Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kosovë-Serbi/ Meta pro kompromisit

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kosovë-Serbi/ Meta pro kompromisit

I ftuar në emisionin “Debat” në RTK, presidenti Meta ka deklaruar se zgjidhjen përfundimtare të problemeve të mbartura mes Kosovës dhe Serbisë, e sheh me anë të kompromisit. Sipas tij, kompromisi do të thotë që Serbia të njohë Kosovën. Po kështu, Kosova të marrë vendin e saj në OKB dhe gjithë institucionet e tjera, si edhe Serbia të marrë dritën jeshile për t’u anëtarësuar në BE.

Mbizotëron përshtypja se përfshirja direkte e SHBA është mëse e nevojshme, për të garantuar paqen. Çfarë mendimi keni ju?

“Pa asnjë diskutim që SHBA-të kanë pasur rol lider në të gjithë zhvillimet në rajonin tonë, dhe aq më tepër edhe përsa i takon zhvillimeve të cilat sollën fundin e gjenocidit të Millosheviçit në Kosovë, por edhe përsa i takon pavarësisë së Kosovës, ecurisë pozitive të saj përgjatë këtyre dy dekadave në liri.

Roli i tyre mbetet mjaft i rëndësishëm edhe në të ardhmen. Ashtu sikurse do të donim të shikonim gjithmonë një bashkëpunim, koordinim sa më të ngushtë brenda të gjitha vendeve të “Kuintit” dhe në mënyrë të veçantë SHBA-ve, të Gjermanisë, Francës, por edhe të Britanisë së Madhe, që pavarësisht nga vendimi i saj për të dalë nga BE-ja, përsëri ka një rol mjaft të rëndësishëm në kontinentit tonë, por edhe në NATO”.

Si e shihni zgjidhjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me kompromis apo siç flet sot gjendja në të dyja vendet?

“Unë e shikoj me kompromis, dhe kompromisi është e ardhmja europiane për Serbinë, e ardhmja europiane për Kosovën, e ardhmja europiane për shqiptarët dhe serbët, pavarësisht ku ata jetojnë, në Kosovë apo Serbi”.

Çfarë do të thotë kompromisi për ju z. President?

“Kompromisi do të thotë që Serbia të njohë Kosovën, dhe Kosova të marrë vendin e saj në OKB dhe gjithë institucionet e tjera, si edhe Serbia të marrë dritën jeshile për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, pasi ka zgjidhur një problem të saj me fqinjët e saj”.

Pa e ndryshuar Kosova kuadrin e sotëm kushtetues?

“Nuk e kuptoj pse duhet. Kosova këtë Kushtetutë që ka, e ka bërë në marrëveshje me ndërkombëtarët”.

Ju keni qenë kategorik ndaj idesë së Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve, madje e keni quajtur këtë çështje si kohë e humbur. A e keni diskutuar me z. Thaçi këtë ide dhe qëndrimet tuaja?

“Nuk është dëshira ime që të hyj në detaje apo në komente të qëndrimeve të caktuara, si të Presidentit Thaçi, si të drejtuesve të tjerë të institucioneve të Kosovës. Është përgjegjësi e tyre të marrin vendimet e duhura, në procesin e këtij dialogu, në respekt me Kushtetutën e Kosovës. Ajo që unë e kam bërë të qartë dhe e theksoj është që unë i besoj shumë bashkëjetesës si zgjidhje finale në rajonin tonë, dhe nuk i besoj asnjëherë ndryshimit të kufijve.

Në rastin konkret, Presidenti Thaçi ka folur për korrigjimin e kufijve që është një term tjetër. Nuk ka folur për shkëmbime territoresh, aq më tepër bazuar mbi vija etnike. Sidoqoftë ajo që unë kam theksuar në të gjitha takimet që kam pasur, si institucionale apo shoqërore e informale me drejtuesit e Kosovës, qoftë të opozitës, qoftë të mazhorancës, gjithnjë mesazhi ka qenë që kjo është një temë e dialogut që duhet përballuar bashkërisht, sepse është një temë madhore që ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës. Duhet të ketë një bashkëpunim të të gjithë aktorëve, në mënyrë që Kosova të jetë sa më e fortë në këto tryeza, sa më e unifikuar, sa më e qartë në vendimet që do të marrë”.

 

TË LIDHURA

Fishekzjarret “ndezin” sheshin para Kryeministrisë, policia hedh ujë drejt protestuesve të opozitës
Politikë

Fishekzjarret “ndezin” sheshin para Kryeministrisë, policia hedh ujë drejt protestuesve të opozitës

19:05 | 10/02/2026
Tensione para Kryeministrisë! Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës
Politikë

Tensione para Kryeministrisë! Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës

19:00 | 10/02/2026
Berisha: Shqipëria në krizë më të rëndë se diktatura
Politikë

Berisha: Shqipëria në krizë më të rëndë se diktatura

18:42 | 10/02/2026
Next Post
Dasmën nuk ma bëri mamaja me kursimet/Tabaku ia mbledh Veliajt

Dasmën nuk ma bëri mamaja me kursimet/Tabaku ia mbledh Veliajt

Mësuesit e gjeografisë japin vizatim, njëra gruaja e Drejtorit (video)

Mësuesit e gjeografisë japin vizatim, njëra gruaja e Drejtorit (video)

S’ka reshje shiu, çfarë parashikohet për motin sot

S’ka reshje shiu, çfarë parashikohet për motin sot







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Fishekzjarret “ndezin” sheshin para Kryeministrisë, policia hedh ujë drejt protestuesve të opozitës
Politikë

Fishekzjarret “ndezin” sheshin para Kryeministrisë, policia hedh ujë drejt protestuesve të opozitës

by mirseda
19:05 | 10/02/2026
0

Menjëherë pas hedhjes së bombave Molotov dhe fishekzjarreve në drejtim të godinës së Kryeministrisë, policia ka ndërhyrë...

Tensione para Kryeministrisë! Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës

Tensione para Kryeministrisë! Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës

19:00 | 10/02/2026
Berisha: Shqipëria në krizë më të rëndë se diktatura

Berisha: Shqipëria në krizë më të rëndë se diktatura

18:42 | 10/02/2026
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

18:21 | 10/02/2026
Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor

17:59 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com