Në këtë kohë të vështirë për popullatën botërore, përveç mbledhësve të fondeve, shumë artistë po mundohen të lehtësojnë izolimin nga pandemia që shumë njerëz janë të detyruar të jetojnë, ndonjëherë edhe larg të dashurve.
Pink Floyd kanë vendosur të publikojnë në internet disa nga koncertet e tyre të shkëlqyera të së kaluarës dhe mbi te gjitha, falas.
E para u ngarkua në 17 Prill në kanalin YouTube, behet fjale per ‘Pulse’ te 1995, e xhiruar në Qendrën e Ekspozitës në Earls Court dhe ofron një live të shkëlqyer prej 22 këngësh.
Videoja arriti 1.5 milion shikime në vetëm 2 ditë, natyrisht.
Banda, duhet të thuhet, nuk është e vetmja që ka marrë këtë vendim, madje edhe Radiohead dhe Metallica po ofrojnë online, falas, shfaqjet e tyre historikisht më të rëndësishme.
“Ne dëshirojmë t’ju urojmë më të mirën dhe shpresojmë që ju dhe të dashurit tuaj të jeni mirë në këto periudha të vështira. Ne do të vazhdojmë të publikojme postime si gjithmonë, duke shpresuar që t’ju japin imazhe, muzikë dhe video interesante dhe argëtuese që mund t’ju ndihmojnë të tejkaloni të gjitha këto “, shkruajnë Pink Floyd për fansat e tyre.