Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Komiteti i Konventës së Bernës kërkon pezullimin e punimeve për aeroportin e Vlorës

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Komiteti i Konventës së Bernës kërkon pezullimin e punimeve për aeroportin e Vlorës

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës u kërkoi autoriteteve shqiptare pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, dhe ndërmarrjen e një programi gjithëpërfshirës të monitorimit të jetës së egër dhe rishikimin e të dhënave të Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zonën ku po ndërtohet aeroporti.

Sipas dokumenteve të miratuara në mbledhjen vjetore të Komitetit të mbledhur në Strazburg në takimin vjetor nga 28 nëntori deri në 2dhjetor, “kërkesa për pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës vjen për shkak të mungesës së dukshme të respektimit të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Komiteti i Konventës së Bernës e ka mbështetur kërkesën për autoritetet shqiptare “mbi një vlerësim paraprak të ekspertit, duke e trajtuar çështjen me urgjencë pas ankimimit të organizatës mjedisore shqiptare “Eco Albania” se ndërtimi i aeroportit po përparon me shpejtësi”.

“Komiteti, thuhet në dokumentet e takimit, të cilat “Zëri i Amerikës” i ka parë, vuri në dukje një prezantim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, e cila kujtoi se atyre nuk u është caktuar koha e mjaftueshme për të konsultuar draft raportin dhe rekomandimet dhe se ata besojnë se situata e aeroportit të Vlorës nuk duhet marrë në konsideratë, sipas kësaj dosje”.

Përfaqësuesi i organizatës mjedisore shqiptare PPNEA, Xhemal Xheri, i pranishëm në diskutimet e palëve gjatë takimit të Strazburgut i tha “Zërit të Amerikës”, se përfaqësuesit e Ministrisë shqiptare synojnë për të përfituar kohë që ndërtimi aeroporit të përfundojë”.

Dokumentet finale pritet të paraqiten pranë Komitetit të Konventës fillimin e vitit të ardhshëm ku priten edhe rekomandimet e detajuara për autoritetet shqiptare.

Në fund të gushtit të këtij viti përfaqësues nga Konventa e Bernës, së bashku me përfaqësues nga Konventa për Shpendët Shtegtues (CMS) si dhe Marrëveshjes për Ruajtjen e Shpendëve të Ujit të Afrikës dhe Euroazisë (AEWA) realizuan një vlerësim në terren të situatës në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë duke përgatitur raportin paraprak për Komitetin e Bernës.

Konventa e Bernës e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane është një instrument juridik detyrues ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës. Shqipëria e ka nënshkruar këtë Konventë në vitin 1995 dhe ka hyrë në fuqi në maj të vitit 1999.

Ndërkohë më 23 nëntor 2022, dy organizata mjedisore shqiptare PPNEA dhe AOS, me mbështetjen e EuroNatur, ngritën një padi në Gjykatën Administrative kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Sipas organziatave ky ndërtim shtrihet brenda një prej ligatinave dhe zonave më të rëndësishme të biodiversitetit në Shqipëri dhe përgjatë korridorit shtegtues të Adriatikut, një rrugë shtegtimi e rëndësishme për shumë shpendë shtegtues. Me vazhdimin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, qeveria shqiptare shkel ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare.

Peisazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë është sipas vlerësimit të organizatave një ndër sistemet ekologjike më të rëndësishme në Shqipëri, ligatina e dytë më e rëndësishme në vend, shtëpi e llojeve të rëndësishëm të florës dhe faunës dhe pjesë e disa rrjeteve ekologjike ndërkombëtare, korridorit shtegtues të Adriatikut, me më shumë se 220 lloje shpendësh.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi një vit më parë dhe po kryhet nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohet nga “Mabetex” e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompanine turke, “Yda Group”, e cila ka 48 % të aksioneve, ndërsa 2 % i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”.

Aeroporti i Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh dhe pritet të përrfundojë në fund të vitit 2024 me një vlerë të parashikuar të investimit në rreth 104 milion euro.

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë muajin e shkuar tha se se “punimet për aeroportin po ecin shumë mirë dhe fluturimi i parë do ta jetë fund të vitit 2024. “Shpresojmë të mos kemi surpriza, deklaroi kryeministri Rama”. /VOA

Tags: Aeroporti i VlorësKomiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës

TË LIDHURA

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Next Post
Kërcënohet me jetë kryeministrja italiane dhe vajza e saj 6-vjeçare

Kërcënohet me jetë kryeministrja italiane dhe vajza e saj 6-vjeçare

Zelensky shpallet “Njeriu i Vitit” nga prestigjozja “TIME”

Zelensky shpallet “Njeriu i Vitit” nga prestigjozja “TIME”

“The Forbes”: Von der Leyen, gruaja më e fuqishme në politikë për vitin 2022

"The Forbes": Von der Leyen, gruaja më e fuqishme në politikë për vitin 2022







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com