Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kopja e Kullës Eifel në Londër që nuk përfundoi dot asnjëherë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kopja e Kullës Eifel në Londër që nuk përfundoi dot asnjëherë

Kulla Eifel, kryevepra arkitektonike e inxhinierit francez me të njëjtin emër, u ndërtua në funksion të ekspozitës ndërkombëtare, “EXPO 1889”, dhe u bë pothuajse menjëherë monumenti simbol i Parisit, i admiruar (dhe i zilepsur) nga e gjithë bota.

Nga tre qytetet kryesore të Perëndimit, në brigjet amerikane Nju Jorku u nderua me Statujën e Lirisë (struktura e brendshme e të cilës u projektua pikërisht nga Gustav Eifel), por francezët nuk nderuan në të njëjtën mënyrë edhe Londrën.

Pavarësisht se kryeqyteti britanik kishte parë ndërtimin në vitet 1800 të Big Ben-it, kullës më të famshme të sahatit në botë, zilia e anglezëve përballë kullës gjigante franceze ishte  e pangushëllueshme.

Ideja për të krijuar një kopje, që mund të dëmtonte reputacionin e versionit origjinal përtej kanalit të La Manshit, ishte e një anëtari të parlamentit britanik, Sër Eduard Uotkin, i cili tha frazën e paharrueshme “çdo gjë që mund ta bëjë Parisi, Londra mund të bëjë edhe më të madhe!”.

Ai pati guximin (apo pafytyrësinë) t’i kërkonte madje personalisht inxhinier Eifelit të projektonte kullën e re të Londrës, por ky i fundit refuzoi duke thënë (sigurisht) se bashkatdhetarët e tij nuk do ta konsideronin më një francez të mirë.

Uotkin, duke mos lënë asnjë gur pa lëvizuar, promovoi organizimin e një konkursi në vitin 1890 për të projektuar “Kullën e Madhe të Londrës”. U hartuan ftesat, dhe broshurat me detajet e kërkesave u prodhuan me nxitim. Projekti fitues, numri 37, fitoi 500 gini: Kulla tetëkëndore ishte gati për t’u ndërtuar.

Morali shfajësues ishte se: “Një nga objektet më interesante në Paris është Kulla Eifel. Duke marrë parasysh popullaritetin e madh të Kullës Eifel, dhe përfitimet ekonomike të kompanisë që e realizoi atë, nuk është e vështirë të parashikohet se gjatë një periudhe të shkurtër kohore, çdo vend i madh do të ketë kullën e vet”.

Ndërtimi i Kullës së Londrës filloi në vitin 1893, në zonën ku sot ndodhet stadiumi mitik i Uemblit. Kulla, sipas projektit, duhej të ishte 34 metra më e lartë se sa ajo e Parisit, duke arritur një lartësi prej 370 metrash, por në fakt nuk arriti që të përfundohej kurrë.

Ndërtimi i Kullës dhe Parku Uembli duhet të përfshinte restorante, teatro, dyqane, sauna dhe kopshte dimërore, për t’u bërë një atraksion fitimprurës për investitorët që financonin projektin. Uotkin bëri një thirrje për të kërkuar fonde tek kompanitë private, por mori përgjigje negative.

Gjithsesi, vendosi të ndërtojë me çdo kusht kullën “e tij”, duke braktisur dizajnin origjinal të tetëkëndëshit, dhe zgjedhur një projekt me 4 shtylla, më pak i kushtueshëm financiarisht për t’u zbatuar.

U fillua nga puna, dhe Parku Uembli i rinovuar u hap në vitin 1894, me kullën e papërfunduar 47 metra të lartë. Në vitin 1895, Uotkin filloi të vuajë nga problemet e para shëndetësore, dhe kulla e çeliktë e Londrës mbeti e paplotë.

Në vitin 1899 kompania me të njëjtin emër e deputetit britanik u mbyll, dhe pronari i saj vdiq në vitin 1901. Në vitin 1907, Kulla e Uotkinit u shkatërrua e gjitha, dhe sot në vendin e saj gjendet Stadium Uembli.  

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: arkitektoniakopjakryeveprakulla ejfellondërParis

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Rama: Fitorja, përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim mbi shpatullat tona

Rama: Nuk donin vettingun, krokodilët lotojnë për gjykatësen e ndjerë

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Indonezinë, lëkundjet u ndjenë deri në Singapor

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Indonezinë, lëkundjet u ndjenë deri në Singapor

Aksidentohet rëndë “Doktori”, duhet ti nënshtrohet një operacioni urgjent

Aksidentohet rëndë "Doktori", duhet ti nënshtrohet një operacioni urgjent







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com