Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Korrigjim kufijsh me Serbinë? Ditmir Bushati jep përgjigjen përfundimtare

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Bushati: Shqipëria në BE brenda një dekade

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka shprehur hapur dhe zyrtarisht qëndrimin e Shqipërisë ndaj debatit të fundit për korrigjim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Bushati doli hapur kundër diskutimit të kufijve mes dy vendeve, duke u shprehur se statusi i Kosovës është çështje rajonale dhe evropiane, dhe jo një çështje dypalëshe.

“Nuk ka arsye të predikojmë ndërtimin e një rendi të ri ndërkombëtar, duke vendosur në kolateral arritjet e mundimshme e transformuese të rajonit tonë, të mundësuara pikërisht për shkak të këtij rendi ndërkombëtar. Ndaj nuk kemi pse shpenzojmë energji me mënyrën sesi do të kompensohet Serbia në këmbim të njohjes së Kosovës, apo sesi do të rehabilitohet ajo në rajon. Jo! Për Shqipërinë dhe aleatët e Kosovës, statusi i Kosovës është çështje e mbyllur dhe Pavarësia e saj, e pakthyeshme. Prandaj duhet të mbështetemi tek ato parime themelore që sigurojnë paqen dhe stabilitetin demokratik në rajon. Vështruar në këtë prizëm, statusi i Kosovës nuk mund të rihapet, as në format dypalësh e as shumëpalësh. E aq më tepër të bëhet objekt krahasimi me raste të tjera të kthyera në ‘konflikte të ngrira’, si pasojë e tolerimit të ‘parimit të rivendosjes’, çka do t’i dhuronte mundësinë për depërtim aktorëve të tretë në Kosovë dhe rajon”, ka thënë Bushati.

Por, pyetjes së drejtpërdrejtë se cili është qëndrimi i Shqipërisë ndaj propozimit për shkëmbim të territoreve apo korrigjim kufijsh, ai i është përgjigjur kështu:

“Nuk do të ishte realiste, që për tema kaq të mprehta, qëndrimet zyrtare të bazoheshin mbi aludime, veprimet taktike apo deklarime testuese. Për Kosovën dhe statusin e shqiptarëve në rajon, Shqipëria ka një qëndrim të farkëtuar në vite, që buron prej detyrimeve kushtetuese dhe unitetit politik e ndërpartiak. Në këtë prizëm inkurajojmë vijimin e procesit të dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme, që respekton tërësinë territoriale të Kosovës, formën unitare të shtetit, karakterin shumetnik dhe multikonfesional, siç parashihet në Kushtetutën e Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, në pajtim me detyrimet që ka Serbia dhe në përputhje me normat ndërkombëtare dhe të drejtën evropiane”, vijoi shefi i diplomacisë shqiptare.

Tags: Ditmir BushatijepkorrigjimkufijshperfundimtarepërgjigjenSerbinë

TË LIDHURA

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore
Aktualitet

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore

16:51 | 15/11/2025
Pas atentatit në Rinas, Gjykata “shpëton” policët që lëshuan vërtetimin për Muçi Shaljanin
Aktualitet

Pas atentatit në Rinas, Gjykata “shpëton” policët që lëshuan vërtetimin për Muçi Shaljanin

16:16 | 15/11/2025
Begaj: Gjuha shqipe është identiteti ynë dhe duhet mbrojtur
Politikë

Begaj: Gjuha shqipe është identiteti ynë dhe duhet mbrojtur

16:08 | 15/11/2025
Next Post
“Kam spiunuar, popullin e kam pasur në dorë. Kush shante partinë shkonte në burg” (Video)

“Kam spiunuar, popullin e kam pasur në dorë. Kush shante partinë shkonte në burg” (Video)

Ndërhyri për të ndihmuar një grua. I riu shqiptar i çan vetullën dhe hundën ish-nënkryetarit të FRESSH

Ndërhyri për të ndihmuar një grua. I riu shqiptar i çan vetullën dhe hundën ish-nënkryetarit të FRESSH

Eksperti amerikan i Sigurisë: Ballkanin e pret një fat i tmerrshëm. SHBA dhe BE të hapin sytë

Eksperti amerikan i Sigurisë: Ballkanin e pret një fat i tmerrshëm. SHBA dhe BE të hapin sytë







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Ndeshja ndaj Anglisë, Sylvinho në konferencë
Sport

Ndeshja ndaj Anglisë, Sylvinho në konferencë

by mirseda
17:11 | 15/11/2025
0

Shqipëria ia arriti qëllimit duke u kualifikuar për herë të parë në Play Off të një Botërori....

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore

16:51 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025
Serbia në krizë nafte: Sanksionet e SHBA ndaj NIS rrisin çmimet, rezervat për 10 ditë

Serbia në krizë nafte: Sanksionet e SHBA ndaj NIS rrisin çmimet, rezervat për 10 ditë

16:22 | 15/11/2025
Greqi, gjendet drogë e fshehur në një kafaz për mbarështimin e qenve në Veria

Greqi, gjendet drogë e fshehur në një kafaz për mbarështimin e qenve në Veria

16:18 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com