Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Kompania e gruas së Lulzim Bashës fiton mbi 200 milionë lekë në vit

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Teknologji
Kompania e gruas së Lulzim Bashës fiton mbi 200 milionë lekë në vit

Familja e Lulzim Bashës po pasurohet gjithnjë dhe më shumë. Kjo sepse bizneset e bashkëshortes së Bashës janë duke ecur mjaft mirë.

Kompania publicitare Landmark Communication në pronësi të bashkëshortes së Bashës, ka pësuar një rritje të ndjeshme prej më shumë se 13% në vitin 2016. Në një vit, gruaja e Bashës ka arritur që të fitojë nga kjo kompani, më shumë se 200 milionë lekë.

Ndërkohë që për vitin që lamë pas, të dhënat nuk janë bërë ende publike. Kujtojmë se babai i saj mori një goxha shpërblim, nga shteti për prishjen e pallatit në Vlorë.

Me tregun e reklamave që nuk po rritet prej vitesh, kohë të vështira kanë ardhur edhe për agjencitë publicitare. Ato do të duhet të rindajnë mes tyre tortën e të ardhurave dhe të përpiqen që t’u mbushin mendjen klientëve që të kalojnë më shumë buxhet përmes agjencive. Bizneset tentojnë që të negociojnë direkt me reklamuesit, sidomos për shitjen dhe blerjen e hapësirave publicitare.

Pavarësisht tregut në tkurrje, agjencitë po arrijnë të kenë më shumë të ardhura, por këtë po e bëjnë në kurriz të fitimeve.

Qarkullimi vjetor i 18 agjencive kryesore publicitare në vend u rrit me rreth 20% në 2016-n, pas rënies prej 5% me bazë vjetore në vitin 2015 (shiko tabelën: Të ardhurat e agjencive kryesore publicitare në vend, lekë). Të ardhurat totale të tyre ishin rreth 22 milionë euro, duke treguar se rreth gjysma e tregut të reklamave në vend kanalizohet përmes agjencive publicitare. Ndryshe nga të ardhurat, fitimet kanë rënë për më shumë se gjysmën e agjencive. Ekspertët e tregut pohojnë se tkurrja e fitimeve lidhet me shtimin e konkurrencës, që çon në uljen e marzheve të shitblerjes së hapësirave publicitare dhe rritjen e kostove të tjera të aktivitetit, si p.sh. personeli.

Aktiviteti i agjencive është shumë i luhatshëm, në varësi të klientëve që mund të humbin, apo fitimit të të rinjve dhe qarkullimi vjetor i tyre paraqet luhatje të mëdha nga njëri vit te tjetri. Pjesa më e madhe e qarkullimit të tyre vjen nga blerja e hapësirave publicitare, por që sipas aktorëve të tregut ka dhe marzhin më të ulët të fitimit, ndërsa më fitimprurëse janë shërbimet e tjera si krijueshmëria dhe prodhimi i spoteve, aktivitete të tjera marketingu etj., të cilat gjithnjë e më shumë kanë filluar të ofrohen nga agjencitë në vend.

Vitet e fundit, agjencitë e mëdha kanë konsoliduar aktivitetin, ndërsa hyrjet e reja, ndonëse tentojnë të rriten, mbeten me qarkullim relativisht të ulët.

Le Spot Group është operatori më i madh në këtë segment. Të ardhurat e kompanive të grupit, sipas bilancit përmbledhës të Le Spot për vitin 2016 ishin 1.8 miliardë lekë (rreth 13 milionë euro), me një rënie prej 5% në krahasim me vitin e mëparshëm. Kompanitë kryesore të saj janë Unlimited Media, Le Spot Production, Spot Communication, Optimum Media (indirekt), ndër më të mëdhatë në tregun e agjencive të publicitetit (shih tabelën). Vodafone, reklamuesi më i madh në vend, është klienti kryesor i grupit. Grupi ka gjithsej në pronësi direkte 12 shoqëri, ku më kryesorja është Unlimited Media.

Ogilvy ka shënuar vitin e dytë me aktivitet në rritje, duke u zgjeruar të ardhurat me 167% në 2016-n dhe duke u renditur si agjencia e dytë më e madhe në vend, pas Unlimited Media, që kryeson në listën e agjencive më të mëdha në vend.

Në vend të tretë është Spot Communication (pjesë e grupit të Spot).

McCann Tirana dhe Landmark Communication kanë pasur aktivitete pozitive, duke rritur të ardhurat përkatësisht me 67.3% dhe 13.9%.

Të ardhurat vjetore të agjencive të tjera janë më të ulëta se 1 milion euro, shkruan Tema. Kompanitë e vogla me rritjen më të shpejtë për 2016 janë Vatra Design Consultancy (V Advertising ltd), Source One, Gogel. Rritja e agjencive që merren me organizim eventesh ka reflektuar diversifikimin e fushatave të kompanive kryesore, për të shkuar direkt te klienti, jo vetëm përmes medias masive.

Tags: e gruasfitonkompaniaLulzim Bashësmbi 200milionë lekënë vit

TË LIDHURA

Gara për Tiranën, Salianji kundër strategjisë së PD: Duhet të garojmë me figurë politike
Politikë

Gara për Tiranën, Salianji kundër strategjisë së PD: Duhet të garojmë me figurë politike

17:39 | 02/10/2025
U kap me 3.4 gram kokainë, dënohet mbi 3 vjet burg shoferi i linjës Sarandë-Athinë
Aktualitet

U kap me 3.4 gram kokainë, dënohet mbi 3 vjet burg shoferi i linjës Sarandë-Athinë

17:15 | 02/10/2025
Bllokohet aksi Qukës-Qafë Plloçë, 260 milionë euro investim u mbulua nga gurët 27 ditë pas përurimit
Aktualitet

Bllokohet aksi Qukës-Qafë Plloçë, 260 milionë euro investim u mbulua nga gurët 27 ditë pas përurimit

17:03 | 02/10/2025
Next Post
Bayern Munich mposht Schalken, falë kryeveprës së Muller (Video)

Bayern Munich mposht Schalken, falë kryeveprës së Muller (Video)

Pagat e pedagogëve/Rektori Koni: Po ushtrohet trysni ndaj stafit akademik

Pagat e pedagogëve/Rektori Koni: Po ushtrohet trysni ndaj stafit akademik

Spalletti në vështirësi, Icardi mungon edhe ndaj Bolognas

Spalletti në vështirësi, Icardi mungon edhe ndaj Bolognas

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Gara për Tiranën, Salianji kundër strategjisë së PD: Duhet të garojmë me figurë politike
Politikë

Gara për Tiranën, Salianji kundër strategjisë së PD: Duhet të garojmë me figurë politike

by mirseda
17:39 | 02/10/2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, një prej zërave më të fortë, Ervin Salianji, mendon se për Bashki si...

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

17:30 | 02/10/2025
U kap me 3.4 gram kokainë, dënohet mbi 3 vjet burg shoferi i linjës Sarandë-Athinë

U kap me 3.4 gram kokainë, dënohet mbi 3 vjet burg shoferi i linjës Sarandë-Athinë

17:15 | 02/10/2025
Bllokohet aksi Qukës-Qafë Plloçë, 260 milionë euro investim u mbulua nga gurët 27 ditë pas përurimit

Bllokohet aksi Qukës-Qafë Plloçë, 260 milionë euro investim u mbulua nga gurët 27 ditë pas përurimit

17:03 | 02/10/2025
6 bashki do të zgjedhin kryetarët e rinj/ KQZ cakton afatet për zgjedhjet e pjesshme, propozon 8 ditë fushatë

6 bashki do të zgjedhin kryetarët e rinj/ KQZ cakton afatet për zgjedhjet e pjesshme, propozon 8 ditë fushatë

16:59 | 02/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com