Parlamenti i Koresë së Jugut miratoi sot propozimin e presidentit, Moon Jae In, për të emëruar kryeministër Lee Nak Yon, ish-guvernator i provincës Jeolla e Jugut si edhe anëtar i Partisë Liberaldemokrate.
Ai do të marrë frenat e qeverisë pas largimit të kryeministrit, Hëang Kyo Ahn, nën drejtimin e presidentes Park Guen Hye.
Moon u kërkoi ligjvënësve të lejonin një kthim të shpejtë në politikë të Lee si dhe të pranonin propozimin e tij për ta emëruar atë si kryeministër.
Parku është pezulluar dhe arrestuar për shkak të një skandali korrupsioni dhe miliona protestues kanë dalë në rrugë për të protestuar.