Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Konflikti PS-PD fut vendin në krizë energjetike

9 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Konflikti PS-PD fut vendin në krizë energjetike

Konflikti mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike rrezikon të lerë pa energji gjithë vendin. Burime pranë qeverisë bënë me dije se ka një ngërç lidhur me përballimin e situatës dhe nevojës për importe.

Aktualisht është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që po siguron energjinë e nevojshme përmes të ardhurave të saj. Por në lojë mund të hyjë KESH që ka në dispozicion 22.4 milionë euro nga Projekti me Bankën Botërore për Rimëkëmbjen Energjetike, fond i parashikuar specifikisht për raste emergjente dhe kriza si rrjedhojë e thatësiravë. Edhe pse paratë janë ato nuk mund të përdoren për shkak se vendimi për përdorimin e tyre duhet të kalojë në Këshillin e Ministrave.

Të njëjtat burime konfirmuan se ministrat teknikë të Partisë Demokratike s’kanë firmosur asnjë vendim duke lënë pezull autorizimin për KESH që të përdorë paratë e projektit për importin e energjisë. Një vendim i tillë shihet si i nevojshëm për të shmangur situata të vështira në vazhdim. OSHEE nga ana tjetër rrezikon që nëse vijon të përdorë të ardhurat e saj për importe të shkurtojë pjesën e investimeve, shkruan Monitor.

Kompania e shpërndarjes realizoi blerje energjie nga importi në maj në masën e 173 269 Mwh ndërkohe që përgjatë gjithë muajit qershor kontraktoi vetëm për tre ditët e fundit të Qershorit dhe për muajin Korrik import në masën e 285 600 Mwh. Rrjedhimisht, gjatë gjithë Qershorit, vendi u furnizua me energji elektrike duke përdorur prodhimin e sforcuar të kaskadës së Drinit nga KESH-i çka çoi edhe në uljen e ndjeshme të nivelit në Fierzë.

Aktualisht, niveli i liqenit të Fierzës ka zbritur në 272 m ndërsa prurjet janë tejet të ulëta. KESH-i tashmë prodhon për nevojat e OSHEE-së vetëm duke shfrytëzuar sasinë e prurjeve natyrale, me synim të mos ulë më tej nivelin e kaskadës.  Për shkak të rritjes së konsumit, nisur edhe nga temperaturat e larta atmosferike, OSHEE është detyruar që të shtojë sasinë e importit të energjisë, me synim garantimin e furnizimit të konsumatorëve.

Përtej sasisë së kontraktuar në fund të periudhës së drejtimit nga administratori teknik, OSHEE ka hapur procedurën edhe për një sasi shtesë të energjisë nga importi për muajin Korrik në masën 112 000 Mwh. Kryeja e importeve në kushtet e thatësirës së tejzgjatur dhe nivelit të ulët të kaskadës që pamundëson mbulimin e ngarkesës së pikut, bën që edhe çmimet e importit të jenë të pafavorshme për OSHEE-në. 

Tags: Konflikti PS-PDkrizë energjetikeOSHEE

TË LIDHURA

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

22:31 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit
Aktualitet

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Bardhi: PS po zhduk balancën e pushteteve, Shqipëria drejt shtetit njëpartiak
Politikë

Bardhi: PS po zhduk balancën e pushteteve, Shqipëria drejt shtetit njëpartiak

21:19 | 04/03/2026
Next Post
Temperaturat e larta/ Qarqet që u përshinë nga zjarret tre ditët e para të korrikut

Temperaturat e larta/ Qarqet që u përshinë nga zjarret tre ditët e para të korrikut

Çorodia strategjike e Gjermanisë

Çorodia strategjike e Gjermanisë

John Terry pas 16 vitesh braktis Chelsea-n, i bashkohet  Aston Villa-s

John Terry pas 16 vitesh braktis Chelsea-n, i bashkohet Aston Villa-s







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

by mirseda
22:31 | 04/03/2026
0

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas...

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com