Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kosovë/Lufta ka mbaruar, qytetarët jetojnë të “mbuluar” nga armët

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kosovë/Lufta ka mbaruar, qytetarët jetojnë të “mbuluar” nga armët

Një persona nga Komuna e Shtimes, ishte raportuar nga Policia e Kosovës, të ketë qenë viktima e radhës e plagosjes nga një plumb qorr, si pasojë e festimeve me të shtëna armësh, gjatë natës së Vitit të Ri.

Raste të tilla në Kosovë përsëriten qoftë gjatë festave, apo ahengjeve familjare, ngaqë festimet me të shtëna armësh, tashmë janë bërë një lloj tradite në Kosovë, ndonëse një mënyrë e tillë festimi është e ndaluar me anë të ligjit.

Përdorimi i armëve gjatë festimeve, bëhet edhe më i rrezikshëm për faktin se statistikat tregojnë për një numër të madh të armëve ilegale që vazhdojnë të mbeten në duart e qytetarëve.Gjatë vitit 2017, janë konfiskuar rreth 1500 armë ilegale dhe numër i madh i municionit nga duart e qytetarëve.Por, njohës të çështjes së sigurisë thonë se janë rreth 350 mijë armë të vogla e të lehta, që qytetarët i posedojnë në mënyrë ilegale-shruan REL.

Numri i madh i armëve ilegale në duart e qytetarëve, paraqesin rrezik për sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe në veçanti për vetë qytetarët.Kështu thonë njohës të çështjes së sigurisë, sipas të cilëve armët ilegale janë një prej problemeve kryesore që e ka aspekti i sigurisë publike në Kosovë.

Eksperti për çështje të sigurisë nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë, Burim Ramadani, thotë për Radion Evropa e Lirë se posaçërisht përdorimi i armëve nga të miturit mbetet mjaft shqetësuese për sigurinë në vend.

“Nga raporti i UNDP-së llogaritet që janë 350 mijë armë të vogla dhe të lehta në formë ilegale në duart e qytetarëve. Policia disa herë ka shkatërruar një numër të tyre , prezenca mbetet jashtëzakonisht e madhe”.

“Janë dy mënyra të ndryshme për ta larguar këtë dukuri negative. E para është rritja e vetëdijesimit sidomos tek prindërit, që të mësojnë fëmijët e tyre për pasojat e armëve ilegale, si dhe të ndërtohet një program nacional kombëtar për të shkëmbyer armët ilegale me elemente tjera, që mund t’i hyjnë në punë familjeve”, tha Ramadani.

Autoritetet e rendit ndërkaq kanë theksuar faktin se janë lansuar në vazhdimësi fushata vetëdijësuese për rrezikun që paraqesin armët ilegale dhe posedimi apo përdorimi i kundërligjshëm i tyre.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, tha se mesatarisht çdo vit nga Policia, përmes operacioneve aktive policore, konfiskohen rreth 1200 deri 1500 armë të llojeve të ndryshme.

“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore, në vazhdimësi ka ndërmarrë veprime konkrete në funksion të krijimit të një sigurie më të madhe për qytetarët, duke konfiskuar edhe një sasi të konsiderueshme të armëve, mjeteve të pashpërthyera dhe municioneve të ndryshme gjatë gjithë këtyre viteve të pasluftës”, tha Hoxha.

“Inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione relevante të cilat mund të çojnë në identifikimin apo gjetjen e armëve, municioneve apo mjeteve tjera të rrezikshme, që cenojnë sigurinë e qytetarëve, të njoftojnë Policinë, të bashkëpunojnë me organet kompetente, dhe veprime të nevojshme do të ndërmerren sipas ligjeve në fuqi”, tha Hoxha.

Ndryshe, posedimi i armëve në Republikën e Kosovës rregullohet me ligj, prandaj edhe bartja apo posedimi i tyre në mënyrë të kundërligjshme është e sanksionuar me ligj.

Tags: armetkosoveluftambaruarte mbuluar

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Djali i vogël i Zidane bën gjestin që do “kënaqi” shqiptarët

Djali i vogël i Zidane bën gjestin që do “kënaqi” shqiptarët

Albin Kurtin e pret qelia e burgut nëse …  

Albin Kurtin e pret qelia e burgut nëse ...  

Manchester United në sulm për Dybala, Pogba bën ndërmjetësin

Manchester United në sulm për Dybala, Pogba bën ndërmjetësin







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Shpërndau 111 foto dhe video me të mitur, autori përballet me drejtësinë
Aktualitet

Shpërndau 111 foto dhe video me të mitur, autori përballet me drejtësinë

by mirseda
09:37 | 11/02/2026
0

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim shtetasin I.M, i akuzuar për veprën...

Oficerët e OPGJ-së, 10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve

Oficerët e OPGJ-së, 10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve

09:24 | 11/02/2026
21 të lënduar nga protesta e djeshme, dy efektivë me djegie të rënda, njëri prej tyre…

21 të lënduar nga protesta e djeshme, dy efektivë me djegie të rënda, njëri prej tyre…

09:06 | 11/02/2026
ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

22:41 | 10/02/2026
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com