Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kosova po lind gjithnjë e më pak

9 vjet ago
in Të Gjitha
Kosova po lind gjithnjë e më pak

Mesatarja e lindjeve brenda 24 orëve, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është rreth 35 foshnje bëjnë të ditur zyrtarët shëndetësorë. Gjatë vitit 2016, në këtë Klinikë kanë lindur 10 mijë e 400 foshnje.

Myrvete Paçarada, drejtoreshë e kësaj Klinike, thotë për Radion Evropa e Lirë se në nivel të Kosovës ka rënie të natalitetit, por jo edhe në Klinikën Gjinekologjike, meqë ajo është qendër referente për gjithë vendin.

“Vitin e kaluar numri i lindjeve ka qenë 10 mijë e 400 foshnje, që krahasuar me vitin paraprak ka shënuar ngritje. Por, unë mendoj që në kuadër të Kosovë kemi rënie të natalitetit, ndonëse ne nuk kemi të dhëna të sakta”.

“Ndryshe gjatë 24 orëve, lindin rreth 35 foshnje. Në muajt e verës jemi të ngarkuar për shkak të referimit nga gjitha spitalet regjionale në QKUK”, thotë Paçarada.

Por, në bazë të raportit perinatal, të zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, që lançohet çdo vit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Organizatat e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2014 është shënuar rënie e natalitetit, e që ka qenë rreth 5 mijë lindje më pak. Po ashtu, edhe më pas, sipas këtyre raporteve për çdo vit janë raportuar nga 500 lindje më pak.

Këto informacione i ka bërë të ditura Sami Uka, zyrtar për shëndetin e nënës dhe fëmijës në këtë organizatë.

“Për rënien e natalitetit nuk janë bërë studime, por mund të supozojmë se trendi i uljes së natalitetit prek secilin vend në zhvillim e po e prek edhe Kosovën”, thotë Uka.

Ndryshe, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë në largim të Kosovës, kanë bërë të ditur se Kosova po shënon rënie të natalitetit nga viti në vit. Sipas tyre të dhënat që posedojnë, përgjatë 15 vjetëve është vërejtur rënie rapide e lindjeve ndërmjet viteve 2001 dhe 2003 për rreth 5,000 lindje më pak. Pastaj rënia sipas tyre ka vazhduar në mënyrë të qëndrueshme.

Tags: foshnjëkosovalindjetnatalitetiSami Uka

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Ja disa fakte që nuk i dini për Facebook

Ja disa fakte që nuk i dini për Facebook

“Big Ben” hesht pas 157 vitesh

“Big Ben” hesht pas 157 vitesh

Rikthimi i vizave. Raporti i qeverisë holandeze: Shqiptarët, kriminelë. Përbëjnë rrezik për ne

Rikthimi i vizave. Raporti i qeverisë holandeze: Shqiptarët, kriminelë. Përbëjnë rrezik për ne







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com