Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kongresi i Manastirit ribashkon shqiptarët/Konferencë Shkencore me rastin e 109-vjetorit

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Kongresi i Manastirit ribashkon shqiptarët/Konferencë Shkencore me rastin e 109-vjetorit

Sot shumica e shqiptarëve lexojnë shkruajnë dhe flasin gjuhën shqipe. Një prej elementeve më të fortë të një kombi. Ndër shekuj në periudha të ndryshme gjuha shqipe ka qenë e ndaluar për shqiptarët që ta mësojnë dhe studiojnë. Edhe sot në disa shtete ky shqiptarët konsideroheni si etni, por ne fakt që janë në të drejtën dhe trojet e tyre, u ndalohet që të mësojnë gjuhën e nënës dhe të parëve të tyre.  Megjithëse shtetet e fuqishme dhe të mëdha janë treguar të padrejtë më shqiptarët, kombi ynë ka mundur të rezistojë.

Plot 109 vite më parë kur ishim akoma të pushtuar nga Turqia shqiptarët mbajtën në Manastir, që sot u përket shteti të Maqedonisë, Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në është ngritur dhe një muzë i cili quhet Muzeu i Alfabetit. Sot muzeun e vizitoi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika.

Sot për Manastirin është një ditë e veçantë se mbahet një konferencë shkencore kushtuar kësaj date të rëndësishme kombëtare me pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare te cilët sollën kumtesa për rëndësinë e kongresit dhe çështjet dhe sfidat që ka përpara gjuha shqipe.

Në fjalën e tij në hapjen e konferencës, zëvendëskryeministri Lika u shpreh se  Kongresi i Alfabetit mbetet një nga veprimet strategjike ekzistenciale për ngritjen e vetëdijes në rrafshin kombëtar dhe për përforcimin e identitetit kulturor.

Ai më tej theksoi se ky Kongres ka rëndësi të madhe pasi është një hap vendimtar drejt hapjes së shtigjeve për realizimin e synimeve të qytetarëve  për ngritje sa më të lartë të vetëdijes kulturore dhe nacionale, ndërsa në anën tjetër ky Kongres ishte në funksion të pjekurisë së lartë kombëtare të popullit shqiptar.

 Lika: Historia kombëtare shqiptare është përplot me ngjarje madhështore, me ngjarje që kanë peshë të madhe, që shënojnë pikë kthese në zhvillimin e kombit, në rrugëtimin e tij civilizues dhe bashkëkohor. Një ndër këto ngjarje historike dhe kulturore është edhe Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe i mbajtur pikërisht në këtë qytet, si njëri nga qendrat administrative e kulturore në atë kohë dhe një qendër e një shembulli të një bashkëjetese mes komuniteteve në kohën e sotshme i cili duhet të grumbullojë fuqi, të merr guxim dhe të mbajë përgjegjësi për krijimin e kushteve për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. Kongresi i Alfabetit mbetet një nga veprimet strategjike ekzistenciale për ngritjen e vetëdijes në rrafshin kombëtar dhe për përforcimin e identitetit kulturor

Alfabeti unik i shqiptarëve, pa dallim të përkatësisë rajonale- krahinore apo fetare është simbol i identitetit të përbashkimit, ndërsa kësaj ngjarje i paraprinë shumë zhvillime politike, ekonomike dhe arsimore. Formësimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe nuk ishte vetëm fenomen gjuhësor, por ishte veprim i urtë politik në drejtim të rrafshimit të dallimeve mes shqiptarëve, por edhe zgjimit të tyre në dimensionin kombëtar, ndërsa për këtë ngjarje u angazhuan shume intelektuale, klube e shoqëri kulturore shqiptare të asaj kohe. Vendimet e Kongresit të Manastirit janë historike në aspektin gjuhësor dhe kulturor. Ishte një akt përparimtar që u vendos për alfabetin latin, pasi në këtë mënyrë  u dëshmuan aspiratat properëndimore të shqiptarëve, ndërsa fakti që shqiptarët u përcaktuan që kenë alfabet të përbashkët njësoj siç e kanë gjuhën ishte hap shumë pozitiv edhe në drejtim të ruajtjes dhe afirmimit të identitetit shqiptar në përmasa ballkanike dhe më te gjera, evropiane dhe botërore. Ata që formuan, pra njësuan alfabetin e gjuhës shqipe janë patriotët më të mëdhenj pasi bashkuan shumë alfabete në një të vetëm. Prandaj konkludojmë se dy janë ngjarjet më të mëdha për njësuese kombëtare shqiptare në fushë të kulturës shpirtërore që shënojnë epokë: Kongresi i Manastirit i vitit të madh 1908, që i dha shqipes një alfabet a një fytyrë të vetme shkrimore dhe Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, që kurorëzoi me sukses të plotë standardizimin e shqipes së folur dhe shqipes së shkruar.

Tags: “shkencore”109 vjetorikonferencekongresiManastiritrastinribashkonshqiptaret

TË LIDHURA

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona
Aktualitet

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para
Aktualitet

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Next Post
Zyrtare/ Oddo zëvendëson Del Nerin tek Udinese

Zyrtare/ Oddo zëvendëson Del Nerin tek Udinese

“Real Madrid largon gjithë ekipin për të mbajtur Zidanen trajner”

“Real Madrid largon gjithë ekipin për të mbajtur Zidanen trajner”

Tare fiton çmimin TMW, lë pas emra të mëdhenj

Tare fiton çmimin TMW, lë pas emra të mëdhenj







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com