Prishtina i ka dorëzuar sot Ministrisë serbe të Drejtësisë dokumentacionin për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, përmes zyrës së EULEX-it në Beograd.
Mediet serbe bëjnë të ditur se dokumentacioni në fjalë përmban një raport të autopsisë dhe atë të hetimit, si dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Krimit të Organizuar, raporton Kurir.
Prokuroria për Krime të Organizuar ka kërkuar që ditën e vrasjes së Ivanoviçit në Mitrovicë, më 16 janar, që autoritetet e Kosovës t’u sigurojnë kopjet e dokumenteve të inspektimit, foto-dokumentacionit, skicave të vendndodhjes, si dhe çdo informacion tjetër që mund të jetë me rëndësi për zbardhjen e këtij krimi. TIRANA TODAY