Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kosovë, mungojnë iniciativat për konfiskimin e pasurisë së pa ligjshme

8 vjet ago
in Të Gjitha
VIDEO/ Mijëra euro të falsifikuara në makinë, gabimi që çoi në pranga 3 persona

Lufta ndaj pasurimit të paligjshëm është dhe duhet të jetë prioritet i Qeverisë së re të Kosovës, sepse është instrumenti më efektiv për të luftuar korrupsionin, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, përderisa zyrtarë të qeverisë theksojnë se do ta rishikojnë legjislacionin për këtë çështje.

Në ligj i quajtur “anti- mafia”, nëpërmjet së cilit do të rregullohej çështja e përfitimeve të pasurisë në mënyrë të paligjshme dhe rrjedhimisht do të luftohej korrupsioni dhe krimi i organizuar, ka më shumë se shtatë vjet që është iniciuar, por më deri më tani nuk është jetësuar asnjëherë.

Një premtim për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme e ka dhënë ditë më parë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ai ka thënë se në një të ardhme të afërt do ta rishikojë legjislacionin për këtë çështje, pa përmendur në mënyrë specifike ligjin “anti-mafia”.

Tahiri: Do të krijojmë mekanizma efikas, do të krijojmë politika, të cilat do të mundësojnë që ajo pasuri kudo qoftë, qoftë te zyrtarë, qoftë te bizneset, që është e pajustifikueshme, t’i kthehet shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Për përfaqësues të shoqërisë civile, Kosova ka legjislacion të mjaftueshëm që mundëson luftimin e pasurisë së paligjshme, por thonë ata, nuk ka vullnet dhe guxim që të zbatohet legjislacioni në fuqi.

Artan Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti- Korrupsion dhe Dinjitet “ Çohu” thotë se nëse Ministria e Drejtësisë ka vullnet për këtë çështje, në rend të parë duhet të krijohet një ligj, që lejon në mënyrë retroaktive të verifikohet pasuria e dyshuar.

Demhasaj: Kjo sepse nuk guxojmë të fillojmë nga momenti kur miratohet ligji, sepse hyjmë në një amnisti të përgjithshme për personat që kanë krijuar pasuri të paligjshme ndër vite.

Kurse, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerëson se ndryshimi i kornizës ligjore nuk do ta ndryshojë realitetin në praktikë, duke marrë parasysh politizimin e sistemit të drejtësisë.

Miftaraj: Mungesa e vullnetit politik, mungesa e guximit të prokurorëve për ta zbatuar ligjin, ka ndikuar në mungesë të rezultateve. Pra, korniza ligjore nuk do të ndikojë aspak, nëse nuk ka vullnet në praktikë të Prokurorisë. Pas pasur një rishikim të drejtësisë penale, pa pasur një proces të verifikimit, vetting-ut të gjyqtarëve, prokurorëve duke pasur parasysh politizimin e sistemit të drejtësisë, konsiderojmë se Kosova nuk është e përgatitur dhe nuk i plotëson kushtet për të pasur një ligj të tillë.

Megjithatë, Artan Demhasaj, nga organizata Çohu, shprehet pesimist se mund të ndodhë një gjë e tillë, pasi, sipas tij, zyrtarëve të lartë shtetërorë nuk u konvenon miratimi i një ligji të tillë, sepse objekt i parë i hetimit do të duhej të ishte prejardhja e pasurisë se tyre, e më pas konfiskimi, shkruan rel.

Demhasaj: Duke marrë parasysh se një pjesë e madhe e strukturave politike ekzistuese janë milionerë, në anën tjetër shohim se rrogat e tyre nuk janë aq të larta për të krijuar atë pasuri.

Ndryshe, edhe pse në Kosovë nuk ekziston ligji “anti mafia” një Ligj për Zgjerimin e Kompetencave për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në Vepër Penale, sipas zyrtarëve të lartë qeveritarë, e kryen funksionin e njëjtë.

Gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare, vlera e sekuestrimit ka arritur deri në 70 milionë euro, kurse niveli i konfiskimit është më shumë se një milion e 100 mijë euro.

Tags: e pasurisëiniciativatkonfiskiminkosovemungojnesë pa ligjshme

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Daja: Europa League në plan të dytë, Kampionati objektivi kryesor

Daja: Europa League në plan të dytë, Kampionati objektivi kryesor

Shqiptarë të lidhur me klanin mafioz “Ndrageta”, ja emrat e të arrestuarve

Shqiptarë të lidhur me klanin mafioz “Ndrageta”, ja emrat e të arrestuarve

Kryeministrja serbe në marshin e komunitetit LGBTI

Kryeministrja serbe në marshin e komunitetit LGBTI

JU REKOMANDOJMË

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet
Aktualitet

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet

by mirseda
23:00 | 10/09/2025
0

Për frutat dhe perimet me sasi të lartë të pesticideve faji është i shtetit. Fermerë por edhe...

Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

22:39 | 10/09/2025
Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër

Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër

22:23 | 10/09/2025
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

22:03 | 10/09/2025
Mesazhet e ChatGPT që çuan 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes – zbardhen detaje tronditëse

Mesazhet e ChatGPT që çuan 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes – zbardhen detaje tronditëse

21:33 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com