Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kosovë, deputeti i LDK kërkon arrestimin e Ramush Haradinaj

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosovë, deputeti i LDK kërkon arrestimin e Ramush Haradinaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar për privatizimet e tokave me çmime prej 1 deri në 3 euro në Kosovë, raporton Express. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Avdyli ka kërkuar që të arrestohen ata që kanë privatizuar toka me këto çmime dhe të iu konfiskohen këto toka, duke aluduar kështu për Ramush Haradinajn dhe kushëririn e tij, Nasim Haradinajn.

“Sistemi i drejtësisë në Ks thua është inekzistent. Po te egzistonte sot do kishte arrestime për privatizimet e tokave prej 1 deri ne 3 Euro, dhe normalisht konfiskime”, ka shkruar Avdyli.

Ndryshe, Kryetari i AAK’së në deklarimin e pasurisë në Agjensinë Kundër Korrupsion të vitit 2019 ka deklaruar pasuri të paluajtshme tokë kodrinore prej 200 hektarësh të blerë në privatizim në vitin 2009 në vlerë 75 mijë euro, e që i bie 3 euro e 75 cent arin.

Përveç, Ramush Haradinajt, edhe një komandant tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka blerë tokë të shtetit nga Agjencia e Kosovës për Privatizim. Bëhet fjalë për kushëririn e Ramushit, Nasim Haradinajn, i cili në deklarimin e pasurisë së tij tregon se vitin 2004 ka blerë 220 hektarë tokë nga privatizimi.

Këta hektarë tokë, Haradinaj i ka deklaruar tek pjesa e pasurisë së paluajtshme me vlerë prej 3 milionë e 300 mijë euro. Megjithatë kjo nuk dihet nëse është vlera me të cilën Haradinaj ka blerë tokën e shtetit, apo shuma që Nasim Haradinaj tashmë vlerëson pronën e blerë në vitin 2004.

Me vlerën e deklaruar nga Nasim Haradinaj, i bie që një ari tokë të kushtojë vetëm 150 euro. Ndryshe Blerim Rexha gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka thënë se pesë mijë ari tokë të pronës shoqërore janë shitur vetëm nga një euro ari në Agjencinë Kosovare e Privatizimit (AKP).

Rexha që ka qenë kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka thënë se arsyeja e dorëheqjes nga kjo pozitë sipas tij ka qenë privatizimi me çmim mjaft të ulët. “Pesë mijë ari tokë janë shitur nga një euro ari. E kam kundërshtuar këtë proces të privatizimit me këtë çmim mjaft të ulët. Ndërsa, në bord anëtarët me thoshin, ‘po të dhimbset toka e Kosovës?’. Andaj, kjo ka qenë një ndër arsyet e dorëheqjes”, tha Rexha, raporton Gazeta Express

TË LIDHURA

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, fushata zgjedhore nis javën e ardhshme
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, fushata zgjedhore nis javën e ardhshme

20:58 | 27/09/2025
Pagoi 2.5 milionë euro, Prokuroria italiane tërheq akuzën për menaxherin e njohur shqiptar
Rajoni

Pagoi 2.5 milionë euro, Prokuroria italiane tërheq akuzën për menaxherin e njohur shqiptar

09:15 | 25/09/2025
Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim
Rajoni

Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim

14:52 | 24/09/2025
Next Post
Infektohen me C*vid tre mësues në Rrogozhinë, karantinohet kolegët

Infektohen me C*vid tre mësues në Rrogozhinë, karantinohet kolegët

Monika Kryemadhi takon gratë naftëtare në Ballsh

Monika Kryemadhi takon gratë naftëtare në Ballsh

Grabiste banesat dhe përdhunonte të moshuarat, arrestohet i riu në Vlorë

Grabiste banesat dhe përdhunonte të moshuarat, arrestohet i riu në Vlorë

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin
Aktualitet

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

by mirseda
22:48 | 29/09/2025
0

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, një prej pasurive më të mëdha natyrore të vendit, është krijuar një situatë...

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

22:42 | 29/09/2025
Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

22:38 | 29/09/2025
Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

22:03 | 29/09/2025
FOTO/ Sarandë, dy kroçera me rreth 464 turistë vizituan qytetin bregdetar

FOTO/ Sarandë, dy kroçera me rreth 464 turistë vizituan qytetin bregdetar

21:58 | 29/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com