Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Konflikti tregtar SHBA-Kinë drejt përshkallëzimit

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Konflikti tregtar SHBA-Kinë drejt përshkallëzimit

Me hyrjen në fuqi të tarifave ndëshkimore doganore amerikane për prodhimet kineze, konflikti tregtar SHBA-Kinë po përshkallëzohet. Por në realitet fjala është për shumë më tepër, mendon Thomas Straubhaar.

Kinse luftë tregtare. Fjala nuk është për pajisje elektrike kundër kokrrave të sojës. Taksat ndëshkuese doganore amerikane për importet nga Lindja e Largët dhe taksat doganore kineze për prodhimet bujqësore nga SHBA-ja janë simbolizëm i pastër – i mirë për vëmendjen e mediave, i keq për popullatat e prekura.

Konflikti tregtar është vetëm maja e shpatës së një lufte shumë më të madhe. Lufta e vërtetë bëhet për fitore në garën epokale për pushtet, dominim dhe epërsi në shekullin e 21-të. “Amerika e para” kundrejt “Made in China” është përplasja e gjigantëve gjeopolitikë që po afrohet.

A do të jenë Shtetet e Bashkuara – si 150 vitet e fundit – masa e të gjitha gjërave dhe “mënyra amerikane e jetës” modeli i modernizmit? Apo Kina po kthehet në krye të ekonomisë botërore? Aty ku sipas përfytyrimeve të Pekinit edhe i takon. Sepse për shekuj me radhë, deri më pak se 200 vjet më parë, Kina ishte shumë më përpara se pjesa tjetër e botës.

G7? G20? G2!

Presidenti amerikan Trump nuk ka fshehur kurrë faktin se “Amerika e para” është qëllimi i tij më i lartë. Gjithçka tjetër ishte dhe është e dorës së dytë dhe në rastin më të mirë mbetet një mjet për të arritur qëllimin e tërësisë së tij, domethënë ndjekjen fillimisht të interesave të Amerikës. Dhe për Donald Trumpin ekziston vetëm një armik që e pengon në rrugën e tij: Kina. Çdo gjë tjetër është për kafshë e vogël gjeopolitike. Pavarësisht nëse krerët e shteteve ose qeverive të G7, G8 ose G20 mblidhen herë pas here në takime të nivelit të lartë. Kjo nuk ka rëndësi për presidentin amerikan. Për të ekzistonte dhe ekzistont gjithmonë vetëm G2: SHBA dhe Kina.

Po ashtu doktrina G2 nuk është një tik psikopatik i Donald Trumpit. Përkundrazi, në këtë vlerësim strategjik ai lëviz në kontekstin e analizës gjeostrategjike të mjaft grupeve ekspertësh amerikanë. Nga këndvështrimi i tyre, shumë kohë para Trump, ishte e qartë se vetëm Kina dhe SHBA, por jo Evropa, luajnë një rol në garën për epërsi në politikën ekonomike botërore.

Në betejën e gjigantit gjeopolitik SHBA, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) nuk do të mund të thotë shumë. Kjo është tragjike, sepse SHBA është nëna e rendit të tregtisë botërore të pasluftës. Dhe që kur Kina u bë anëtare në fund të vitit 2001, ndarja globale e punës dhe e tregtisë botërore ka qenë edhe më e shpejtë se më parë. Por as SHBA, as Kina nuk do ta lënë veten të pengohen nga OBT-ja. Dhe nëse me taksat doganore ato kanl harxhuar vetëm barutin, në të ardhmen do të përdorin armë vërtetë të rënda – normat e këmbimit të valutës.

Nga luftë tregtare në luftë valutash

Nuk është rastësi, por logjikë e qartë ekonomike që monedha kineze – juan ose renminbi – u zhvlerësua brenda disa javësh shtatë për qind kundrejt dollarit. Zhvlerësimi është një armë e fuqishme efektive e proteksionizmit. Ai i degradon tarifat ndëshkimore doganore në fishekë për pushkë stërvitore. Një zhvlerësim i juanit nuk do të thotë asgjë më shumë se një tarifë e gjerë doganore për importin prej shtatë për qind për të gjitha produktet nga jashtë dhe jo vetëm një tarifë doganore punktuale kineze për mallra të caktuara amerikane. Në të njëjtën kohë ai është një subvencion eksporti për të gjithë prodhuesit kinezë në tregjet botërore, gjë që i bën produktet kineze shtatë përqind më të lira. Me zhvlerësimin e renminbisë efekti i tarifave doganore ndëshkuese të Trumpit mënjanohet.

Lufta valutore është vazhdim i luftës tregtare me armë të kalibrit të madh. Kjo e kthen plotësisht OBT-në në një tigër pa dhëmbë. Sepse përballë strategjive të zhvlerësimit, OBT-së i mungon kompetenca dhe instrumentet për të qenë në gjendje t’u kundërvihet atyre. Në vitin 1948 anëtarët themelues të Organizatës Botërore të Tregtisë nuk i kishin parasysh luftërat valutore. Dhe nuk kishin sepse, ngaqë në atë kohë me sistemin e Bretton Woods të vitit 1944, për gati tri dekada qe në fuqi një doktrinë e kurseve të këmbimit fiks kundrejt dollarit amerikan si monedhë rezervë.

Ndarja në shtete, rrugë e gabuar

Fundi de facto i rendit ekonomik botëror shumëpalësh i degradon interesat evropiane në topa arbitrarë të manipulueshlm të shteteve të G2. Sepse në rastin e multilateralizmit, SHBA dhe Kina kishin vetëm një votë po aq sa secili vend i Evropës. Kështu, BE-ja kishte në tërësi një peshë 28 herë më të madhe se ajo e SHBA-së apo Kinës. Kurse në rastin e negociatave dypalëshe vendimtare do të jetë përsëri forca e më të fuqishmit – Evropa nuk duhet të ketë iluzionin më të vogël se do ta trajtojnë me kujdes.

Është koha për të kërkuar për qasje të reja përtej tregtisë së lirë globale, mosdiskriminimit dhe parimit të reciprocitetit. Së pari dhe më kryesorja është të kuptohet se për Evropën ndarja në shtete që hyjnë në bisedime secili për vete është e kundërta e një strategjie të suksesshme. Asnjë nga vendet evropiane nuk ka forcë që të arrijë vetëm diçka në një botë të dominancës së pushtetit të G2, as Gjermania, as Franca. Kjo është e reja dhe e ndryshmja në epokën post-multilaterale. Vetëm së bashku Evropa do të ketë një shans për të mbrojtur interesat e veta përballuar një strategjie “Amerika e para” dhe një Kine të pajisur mirë ekonomikisht dhe ushtarakisht. (Burimi: DW)

Thomas Straubhaar është ekonomist nga Zvicra dhe hulumtues i migracionit. Ai është profesor per Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Biznesit në Universitetin e Hamburgut. Prej vitit 1999 deri në vitin 2014 ai ishte drejtor i Arkivit Ekonomik Botëror të Hamburgut (HWWA) dhe Institutit tö Hamburgut për Ekonominë Ndërkombëtare (HWWI).

Tags: kinelufte tregtareSHBA

TË LIDHURA

Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë
Bota

Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë

20:38 | 28/02/2026
Mediat iraniane: Mbi 200 viktima dhe 750 të plagosur nga sulmet e SHBA-Izrael
Bota

Mediat iraniane: Mbi 200 viktima dhe 750 të plagosur nga sulmet e SHBA-Izrael

19:06 | 28/02/2026
Thriller në Greqi: Shtatzëna gjendet e pajetë, hetohet bashkëshorti
Bota

Thriller në Greqi: Shtatzëna gjendet e pajetë, hetohet bashkëshorti

18:18 | 28/02/2026
Next Post
E frikshme/ Kur vdekja të kalon përpara syve (Video)

E frikshme/ Kur vdekja të kalon përpara syve (Video)

Fuga vë kujën: Jemi si në ’97, duhet t’ia fillojmë nga e para

Fuga vë kujën: Jemi si në ’97, duhet t’ia fillojmë nga e para

516 tërmete në Shqipëri, sizmologu: Do zgjasin me ditë, por edhe me javë

516 tërmete në Shqipëri, sizmologu: Do zgjasin me ditë, por edhe me javë







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar
Politikë

I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar

by mirseda
21:27 | 28/02/2026
0

Protesta e opozitës ka përshkallëzuar. Gjatë marshimit të protestuesve, janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë drejt vilës së...

Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë

Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë

20:38 | 28/02/2026
Protestuesit te zyra e Ilir Prodës, Koçiu: PD si zjarrvënës, molotovi provokim i hapur

Protestuesit te zyra e Ilir Prodës, Koçiu: PD si zjarrvënës, molotovi provokim i hapur

20:36 | 28/02/2026
Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë i moshuari

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë i moshuari

20:32 | 28/02/2026
Zhvendosen protestuesit, marshojnë drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë

Zhvendosen protestuesit, marshojnë drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë

20:17 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com