Nesër do të zhvillohet mbledhja e qeverisë së Kosovës, ku do të debatohet mbi programin e Qeverisë Haradinaj 2017-2021.
Pritet që ky program të miratohet nesër pas debatit në Kuvend, ndërsa pas miratimit do i dërgohet Kuvendit të Kosovës për diskutim në njërën nga seancat.
Gjithashtu, të premten e ardhshme është paralajmëruar se ministria e Financave do ta përgatisë projektligjin për rishikimin e buxhetit, i cili pas miratimit nga kabineti qeveritar, po ashtu do të procedohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.