Koreja e Veriut ka marrë vëmendjen e botës pas kërcënimeve dhe lëshimeve të raketave bërthamore me të cilat kërcënon SHBA-të dhe jo vetëm. Duket se koreanoveriorët i kanë marrë seriozisht sulme kibernetike ndaj shumë shteteve të botës. Sulmet e saj kibernetike fokusohen në dëmtimin e bizneseve dhe institucioneve shtetërore në shumë shtetet të botës.
SHBA-të thonë se Koreja e Veriut është përgjegjëse direket për përhapjen viruseve kompjuterike ose si njihen në gjuhën teknike (malware) “WannaCry” që ka prekur biznese dhe institucione në mbarë botën gjatë vitit 2017.
Sulmi thuhet se ka prekur mbi 15 vende të botës duke shkaktuar miliarda dollarë dëme.
Ishte Thomas Bosert, ndihmësi i Presidentit Donald Trump, që i bëri akuzat në drejtim Koresë së Veriut.
“Koreja e Veriut duhet të vihet përballë përgjegjësisë dhe se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin”, tha Bosert.
Në muajin maj kompjuterët “Windows” u sulmuan dhe përdoruesve të tyre u kërkohej të kryenin një pagesë për të rikthyer të dhënat e bllokuara.