Për shkak të situatës nga COVID-19, edhe futbolli është në udhëkryq. Për shkak të pandemisë, thuajse i gjithë futbolli në Europë është pezulluar. Pasiguria do të vazhdojë edhe kur të rifillojë edicioni.
Prestigjiozia “The Independent” raporton se gjasat janë që të shohim ndeshje pa tifozë. “Të shumta kanë qenë pikëpyetjet për sa i përket fateve të sezoneve futbollistike të lëna për gjysmë.
Por për shkak të situatës së jashtëzakonshme, gjasat janë të shumta që të shohim një finale të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës të luhen pa tifozë”, raporton “The Independent”.
Vendimi pritet të zyrtarizohet pas pak nga UEFA, e cila sot mban video-konferencë me 55 anëtarët e shoqatës së futbollit.