Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kosovë, treni niset më 1 tetor

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kosovë, treni niset më 1 tetor

Nga 1 tetori pritet të rinisë qarkullimi në linjat e trenave në Kosovë, qoftë edhe pjesërisht, konfirmojnë zyrtarët në Ministrinë e Infrastrukturës.

Qarkullimi i trenave në linjat e rregullta ishte ndërprerë që nga 2 gushti.

Ndërprerja e këtyre linjave është bërë për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës.

Argjend Zejnaj, shef i kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ministri ka pasur një takim me anëtarët e bordit të “Infrakos” dhe “Trainkos” dhe ka premtuar se nisja e qarkullimit të trenave do të fillojë në muajin tetor.

“Ministri Lekaj ka premtuar se më 1 tetor trenat do të jenë në funksion edhe për transport të udhëtarëve, mallrave dhe shërbimeve të tjera”, tha Zejnaj.

Ndërkaq, Gelor Shala, krye shef ekzekutiv i “Trainkos”, kompani kjo përgjegjëse për operimet me trena si në transport të mallrave ashtu edhe të udhëtarëve, tha për Radion Evropa e Lirë se këtij institucioni i nevojiten rreth 1.3 milion euro për të lëshuar në qarkullim të gjitha linjat e trenave.

“Ne kemi pasur takim me ministrin e ri të Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ministri ka premtuar se shumë shpejtë do të lëshohen trenat dhe ka premtuar se në fillim të muajit të ardhshëm do të lëshohen trenat”.

“Kurse, sa i përket buxhetit (ministri) nuk ka mundur ta jap ndonjë vlerë të caktuar sa do të jetë shuma. Ka premtuar se do të diskutojë edhe me kryeministrin, por edhe në Qeveri, pra do të diskutohet kjo çështje dhe shumë shpejtë ka thënë se do të gjendet një zgjidhje”, tha Shala.

Në anën tjetër, Argjend Zejnaj, thotë se për shkak të pamundësisë së rishikimit të buxhetit të shtetit, ende nuk dihet shuma që do të ndahet, por lëvizje konkrete në këtë drejtim do të ketë në mënyrë që të lëshohen trenat në qarkullim.

“Ne do të ndajmë një shumë të mjeteve, ndoshta jo shumën e kërkuar nga ‘Trainkos’ dhe ‘Infrakos’, por mjetet e nevojshme do të ndahen për të funksionalizuar trenat. Kështu që do të ketë lëvizje konkrete, më 1 tetor treni do të jetë në lëvizje”, tha Zejnaj.

Tags: kosovemë 1 tetornisettreni

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Basha: Reforma zgjedhore urgjente, marrëveshja e 18 majit “vdiq” pas vjedhjes së votave

Basha: Çadra nuk ishte dështim, Rama ka korruptuar ndërkombëtarët

FSHF/ Nesër shorti i Kategorisë së Dytë

FSHF/ Nesër shorti i Kategorisë së Dytë

Ekspertët parashikojnë rritje ekonomike

Maqedoni, ndërkombëtarët apelojnë për fushatë të qetë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë, rezultonte i kërkuar si i dënuar nga Gjykata e Kosovës
Aktualitet

Arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë, rezultonte i kërkuar si i dënuar nga Gjykata e Kosovës

by mirseda
11:00 | 14/03/2026
0

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar këtë të shtunë në...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia parandalon ngjarjen kriminale! Ndalohen 4 persona

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia parandalon ngjarjen kriminale! Ndalohen 4 persona

10:13 | 14/03/2026
Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale shqiptare mes tryezave me ballokume

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale shqiptare mes tryezave me ballokume

09:19 | 14/03/2026
Trump: Kemi goditur objektiva në ishullin Khargo të Iranit, i njohur si zemra e naftës së vendit

Trump: Kemi goditur objektiva në ishullin Khargo të Iranit, i njohur si zemra e naftës së vendit

09:16 | 14/03/2026
Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

22:44 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com