Bllokohen 400 kg mish nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pas një kontrolli të planifikuar u konstatua se sasia e mishit ishte jashtë kushteve dhe pa asnjë standard tregtimit.
Sipas AKU-së, mishi është bllokuar në Mborje dhe në një pikë tjeter brenda në qytet, ndërsa ky institucion ka deklaruar në mënyrë të prerë, që raste të tilla do të goditen dhe nuk do të ketë asnjë tolerim.
Mishi i konfiskuat nuk ishte me vulë dhe dyshohej se ishte jashtë kushteve të paracaktuara.