Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kosova “kopjon” Gjermaninë, ja çfarë bën me Kodin Civil

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kosova “kopjon” Gjermaninë, ja çfarë bën me Kodin Civil

Ministria e Drejtësisë dhe Zyra e BE-së në Kosovë sot filluan projektin “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”. Projekti, të cilin e financon Bashkimi Evropian me mbi 2.3 milionë euro, vazhdon të mbështesë finalizimin e Kodit civil gjithëpërfshirës dhe modern për Kosovën.

Kodi Civil i Kosovës do të hartohet sipas kodit gjerman, por i përshtatur me rrethanat dhe ligjet kosovare, dhe me direktiva të modernizuara të Bashkimit Evropian.

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri vlerësoi se Kodi Civil është kodi më i rëndësishëm pas Kushtetutës, dhe hartimi i tij paraqet reformën më të lartë në sferën e të drejtave civile.

“Zhvillimi i sistemit funksional, marrëdhënieve detyrimore, të drejtave pronësore dhe të pronësisë, si dhe të drejtat familjare dhe të trashëgimisë, adreson nevojë të madhe të zgjidhjes së problemeve komplekse dhe sfidon zbatimin dhe interpretimin në praktikë të normave ekzistuese ligjore”, tha Tahiri.

Shefja e Zyrës së BE-së për Kosovën, Natalia Apostolova theksoi se BE-ja tashmë ka investuar 1.9 milionë euro në hartimin e draft Kodit të parë Civil nga ana e ekspertëve lokalë dhe ndërkombëtarë, ndërsa gjatë fazës së dytë pritet të përfundojë dhe të implementohet.

Ajo theksoi se debatet publike duhet të jenë bazë për zbatimin e të gjitha projekteve, meqë vetëm në këtë mënyrë mund të vjen deri te Kodi i pranueshëm për shoqërinë.

“Kodi Civil gjithëpërfshirës është pjesë e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA) dhe me këtë hapet rruga e mëtejshme e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Kodi i ri Civil do të ndihmojë njerëzit që më mirë të kuptojnë të drejtat e tyre dhe po ashtu të gjithë pjesëmarrësit e shoqërisë do të informohen më mirë. Kodi Civil është një nga themelet kryesore të funksionimit të shtetit ligjor”, tha Apostolova.

Ajo shtoi se Kodi duhet të shkruhet në gjuhën e rëndomtë, i kuptueshëm për të gjithë.

Kryesuesit e projektit “Mbështetje Kodit Civil – faza 2” janë ekspertët, Alfons Lentze dhe Haxhi Gashi. Lentze theksoi se është me rëndësi se çfarë mendojnë qytetarët dhe të merret parasysh praktika gjyqësore, shkruan aa.

“Së bashku me Ministrinë e Drejtësisë u dakorduam se draft versionin e parë do ta kemi në mars, për të pasur konsultime për draft versionin e dytë para vitit të ri me qëllim që ta dërgojmë në Kuvendin e Kosovës në fillim të vitit 2019”, tha Lentze.

Profesor Gashi vlerësoi se cilësia e këtij Kodi do të përcaktojë edhe cilësinë e jetës së qytetarëzve dhe doemos të jetë sa më i qartë dhe i zbatueshëm në praktikë.

Tags: “kopjon”bënGjermanineja çfarëKodin Civilkosova

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Donald Lu, krimi i organizuar dhe Rama në mes

Çfarë kërkon LSI me reformën zgjedhore?

Daja: I kënaqur për fitoren, kërkoj të zgjohet sulmi

Daja: I kënaqur për fitoren, kërkoj të zgjohet sulmi

Flamur Noka: Ja cili ishte turpi i Parlamentit sot

Flamur Noka: Ja cili ishte turpi i Parlamentit sot







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com