Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kongresi sfidon Trump, planifikon sanksione të reja ndaj Rusisë

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Kongresi sfidon Trump, planifikon sanksione të reja ndaj Rusisë

Deputetët e kongresit amerikan kanë vënë nën presion presidentin Trump, me anë të një projektligji për sanksione ndaj Rusisë. Deputetët do të votojnë të martën mbi projektligjin, siç tha Steny Hoyer, numri dy i demokratëve në Shtëpinë e Bardhë. Sipas projektligjit Rusia duhet të dënohen për përfshirjen e Moskës në fushatën zgjedhore amerikane, aneksimin e Krimesë dhe për shkeljet e të drejtave të njeriut. Projektligji përmban edhe sanksione shtesë kundër Koresë së Veriut dhe Iranit.

Nëse ligji do të kalojë në Kongres sikurse edhe pritet, presidenti Donald Trump do të gjendet para një dileme, sepse ai synon t’i përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë. Një veto e mundshme presidenciale, shkruan “Washington Post”, mund të jetë e mundshme, por ajo do të jetë e destinuar të dështojë, sepse në të dyja dhomat e Kongresit pritet një shumicë prej dy të tretave në favor të ligjit. Kjo do të thotë që vetoja presidenciale mund të parandalohet. Në këto rrethana zëdhënësja e Trumpit Sarah Huckabee tha për TV, ABC, se presidenti do t’i nënshkruajë vendimet e Kongresit.

Kufizim i vendimeve të presidentit

Ligji i ri i jep – përveç sanksioneve të reja financiare – Kongresit edhe një mundësi për të bllokuar heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, nëse Trumpi do të përpiqet ta bëjë një veprim të tillë. Kjo do të thotë një reduktim masiv i lirisë së Presidentit në vendimmarrje nga ana e Kongresit, i cili kontrollohet nga republikanët. Për Trumpin kjo një pozitë jo e rehatshme.

Një refuzim i sanksioneve ndaj Rusisë me vetoja do të përforcojnë përshtypjen se Trumpi është në gjendje varësie nga presidenti rus Vladimir Putin. Megjithatë edhe pranimi do të ishte një sinjal dobësie, sepse qeveria e tij qe shprehur më parë kundër projektligjit, shkruan DW.

BE-ja i bën thirrje SHBA-së për koordinim

BE-ja po i ndjek me skepticizëm përgatitjet për sanksione të reja ndaj Rusisë. Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se projektligji niset “kryesisht nga konsiderata politike të brendshme.” Një masë e tillë mund të ketë ndikim të gjerë dhe pasoja të padëshiruara për ekonominë dhe sidomos për furnizimin me energji për Evropën, tha Brukseli zyrtar. Sanksionet duhet të koordinohen sa më shumë për të forcuar efektivitetin e tyre dhe për të shmangur pasojat e pakëndshme për vendet partnere.

Qeveria gjermane është e shqetësuar se prej sanksioneve të reja amerikane mund të preken edhe kompani në Gjermani dhe shtetet e tjera evropiane, nëse ato marrin pjesë në projekte të tilla si gazsjellësi Nord Stream II me Rusinë.

Tags: beDonald Trumpplani i rusisesanksioneSenat

TË LIDHURA

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë
Bota

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

10:26 | 06/12/2025
Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil
Bota

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

09:21 | 06/12/2025
Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve
Bota

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

08:31 | 06/12/2025
Next Post
Maqedonia po kërkon një prokuror të ndershëm

Reformën gjyqësore në Maqedoni e pengon ndikimi politik

Tour de France, i paarritshëm, flasin statistikat

Tour de France, i paarritshëm, flasin statistikat

Meta betohet si President në Kuvend. Ja ku qëndron Rama

Meta betohet si President në Kuvend. Ja ku qëndron Rama







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë
Bota

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

by mirseda
10:26 | 06/12/2025
0

Kudo që ekziston hapësirë për destabilizim, Rusia do ta shfrytëzojë atë, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë...

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

09:21 | 06/12/2025
Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

08:31 | 06/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com