Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kosovë/ 11 të kthyer nga zonat e luftës në Siri

5 vjet ago
in Rajoni
Kosovë/ 11 të kthyer nga zonat e luftës në Siri

Autoritetet në Kosovë thanë të shtunën se janë kthyer 11 qytetarë që kanë qëndruar në zonat e luftës në Siri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, tha përmes rrjeteve sociale se “duke i kthyer këta persona, ne jemi duke ushtruar përgjegjësinë tonë, jo vetëm ndaj qytetarëve tanë, por edhe si anëtarë të Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in”.

Ministri i Brendshëm tha se gruaja dhe fëmijët që janë kthyer kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje duke bërë thirrje që të respektohet privatësia e tyre.

“Ata kanë dhe meritojnë të kenë kohën dhe hapësirën e nevojshme që të adaptohen. Qeveria jonë është duke i ndihmuar që të kthehen në familjet e tyre, në mënyrë që ata të riintegrohen në rrethin e tyre”, shkroi ministri Sfeçla.

Ai tha se ata të cilët kanë kryer krime, këtu apo jashtë, do të ndiqen penalisht.

Kthimi i qytetarëve të Kosovës nga Siria u përshëndet nga ambasada amerikane në Prishtinë, e cila përmes rrjeteve sociale tha se “Kthimi i këtyre shtetasve demonstron vullnetin e Kosovës që të marrë përgjegjësi për shtetasit e saj, teksa vendos shembull edhe për të tjerët. Kosova është udhëheqëse në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 400 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Mbi 70 veta kanë humbur jetën, ndërsa qindra janë kthyer nëpër vite prej andej, kryesisht të zhgënjyer me atë me të cilën janë përballur. Mbi 50 veta janë dënuar deri tash për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve. Autoritetet thonë se edhe më tej në zonat e konfliktit, mbetën luftëtarë, gra dhe fëmijë nga Kosova./VOA

Tags: ISISkosovaSiria

TË LIDHURA

Rajoni

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi
Rajoni

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali
Rajoni

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:31 | 05/02/2026
Next Post
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Shmangni udhëtimet drejt këtyre vendeve

Rinas/ Arrestohet gruaja, goditi punonjësen e kompanisë së fluturimeve

Shqipëria e Mali i Zi, s’përmbushën nevojat bazë për ushqime në 2020

Shqipëria e Mali i Zi, s’përmbushën nevojat bazë për ushqime në 2020

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së
Kosovo

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

by mirseda
20:20 | 12/02/2026
0

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, ku në rend të ditës janë tri pika për t’u...

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

19:40 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com