Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kosova dhe Maqedonia e Veriut i bashkëngjiten “Rrjetit të pastër” 5G

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Kosova dhe Maqedonia e Veriut i bashkëngjiten “Rrjetit të pastër” 5G

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë nënshkruar në Shkup memorandum bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara për “Rrjetin e pastër” të gjeneratës së pestë të komunikimeve, 5G.

Memorandumi është nënshkruar ndaras mes zëvendës-Sekretarit amerikan të Shtetit për Ekonomi, Energji dhe Mjedis, Keith Krach, me kryeministrat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Avdullah Hoti dhe Zoran Zaev.

“Rrjeti i pastër” 5G, sipas Departamentit të Shtetit, “është një rrugë komunikimi që nuk përdor asnjë pajisje transmetimi, kontrolli ose ruajtjeje nga shitësit e pabesueshëm të teknologjisë informative si Huawei dhe ZTE, të cilët janë nën kontrollin e Partisë Komuniste të Kinës”.

Kryeministri Hoti e ka konsideruar këtë marrëveshje si hap të madh drejt rritjes së sigurisë në këtë fushë.

“Përmes kësaj Kosova merr edhe obligimet e veta shtetërore, për të qenë krah partnerëve tanë strategjikë siç janë Shtetet e Bashkuara në këtë fushë”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës tashmë kanë marrë veprimet e duhura në Prishtinë lidhur me këtë çështje.

Zëvendës-Sekretari Krach, nënshkrimin e memorandumit, e ka vlerësuar si akt që dëshmon miqësinë e fuqishme mes dy shteteve, SHBA-së dhe Kosovës.

“Kosova është partner strategjik shumë i ndershëm dhe kjo ceremoni është dëshmi e fuqishme e miqësisë mes dy shteteve tona…Bota po zgjohet nga rreziqet e rrjeteve të pabesueshme dhe të rrezikshme. Deklarata e jonë e përbashkët historike për ‘Rrjetin e pastër’ 5G e adreson rrezikun duke marrë parasysh kërcënimet për sigurinë nga rrjetet e ashtuquajtura 5G…

25 vende anëtare të NATO-së dhe 27 vende anëtare të BE-së janë pjesë e ‘Rrjetit të pastër’ 5G, por ka edhe shumë kompani e shtete tjera që e përdorin këtë rrjet. Ky është një rrjet shumë më tepër se 5G pasi mbulon çdo gjë. Është gjithëpërfshirës dhe lufton rreziqet mbi privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe bashkëpunimin e besueshëm, që rrezikohet nga Partia Komuniste e Kinës”, ka deklaruar ai.

Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm nënshkrimin e këtij memorandumi, jo vetëm për sigurinë e vendit por edhe të rajonit.

“Maqedonia e Veriut si shtet kandidat për anëtarësim ne BE e ka për obligim që t’i harmonizojë politikat kombëtare për zhvillimin e komunikimeve elektronike me politika e BE-së si dhe me ato të partnerit tonë strategjik dhe aleat në NATO, SHBA-së. Ky memorandum është me rëndësi jetike për prosperitetin, sigurinë kombëtare dhe zhvillimin ekonomik”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Në marrëveshjen për normalizim ekonomik, të nënshkruar më 4 shtator në Uashington, nga Kosova dhe Serbia, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, dy vendet janë zotuar se do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetin e komunikimit.

Shtetet e Bashkuara janë duke komunikuar me shumë vende në botë, për të kundërshtuar bashkëpunimin e tyre me kompaninë kineze Huaëei dhe rrjetin e saj 5G.

Uashingtoni e ka vendosur këtë kompani në “listën e zezë” pasi vlerëson se ajo paraqet rrezik për sigurinë kombëtare dhe e përdorë teknologjinë e saj për të spiunuar në emër të Qeverisë kineze./REL/

Tags: “5G”kosoveMaqedoni e Veriut

TË LIDHURA

“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit
Kryesore

“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

19:11 | 23/12/2025
Policia i “pret krahët” bandës shqiptare të hajdutëve në Verona, arrestohen katër të rinj
Rajoni

Policia i “pret krahët” bandës shqiptare të hajdutëve në Verona, arrestohen katër të rinj

17:29 | 23/12/2025
Kakavijë: 7919 persona kaluan kufirin në 24 orë
Rajoni

Kakavijë: 7919 persona kaluan kufirin në 24 orë

11:48 | 23/12/2025
Next Post
Taulant Muka bën ‘për një lek’ ministren e Arsimit: Ngele duke recituar

Epidemiologu Muka: Maskat nuk ulin infeksionin, mbajtja e tyre vendim politik

Stoltenberg: NATO do ndërtojë një qendër të misioneve hapësinore në Gjermani

Stoltenberg: NATO do ndërtojë një qendër të misioneve hapësinore në Gjermani

“Këtu jemi”/ Paralajmëron Vasili: Do ta shihni si do të goditen pagat e pensionet

Keqmenaxhim i pandemisë, Vasili: Rama të ndiqet penalisht







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Akuza të reja për përdhunim dhe sulm seksual, Russell Brand në telashe të tjera, i shtohen akuzat
Showbizz

Akuza të reja për përdhunim dhe sulm seksual, Russell Brand në telashe të tjera, i shtohen akuzat

by mirseda
19:59 | 23/12/2025
0

Policia Metropolitane ka njoftuar se Russell Brand është akuzuar për dy vepra të reja penale, përfshirë një...

Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë

Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë

19:57 | 23/12/2025
Dyshohet se morën ryshfet për zbutje masash/ SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë

Dyshohet se morën ryshfet për zbutje masash/ SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë

19:53 | 23/12/2025
Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

19:19 | 23/12/2025
“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

19:11 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com