kanë konfirmuar se ka një shkallë të madhe të harresës. Kështu që mungesat e tij në seanca besoj se kanë ardhur nga ky problem”, tha Cena.

Edhe Nexhat Ademi qëndroi pas fjalëve të avokatit të tij, duke treguar për traumat e tij që nga lufta e fundit në Kosovë e deri te frika që po e përjeton në Burgun e Pejës momentalisht.

“Ka kaluar një kohë bukur e gjatë, më është përzier memorja. Depresion kam boll. Kam trauma gjatë luftës. Nuk kam bërë kontroll mjekësor asnjëherë. Pas luftës na kanë shti në salla, na kanë rreh në Beograd. Krejt kresë na kanë rrah. Deri 2005 kam qenë ma mirë. Prej 2005-ës kam pasur problem me kafkën pas”, tha i akuzuari Ademi.

Përkundër faktit se prokurori i çështjes Elez Blakaj, e kundërshtoi kërkesën e avokatit, trupi gjykues e aprovoi atë.Si rezultat, seanca u shty për një afat të pacaktuar deri te përfundimi i ekspertizës.Ademi, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, në janar të vitit 2014 ishte nisur nga Aeroporti i Prishtinës për në Stamboll, e nga ku më pas ka udhëtuar për në qytetin Gaziantep të Turqisë që ndodhet afër kufirit me Sirinë.-shkruan Kallxo.

Prokuroria pretendon se qëllimi i Ademit ishte që të kalojë në Siri dhe të bëhet pjesë e organizatës “Al-Nusra” dhe të angazhohet për krijimin e shtetit islamik në territorin e Sirisë dhe Irakut.Në aktakuzë thuhet se Nexhat Ademi qëndroi në Siri për një javë në territorin që e kontrollonte “Al-Nusra” dhe pastaj u kthye në Kosovë.

Përveç këtij udhëtimi, Prokuroria Speciale pretendon se Ademi përsëri më 4 mars 2016 provoi të shkojë në Siri, por pasi arriti në Aeroportin e Stambollit u ndalua nga autoritetet turke dhe më pas u dëbua për në Kosovë për shkak të lidhjes së tij me zonën e luftës. Në shtator Nexhat Ademi është deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzën për pjesëmarrje në grup terrorist, ndërsa ka deklaruar se është angazhuar që të pengojë shkuarjen e njerëzve tjerë në Siri

Tags: akuzuarikosovesharjeshperthenTerrorizem

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Twitter kopjon Snapchat, shton videon

Twitter kopjon Snapchat, shton videon

27 Janari/Frikë nga protestuesit, blindohet “diskoteka” e Ramës

27 Janari/Frikë nga protestuesit, blindohet “diskoteka” e Ramës

Presidenti Trump: ISIS-i ka humbur gati 100% të territorit

Presidenti Trump: ISIS-i ka humbur gati 100% të territorit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025




TË FUNDIT

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta
Bota

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta

by mirseda
22:51 | 03/12/2025
0

Izraeli dhe Libani kanë zhvilluar bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta në dekada, si pjesë e...

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

22:05 | 03/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

20:57 | 03/12/2025
Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

20:54 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com