Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Korrigjimi i kufijve”/Serbia mbështet Thaçin, vjen deklarata e papritur nga Daçiç

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
“Korrigjimi i kufijve”/Serbia mbështet Thaçin, vjen deklarata e papritur nga Daçiç

Me debatin e ndezur për idenë e korrigjimit të kufijve, Presidenti i Kosovës ka këmbëngulur se “Propozimi im për një zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: jo ndarje në vija etnike, por korrigjim i kufirit dhe njohje e dyanshme”.

Reagimi erdhi pasi kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk e ka mbështetur idenë e Thaçit. Veseli ka theksuar se “Kosova do të anëtarësohet në OKB, me kufijtë që ka shpallur pavarësinë në vitin 2008”.

Kryeparlamentari tha se çdo ide për ndarje është plan serb për të krijuar tensione të reja. Kundër idesë së Thaçit është edhe një nga njerëzit, që e çoi Kosovën drejt pavarësisë, Albert Rohan. Diplomati austriak tha për “Koha Ditore” se ideja e ndarjes është e rrezikshme.

Sipas tij, “Me pranimin e të drejtave të gjera për minoritetet, në veçanti për komunitetin serb dhe Kishën Ortodokse Serbe, siç përfshihet në Planin e Ahtisaarit, si dhe decentralizimin e kompetencave administrative, Kosova tashmë ka bërë kompromiset e saj”, tha ish-zëvendësi i Ahtisaarit, duke shtuar se Serbia nuk e ka bërë pjesën e saj. Por ndërkohë që në vendin e tij dhe nga miqtë jashtë vendit Thaçi është i izoluar mbi idenë e “korrigjimit të kufijve”, që interpretohet si “shkëmbim i territorit”, pra Lugina e Preshevës me Mitrovicën e Veriut, ideja e tij është pritur mirë diku tjetër: në Serbi”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se shqiptarët e Kosovës po kërkojnë Luginën e Preshevës dhe ulëse në OKB dhe sipas tij, kjo është koha më e mirë për të gjetur një kompromis.

Se çfarë do të kërkojnë serbët për kompromisin, kjo mund të merret lehtësisht me mend. Daçiç ka thënë se situata është e atillë që çështja e Kosovës të zgjidhet me kompromis, duke theksuar se nuk do të ketë asnjëherë rrethana më të mira për ta bërë këtë. Ministri i Jashtëm i Serbisë nuk e sheh panoramën e situatës aq të “errët” sa Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili vetëm ankohet se po negocion në kushte të pamundura.

Sipas Daçiç, tashmë kanë ndryshuar pozicionet e Rusisë, ajo është bërë superfuqi dhe ka marrëdhënie shumë më të afërta me Serbinë se para 20 vjetësh dhe se edhe SHBA e ka ndryshuar politikën e saj të jashtme.

Daçiç thotë gjithashtu se është hapur mundësia për dialog, pasi Serbia ka marrëdhënie më të afërta edhe me Gjermaninë, Francën e Turqinë, ndërsa me Kinën është bërë partnere strategjike.

“Shqiptarët po duan që ne ta njohim Kosovën, plus nëse munden, ta marrin edhe Medvegjën, Preshevën… kjo do të ishte ideale për ta. Në këtë situatë, hapet mundësia që të arrihet zgjidhja e kompromisit. Nëse tashmë ka dialog, në dialog duhet të keni një propozim”, tha Daçiç.

Tags: KorrigjimikufijvembështetSerbiaThaçin

TË LIDHURA

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër
Bota

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

19:43 | 08/12/2025
Von der Leyen: Sa më shumë Putin vazhdon luftën, aq më të larta do të jenë kostot për Rusinë
Bota

Von der Leyen: Sa më shumë Putin vazhdon luftën, aq më të larta do të jenë kostot për Rusinë

19:18 | 08/12/2025
Trump-Netanyahu takohen më 29 dhjetor për armëpushimin në Gaza dhe çarmatimin e Hamasit
Bota

Trump-Netanyahu takohen më 29 dhjetor për armëpushimin në Gaza dhe çarmatimin e Hamasit

17:26 | 08/12/2025
Next Post
Zvicra përjashton nga Kombëtarja, Valon Behrami tregon arsyen shokuese

Zvicra përjashton nga Kombëtarja, Valon Behrami tregon arsyen shokuese

Pas ‘fshesës’ te Zvicra, Xhaka shkruan për Valon Behramin

Pas 'fshesës' te Zvicra, Xhaka shkruan për Valon Behramin

Foto/Pas incidenti të Meghan, edhe Princ Harry fëlliqet keq

Foto/Pas incidenti të Meghan, edhe Princ Harry fëlliqet keq







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër
Bota

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

by mirseda
19:43 | 08/12/2025
0

Në Londër u zhvillua një takim për çështjen e Ukrainës mes presidentit Zelensky dhe liderëve të Francës,...

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Von der Leyen: Sa më shumë Putin vazhdon luftën, aq më të larta do të jenë kostot për Rusinë

Von der Leyen: Sa më shumë Putin vazhdon luftën, aq më të larta do të jenë kostot për Rusinë

19:18 | 08/12/2025
Merr fund rrugëtimi i Dolces në “Grande Fratello”, largohet pa përshëndetur banorët

Merr fund rrugëtimi i Dolces në “Grande Fratello”, largohet pa përshëndetur banorët

19:13 | 08/12/2025
Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti

Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti

18:50 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com