Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Komisioni Evropian rekomandon për Ukrainën statusin e kandidatit të BE

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Komisioni Evropian rekomandon për Ukrainën statusin e kandidatit të BE

Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka rekomanduar që Ukrainës t’i jepet statusi kandidat për anëtarësim në BE. Kievi e ka kërkuar statusin e kandidatit që nga viti 2014. Komisioni Evropian rekomandoi të premten që Ukraina të marrë statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian.

“Ukraina ka demonstruar qartë aspiratën dhe vendosmërinë e saj për t’iu përshtatur vlerave dhe standardeve evropiane”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Në një postim të mëvonshëm, Ursula von der Leyen tha: “Ukrainasit janë gati të vdesin për perspektivën evropiane. Ne duam që ata të jetojnë ëndrrën evropiane me ne”.

Vendimi hap rrugën për miratimin e rekomandimit nga krerët e qeverive të BE në një samit në Bruksel të enjten dhe të premten e ardhshme.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski e përshëndeti në Twitter vendimin e Komisionit Evropian.  “Unë mirëpres përfundimin pozitiv të Komisionit Evropian për statusin e kandidatit të Ukrainës. Ky është hapi i parë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, i cili me siguri do ta sjellë fitoren tonë më afër.” Zelenski vazhdoi më tej me një falënderim për Von der Leyen dhe ekzekutivin “për një vendim historik”. Kievi e ka kërkuar statusin e kandidatit që nga viti 2014.

Moldavia mori gjithashtu mbështetje për statusin e kandidatit në BE. Të premten, Komisioni propozoi gjithashtu që Moldavia të bëhet kandidate për anëtarësim në BE. Ekzekutivi i BE tha se kjo bëhet në bazë të premisës se Moldavia do të kryente reforma.

Von der Leyen-i tha se Moldavia “është në rrugën e reformës, në luftën kundër korrupsionit dhe drejt Evropës”, duke shtuar: “Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Por ne mendojmë se ka potencialin e nevojshëm për të përmbushur kriteret.”

Moldavia ndan një kufi të gjatë me Ukrainën. Von der Leyen tha se në rastin e Gjeorgjisë, ky vend duhet të “përcaktojë një rrugë të qartë drejt reformave strukturore” dhe të vlerësojë se si do të përmbushte një sërë kushtesh përpara se t’i jepej statusi i kandidatit.

Kremlini vëzhgon zhvillimin e situatës “me vëmendjen më të madhe”

Kremlini ka reaguar ndaj lajmit se Komisioni Evropian i rekomandon Ukrainës të marrë statusin e kandidatit për në BE.

“Ka transformime të ndryshme që ne po i shikojmë me kujdes,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë telefonike të premten.

Peskovi tha se kjo çështje “kërkon vëmendje të shtuar” dhe se Moska po monitoron atë që ai e përshkroi si “forcim të komponentit të mbrojtjes të Bashkimit Evropian”.

Një nga arsyet që Rusia jep për të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” në Ukrainë është shkelja e supozuar e Perëndimit në pragun e Rusisë, të cilin Moska e sheh si kërcënim për sigurinë e saj. /DW

 

Tags: beKomisioni EvropianUkraina

TË LIDHURA

Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”
Bota

Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

21:26 | 31/10/2025
Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiç i kërkon SHBA-ve të tërheqin sanksionet
Bota

Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiç i kërkon SHBA-ve të tërheqin sanksionet

18:40 | 31/10/2025
Macron përballet me popullaritetin në rënie, Le Figaro: Vlerësimi i tij, vetëm 11%
Bota

Macron përballet me popullaritetin në rënie, Le Figaro: Vlerësimi i tij, vetëm 11%

21:08 | 30/10/2025
Next Post
Arkeologët në “garë” me kohën për të shpëtuar një anije të mbytur 1300 vjeçare në Francë

Arkeologët në "garë" me kohën për të shpëtuar një anije të mbytur 1300 vjeçare në Francë

Një bar qelqi varet mbi kanion në Gjeorgji

Një bar qelqi varet mbi kanion në Gjeorgji

Lija e majmunëve mbërrin në Serbi

Lija e majmunëve mbërrin në Serbi







JU REKOMANDOJMË

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur
Aktualitet

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

by mirseda
21:31 | 31/10/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Elbasan-Qafë Thanë, me gjatësi rreth 50 km, po përparojnë...

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

21:26 | 31/10/2025
Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj shqiptarët në Itali

Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj shqiptarët në Itali

21:24 | 31/10/2025
Vdekja e Fatos Nanos, Servet Pëllumbi: Një figurë qendrore e tranzicionit shqiptar

Vdekja e Fatos Nanos, Servet Pëllumbi: Një figurë qendrore e tranzicionit shqiptar

20:22 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com