Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kontrolle në Lanë për armën që u ekzekutua Behar Sofia. Çfarë rrëfeu Visha

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Kontrolle në Lanë për armën që u ekzekutua Behar Sofia. Çfarë rrëfeu Visha

Policia kreu një kontroll mesditën e së shtunës në Lanë, përballë zonës së njohur si “Piramida”, për të gjetur armën e krimit me të cilën u ekzekutua 66 vjeçari Behar Sofia më 25 shkurt 2021! Burime policore bëjnë të ditur se një prej të arrestuarve të grupit të akuzuar për  vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, Xhuljano Visha, i ka rrëfyer policisë se arma e krimit ishte hedhur në Lanë, në zonën ku u krye vrasja.

Sipas të njëjtave burimeve mësohet se Visha, ka luajtur rolin e ndërmjetësit në vrasje. “Visha kishte telefonuar autorin e krimit, Ernejt Shyti, duke i premtuar shumën prej 50 mijë eurosh për vrasjen e Sofisë”, thanë burime policore. Gjetja e armës do të shtonte të dhënat mbi krimin e kryer 16 ditë më parë në qendër të Tiranës, kur Sofia sapo kishte konsumuar kafenë dhe po ecte në këmbë në trotuarin në krah të Lanës, vetëm pak metra larg Urës së Madhe në kryeqytet.

Kush është Xhuljano Visha?

I akuzuari si ndërmjetës në vrasjen e Sofisë, Xhuljano Visha, rezulton një emër i njohur për policinë shqiptare, pasi rezulton i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Ndërkohë, emri i Vishës lidhet me një krim të ndodhur tetë vite më parë, më 13 gusht 2013, kur kushërira e tij, Nazime Visha, qëlloi mbi Fiqiri Muçën, i njophur si abuzuesi i saj.  Nazime Visha, e lindur në Zall Bastar më 3 mars 1994, vrau babanë e 5 fëmijëve 4 vjet pas lidhjes intime që kishte patur me të. Policia gjeti 29 gëzhoja automatiku në vendin e ngjarjes. Hetimet zbulkuan se a ishte përdhunuar prej moshës 14 –vjeçare nga Muça, që njihje edhe si mik i familjes Visha. Ajo u dënua me 10 vjet burg, prej të cilave kreu vetëm 4 vjetësh, pasi u fal nga Presidenti i Republikës, me propozim të Ministrit të Drejtësisë.

Kush ishte Behar Sofia?

Behar Sofia, i njohur edhe me emrin Fatmir Sofia, u vra me dy plumba me silenciator dhe ndërroi jetë në spital në mesditën e 25 shkurtit. “Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive – biznese që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më,”- tha menjëherë pas vrasjes gazetari investigativ Artan Hoxha. Madje Hoxha e cilësoi atë si “Padrino i drogës”. Pista e konflikteve për prishje të pazareve të drogës ka qenë, sipas policisë, pista kryesore e hetimeve për Sofinë.

Zbulimi i vrasësve

Policia njoftoi se ka mundur të arrestojë katër persona për vrasjen e Sofisë. Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë, Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë, Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Në deklaratan zyrtare të Policisë tuhet se Shyti, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje, menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi. Gjithashtu mësohet se, organizatori i atentatit ka qenë 54-vjeçari nga Fushë Kruja Skënder Vathi, ndërsa Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha i kanë premtuar që ti japin Shytit 50 mijë euro për kryerjen e krimit. Në fazën operacionale nga grupi hetimor janë sekuestruar prova të shumta materiale si automjete, aparate telefonike, karta sim etj, që sipas Policisë mund të ndihmojnë në gjetjen e personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë ngjarje.

Por, edhe pse janë arrrestuar katër persona, ajo që vijon të mbetet e panjohur është porositësi për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar, i cili është një personazh me mjaft dritëhije.  Ai ka qenë i dyshuar për trafikimin e heroinës nga Turqia drejt Shqipërisë dhe prishja e pazareve të drogës është pista kryesore e hetimit. Sipas policisë, Shyti, që ka pranuar autorësinë e vrasjes,  ka thënë se gjithçka e kishte bërë për para. Burimet hetimore bëjnë të ditur se komunikimet e Shytit mund ta çojnë grupin hetimor drejt zbulimit të porositësve të vrasjes.

Policia njoftoi se 24-vjeçari kishte punuar për disa muaj si bojaxhi në Malin e Zi, ku dhe më pas u largua të nesërmen e ngjarjes. Por, siç mësohet nga hetimet e para, ajo që e nxori zbuluar ishin gjurmët e ADN-së që kishin mbetur në rrobat e tij që la pranë Liqenit Artificial, pak orë pas ngjarjes.

Tags: armebehar sofiakontrolleLanëvrasje

TË LIDHURA

Përplaset nga makina 63-vjeçari në autostradën Kukës-Milot
Aktualitet

Përplaset nga makina 63-vjeçari në autostradën Kukës-Milot

11:32 | 31/05/2025
Lejuan shkelje në trajtimin e mbetjeve spitalore,13 persona dërgohen në gjyq
Aktualitet

Lejuan shkelje në trajtimin e mbetjeve spitalore,13 persona dërgohen në gjyq

10:50 | 31/05/2025
AMP arreston dy punonjës policie, pezullon nga detyra një tjetër
Aktualitet

AMP arreston dy punonjës policie, pezullon nga detyra një tjetër

10:14 | 31/05/2025
Next Post
Alarm te Bajern Mynih, skuadra rrezikon karantinimin total

Bundesliga/ Luhen 5 ndeshje sot. Bajerni në transfertën e Bremenit

Programet e partive, Baçi: Zbatimi, nëse ka llogaridhënie e shtet të së drejtës

Mos e kurse “Mbretin lakuriq”

Marrëveshja për gazin e lëngshëm, Kim: Shqipëria ka bërë përparim të madh

Marrëveshja SHBA-Shqipëri/ Kim: Strategjike, i hap rrugë investimeve amerikane

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Albulena Haxhiu e VV: Po presim vendimin e Kushtetueses për votimin e fshehtë
Kosovo

Albulena Haxhiu e VV: Po presim vendimin e Kushtetueses për votimin e fshehtë

by mirseda
12:40 | 31/05/2025
0

Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, deputetja Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë që...

Don Xhoni blen “Lamborghini Revuelto”

Don Xhoni blen “Lamborghini Revuelto”

12:37 | 31/05/2025
POLITIKA NUK E TEJKAKON DOT NGËRÇIN

POLITIKA NUK E TEJKAKON DOT NGËRÇIN

12:15 | 31/05/2025
Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe u arratis drejt Romës, kapet 33-vjeçari shqiptar në Itali

Italia pezullon Gjadrin

11:41 | 31/05/2025
Përplaset nga makina 63-vjeçari në autostradën Kukës-Milot

Përplaset nga makina 63-vjeçari në autostradën Kukës-Milot

11:32 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com