Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Konferencë për shtyp/Mark Iuliano: Skënderbeu i fortë, por ne duhet të fitojmë, Çani jo 100%

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Konferencë për shtyp/Mark Iuliano: Skënderbeu i fortë, por ne duhet të fitojmë, Çani jo 100%

Jam i bindur se lojtarët do të japin më të mirën e tyre

Iuliano: Nuk kemi shënuar në dy ndeshjet e para, por mendoj se skuadra nuk ka vështirësi para portës. Problemi i golit nuk ekziston, pasi do të ishte i tillë vetëm nëse nuk do të krijoheshin raste. Natyrisht, po punojmë shumë edhe nga pikëpamja e gjuajtjeve në portë. Mendoj se herët apo vonë goli do të vijë, shpresoj të shënojmë sa më shumë. Nuk jam aspak i shqetësuar.

Dy ndeshje, një pikë. Çfarë do të thotë për vazhdimësinë e skuadrës kjo sfidë në Korçë, me një rival direkt për titullin?

Iuliano: Sigurisht që fitorja në Korçë do të vlente shumë për pikët, për moralin, për vazhdimësinë. Shoh një skuadër gjithmonë në rritje. Premisat për të bërë mirë ekzistojnë. Më pëlqen edhe impenjimi i lojtarëve përgjatë gjithë kësaj periudhe.
Në dy ndeshjet e para nuk kemi shikuar të njëjtin formacion. Po ndaj Skënderbeut?
Iuliano: Për sa i përket aspektit taktik,nuk do të ketë ndryshime, ndërkohë që do të shoh gjendjen e lojtarëve dhe në fund do të vendos për formacionin.

Bardhi tregoi vlera ndaj Kukësit…

Iuliano: Bardhi bëri mjaft mire kur u aktivizua. Ai po punon mjaft mire përgjatë kësaj periudhe në stërvitje. Bardhi ka asimiluar të gjitha ato që i kam kërkuar në stërvitje dhe prandaj ka ardhur përmirësimi i tij. Bardhi është lojtar shumë i domosdoshëm për klubin, por duhet të presim pak e nga pak dhe të marrim më të mirën prej tij. Ai është një lojtar, që ka të gjithë potencialin për të dhënë më të mirën te Partizani, por jo vetëm, edhe në Europë. Me aftësitë që ka, mund të bëjë mjaft mire edhe në klube europiane. Por, thjesht nuk duhet të nxitohemi, për të mos i dhënë shumë peshë në skuadër. Çdo gjë duhet të vijë gradualisht për sa i përket këtij lojtari.

Sa e njihni kundërshtarin e radhës, Skënderbeun?

Iuliano: E kam studiuar mjaft mire lojën e Skënderbeun. Sigurisht, kam shfrytëzuar ndeshjet europiane që kjo skuadër ka luajtur, duke përfaqësuar mjaft mirë futbollin shqiptar në “Europa League”. Ne kemi objektivat tona, kemi marrë masat e duhura përballë këtij rivali për titull. Skënderbeu është një skuadër mjaft e mirë, që ka në gjirin e vet lojtarë mjaft cilësorë. Megjithatë, nesër do t’i imponojmë lojën tone kësaj skuadre, duke ditur që edhe Partizani nuk qëndron më poshtë. Jemi në të njëjtin nivel me Skënderbeun.

Çani shfaqi dobësi fizike ndaj Kukësit, a do t’i besoni sërish?

Iuliano: Kur bëhet analiza e një futbollisti, duhet parë edhe niveli i tij taktik. Duke parë që Çani nuk është ende në 100 % të formës fizike, ka bërë një punë të mirë ndaj Kukësit. Po ta analizoj me kujdes pozicionin e tij ndaj Kukësit, Çani ishte i rrethuar nga dy ose tre futbollistë kundërshtarë. Në këtë mënyrë krijonte hapësira për lojtarët e tjerë të skuadrës. Kur e analizojmë një ndeshje, duhet edhe ta lexojmë atë se si luhet.

A firmosni për një barazim para ndeshjes me Skënderbeun?

Iuliano: Sigurisht, unë nuk firmos asnjëherë për rezultatin para ndeshjeve. E bukura e të tilla ndeshjeve është t’i shijosh ato. Partizani është i detyruar që t’i luajë të gjitha ndeshjet për fitore. Nesër kemi rastin të tregojmë se çfarë niveli kemi realisht ndaj një kundërshtari të fortë. Do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të madhe. Nëse ia dalim, do të isha i kënaqur për vetë lojtarët dhe tifozët tanë.

Ali Soue është i njohur prej jush. Ai ka deklaruar se është më i fortë se Ekubani…

Iuliano: Soue është një sulmues, që e njoh mjaft mirë prej kohës që kam punuar si trajner në Itali. Edhe këtu mendoj se po paraqitet mjaft mirë. Ka pasur disa probleme fizike, por tashmë është rikthyer në top-formë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Skënderbeun. Por, gjithsesi, nuk dua ta paralelizoi me Ekuban. Janë dy lojtarë të ndryshëm. Ekuban ka qenë një lojtar mjaft i rëndësishëm për Partizanin, ashtu sikurse është Soue sot te Skënderbeu. Nuk mund t’iu përgjigjem deklaratave që ka bërë Soue, por mendoj të bëjmë më të mirën nesër ndaj Skënderbeut.

Është java e tretë e kampionatit, a mendoni se Partizani duhet të bëjë tashmë kthesën, të futet në shinat e duhura rezultative?

Iuliano: Është një ndeshje shumë e bukur, shumë e rëndësishme. Ne do të arrijmë ta përballojmë me armët që kemi në dispozicion. Është e natyrshme që një rezultat pozitiv do të përmirësonte shumë gjendjen psikologjike të lojtarëve dhe vazhdimësinë e tyre. Të shohim se çdo të ndodhë, por jam i bindur se lojtarët e mi do të japin më të mirën, sepse e kam parë impenjimin e tyre gjatë gjithë kësaj jave përgatitjesh. Do të bëjmë gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv. Në këtë ndeshje do të gjejmë Skënderbeun në momentin e vet më të mirë. Duke parë që po luan në Kupat e Evropës, ka në këmbë mjaft ndeshje, ka një sulmues si Soëe, i cili ka rëndësinë e tij në atë skuadër. Jemi të vetëdijshëm se luajmë ndaj një kundërshtari që do të bëjë më të mirën. Do të bëjmë gjithçka që ta ruajmë vazhdimësinë pozitive ndaj Skënderbeut.

/Tirana Today

Tags: 100caniduhetfirojmëfortëIulianokonferenceMarkshtyp/Skenderbeu

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Next Post
VIDEO/ Mjeti kthehet përmbys dhe bëhet copash në autostradën Tiranë-Durrës, drejtuesi shpëton për mrekulli

VIDEO/ Mjeti kthehet përmbys dhe bëhet copash në autostradën Tiranë-Durrës, drejtuesi shpëton për mrekulli

Guardiola rrezikon Sanchez, PSG rikthehet në garë

Guardiola rrezikon Sanchez, PSG rikthehet në garë

Fayez Al Temyat: Arabia Saudite, pikë referimi e myslimanëve; Po luftojmë hapur terrorizmin   

Fayez Al Temyat: Arabia Saudite, pikë referimi e myslimanëve; Po luftojmë hapur terrorizmin   







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

by mirseda
22:37 | 07/01/2026
0

Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të...

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com