Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Koronavirusi i mori jetën mikut të tij, Rama bën dedikimin prekës

5 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi i mori jetën mikut të tij, Rama bën dedikimin prekës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të mikut të tij, skulptorit Arben Bajo. Ky i fundit humbi jetën si pasojë e koronavirusit.

Kreu i qeverisë e konsideron një humbje të madhe ndarjen nga jeta të skulptorit. Ai thekson se kujtimi i tij do të mbetet i pavdekshëm nga prania pa kohë e veprave të tij.

Postimi i plotë:

Ben Bajo nuk do t’i hapë më sytë e as sytë e admiruesve të skulpturës, nuk do të shohin më krijesa të duarve të tij! Ai nuk ia doli dot t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës, që vazhdon të marrë jetë njerëzish nga kjo botë, duke sfiduar përparimin marramendës të shkencës e të mjekësisë, me kërcënimin e përsëritjes së kasaphanës së vitit 1918, kur Gripi Spanjoll gllabëroi dhjetra miliona njerëz.

Beni ishte ende shumë i ri dhe arti i tij ishte ende në zhvillimin e vrullshëm drejt njehsimit me vetë artistin, çka vetvetishëm reflektonte akoma influencën e disa mjeshtrave të mëdhenj, në ndërkohën që shembëlltyrat e bronxta po merrnin dora-dorës hijen e pangatërrueshme të individualitetit të skulptorit të talentuar.

Një humbje e madhe kjo për ata që e njohën djalin fisnik, duarartë e fjalëpakë, po edhe për artin bashkëkohor shqiptar po ashtu, që humbi sot një prej bijve të vet më premtues e më të përkushtuar.

Eh, jeta është kjo, dihet gjithnjë si mbaron po s’dihet asnjëherë kur mbaron rrugëtimi ynë në këtë botë, ku disa e kanë dhuntinë e fatin të lenë pas diçka që i mbijeton vdekjes, veprën e tyre. Artistët hyjnë tek këta disa dhe kur janë prej vërteti, siç ishte Ben Bajo, kujtimi i tyre pavdekësohet nga prania pa kohë e veprave të tyre mes njerëzve që vijnë e shkojnë, në ndërkohën pa kufi që veprat mbeten.

Ngushëllimet më të ndjera të dashurve e të afërmve të Benit, fjalët përballë vdekjes s’kanë asnjë fuqi, po asgjë tjetër veç fjalëve vdekja nuk le për dëshmitarët e saj.

Tags: arben bajoedi ramahumb jetën

TË LIDHURA

Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit
Aktualitet

Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit

18:21 | 03/02/2026
Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit
Aktualitet

Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit

17:12 | 03/02/2026
Publikohen datat e provimeve për minimaturat
Aktualitet

Publikohen datat e provimeve për minimaturat

13:41 | 03/02/2026
Next Post
VIDEO/ Moti i keq në Greqi, shënohen 3 viktima

VIDEO/ Moti i keq në Greqi, shënohen 3 viktima

Hidhet shorti për raundin e parë të “Champions League”, ja cili është kundërshtari i Tiranës

Hidhet shorti për raundin e parë të “Champions League”, ja cili është kundërshtari i Tiranës

Pse Lady Diana është princesha më e bukur e të gjitha kohërave

Pse Lady Diana është princesha më e bukur e të gjitha kohërave







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit
Aktualitet

Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit

by mirseda
18:21 | 03/02/2026
0

Kledina Skëndo, punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), është...

Takimi i Salianjit në Fier: Kritika të forta ndaj Berishës

Takimi i Salianjit në Fier: Kritika të forta ndaj Berishës

17:57 | 03/02/2026
Ervin Salianji nis takimin në Fier, pritje e entuziaste nga demokratët

Ervin Salianji nis takimin në Fier, pritje e entuziaste nga demokratët

17:39 | 03/02/2026
Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda

Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda

17:36 | 03/02/2026
Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit

Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit

17:12 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com