gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobetjojobetjojobet girişjojobet girişJOJOBET GİRİŞjojo giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Kosova, Bacë, u kry!

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Kosova, Bacë, u kry!

Nga Gjergj Stefa/ 10 shtator 2018. Ora 20:45. Parajsë! Fadil Vokrri, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari kanë veshur një shall kuqezi dhe janë ulur përpara ekranit. Mijëra kilometra larg, Slobodan Milosevic dhe Željko Ražnatović, i vetëquajturi Arkan, qëndrojnë në heshtje. Ata këtë ndeshje e panë në ferr.

Vokrri është ende në lotë. Thonë që Zoti më të mirët i do me vete, por për të nuk ishte koha për të ikur. Kosova e tij ndërtoi një skuadër futbolli të denjë, ai ndërtoi një stadium, skuadrat e 21 dhe 19-vjeçarëve morën rezultate fantastike, kampionia e vendit kaloi një turn në Champions. Çfarë do të dëshironte më shumë një president federate? Në fund, Milosevic dhe Arkan do të humbisnin sërish. Vokrri, Rugova dhe Adem Jashari, do të shpërthenin në festë. Kosova fitoi ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare. Një tjetër pavarësi.

Në Prishtinë mund të ishin sa të donin. Ishin 13 mijë, sepse aq mban stadiumi me emrin e heroit të futbollit. Ishte nata perfekte. Provat gjenerale kishin mbaruar, 3 miqësore të fituara dhe një barazim 0-0 në Baku. Momenti kishte ardhur. Arbër Zeneli, autori i golit të parë, ka lindur në Suedi në 1995-ën. Djalë i një familjeje në emigracion prej luftës, ndërsa Atdhe Nuhiu, autori i golit të dytë, kishte lindur 6 vite më parë në Prishtinë. Lufta sapo kish nisur dhe familja e tij u detyrua të largohej.

Futbolli është i jashtëzakonshëm. Ai është sinonim i qartë i faktit. Një ditë do të ketë luftë, por askush nuk do të marrë pjesë! Të gjithë ata që ishin në tribunën e stadiumit të Prishtinës diçka kanë humbur nga ajo luftë. E duan Shqipërinë sa zemra ua di, por Kosova është, sot për sot, objektivi i tyre. Futbolli e sfidoi sërish politikën. Fitoi!

Trajner i ri, emra të rinj, stadium i ri, 5 ndeshje, asnjë gol i pësuar, kandidatë kryesorë për të shkuar në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve. Një skuadër e re, që luan një futboll tërheqës dhe po merr vëmendjen e gjithë kontinentit. Kjo është Kosova. E ardhme e sigurt, e shkuar e vuajtur, e tashme e suksesshme. Vokrri, mesnatën e së hënës, trokiti gotat me Rugovën e Jasharin dhe u tha: E bëra dhe unë Kosovën time, njësoj si ju. Njësoj si ata iku pa e shijuar. Zoti i do më të mirët pranë vetes!(SS)

Tags: bacekosovanuhiushqiperiaZeneli

TË LIDHURA

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari deri në fund të kampionatit
Sport

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari deri në fund të kampionatit

15:24 | 25/03/2026
Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë
Sport

Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë

15:11 | 25/03/2026
Penalltia ndaj Bylisit, Flamurtari merr vendim për Trashin
Sport

Penalltia ndaj Bylisit, Flamurtari merr vendim për Trashin

13:55 | 25/03/2026
Next Post

Fikja e transmetimeve analoge dhe populizmi i panevojshëm

Hysajn e pret “ferri” në Beograd, 55 mijë serbë do të brohorasin kundër tij

Hysajn e pret “ferri” në Beograd, 55 mijë serbë do të brohorasin kundër tij

Stuhia e fuqishme drejt Karolinës, zyrtarët amerikanë japin alarmin

Stuhia e fuqishme drejt Karolinës, zyrtarët amerikanë japin alarmin







JU REKOMANDOJMË

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Akuzat për lidhje me shërbimet jugosllave, Kos raporton më 20 prill
Bota

Akuzat për lidhje me shërbimet jugosllave, Kos raporton më 20 prill

by mirseda
18:46 | 25/03/2026
0

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në fund të muajit të ardhshëm do të përballet me pyetjet...

82-vjeçari i humbur gjendet i pajetë në Klos, dyshohet rënie nga shkëmb

82-vjeçari i humbur gjendet i pajetë në Klos, dyshohet rënie nga shkëmb

18:22 | 25/03/2026
SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka

18:10 | 25/03/2026
E Ngarkuara e SHBA në Delvinë: Trump nxit rritjen e prodhimit energjetik

E Ngarkuara e SHBA në Delvinë: Trump nxit rritjen e prodhimit energjetik

17:51 | 25/03/2026
Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë për presidentin

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë për presidentin

17:48 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com