Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Kombëtarja e Edi Rejës, në tranzicion pozitiv

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Kombëtarja e Edi Rejës, në tranzicion pozitiv

Nga: Ylli Aga

Ngritja e stekës në nivelin e një final isti të një eventi madhor si Kampionati Europian do ta bënte të vështirë karrierën e çdonjërit që do të pasonte De Biazin në stolin kuqezi. Kjo pasi faktorët përbashkues që bënë të mundur atë sukses historik do të jenë mjaft të vështirë për t’u përsëritur, duke filluar nga më kryesorja krijimi i përfaqësueses së Kosovës dhe rrjedhimisht limitimin e zgjedhjeve cilësore për ekipin Kombëtar. Deklarata e fundit e kapitenit Etrit Berisha se një kombëtare e përbashkët Shqipëri-Kosovë nuk do të kishte frikë asnjë kundërshtar në kontinent, përtej patriotizmit dhe sinqeritetit, ka dhe baza të forta sportive.

Me shpresën se koha dhe realitetet e reja politike do të mund t’i japin zgjidhje këtij realiteti paradoksal, rrugëtimi i kuqezinjve krejt natyrshëm ishte i pritshëm që të përballej me vështirësi dhe pengesa të shumta. Ndër to edhe aksidentale, siç ishte periudha nën drejtimin e Panuçit, që më shumë se për rezultatet zhgënjyese do të mbahet mend për arrogancën dhe kaosin sportiv që krijoi. Në atë situatë, mbërritja e një eksperti si Reja injektonte besim dhe pritshmëri të larta. Tanimë, pas afro 19 muajsh në drejtim është koha ideale për të analizuar ecurinë e tij.

Edi Reja me statistikat në favor

Trajneri i kuqezinjve mund të ketë si aleatin më të fortë, fatin, që në 15 ndeshjet që ka drejtuar, 10 prej tyre janë luajtur përballë kundërshtarëve më të dobët në letër. Konfirmuar më së paku nga renditja e përditësuar çdo muaj nga FIFA. Dhe një fakt i tillë e bën shumë të favorizuar në raport me paraardhësit e tij, të cilët në kualifikueset europiane dhe botërore janë përballur me kundërshtarë më të fortë. Megjithatë, numrat mbeten numra. Dhe ato na tregojnë se 15 ndeshje në drejtim, kuqezinjtë me Rejën në stol numërojnë 7 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje. Madje në favor ka edhe golavarazhin 23-17. Me këtë numër ndeshjesh, me shumë mundësi edhe për arsyen e përmendur më lart, asnjë trajner tjetër i mëparshëm në drejtimin e kuqezinjve nuk ka patur një statistikë më të mirë.

Tanimë, janë vetëm tre trajnerë të cilët kanë provuar shijen e më shumë fitoreve në drejtimin e ekipit tonë Kombëtar; Kuzhe 8 fitore në 24 ndeshje, Brigel 10 fitore në 31 ndeshje dhe rekordi me De Biazin 21 fitore në 54 ndeshje. Por më shumë se sa numrat, rezultatet shkojnë në favor të trajnerit aktual më së shumti me përmbushjen e një objektivi të parë, siç ishte kryesimi i grupit kualifikues në Nations League, duke i ngjitur kuqezinjtë një kategori më lartë. E sigurt që në Ligën B vështirësitë do të jenë shumë herë më të mëdha dhe mundësia për të siguruar një biletë për “EURO 2024”, më të pakta, por në planin sportiv, të imazhit dhe pritshmërive të opinionit sportiv konkurrimi në këtë kategori do të jetë sfidë e mirëpritur, intriguese dhe pse jo edhe shteruese për të kuptuar nivelin real të skuadrës sonë.

Eksperimente pa fund dhe fiksimi për skemën 3-5-2

Në një nga prononcimet e fundit, një nga trajnerët më të spikatur të botës së futbollit, Marselo Bielsa për të relativizuar diskutimet për skemën taktike të skuadrës shpjegonte me fjalë të thjeshta se:

“Në një ndeshje të vetme, mund të fotografohen deri në 100 vendosje të ndryshme taktike në varësi të situatave të ndryshme të lojës. Në këtë kuptim më shumë se skema e deklaruar merr rëndësi interpretimi i çdo situate nga lojtarët në të dyja fazat e lojës, asaj sulmuese dhe mbrojtëse”.

Gjykuar nga ky këndvështrim, trajneri i kuqezinjve mund të jetë i justifikuar në zgjedhjet dhe fiksimin e tij. Megjithatë, marrë në konsideratë të gjitha zgjedhjet e bëra prej tij, të treguara në detaje nga tabela bashkëngjitur nuk mundet të mos evidentojmë disa numra që krijojnë mospërputhje. E para që bie lehtësisht në sy është numri i lartë i futbollistëve të thirrur në apel për të kontribuar për ekipin tonë kombëtar. Plot 48, nga të cilët 41 prej tyre kanë marrë minuta për t’u aktivizuar, që mund të konsiderohet i fryrë për një vend të vogël si yni, krahasuar edhe me numrat e futbollistëve të aktivizuar apo provuar edhe nga gjigantët e futbollit europian.

Gjithashtu, një numër kaq i lartë futbollistësh, mund të krijojë probleme për të krijuar një harmoni të grupit dhe kiminë e duhur mes lojtarëve. Por nëse kjo periudhë 19 mujore në drejtimin e Rejës, ka qenë eksperimentale në funksion të një objektivi më madhor, për t’u dhënë shansin sa më shumë futbollistëve, për të mbërritur te një listë më e shkurtuar në kualifikueset e radhës mund të jetë e justifikuar.

Ndërkohë që për sa i takon debateve dhe dyshimeve për skemën 3-5-2, emrat e futbollistëve që kemi në dispozicion dhe sërish numrat në tabelën shoqëruese na tregojnë se zgjedhje tjetër taktike mund të ishte më optimale, ku një pikë kompromisi mes fiksimit të trajnerit dhe analizave të shumë specialistëve mund të ishte 3-4-3. Nëse ka një shumicë që bien në emërues të përbashkët me mbrojtjen me tre, për shkak të shumë alternative cilësore për këtë zgjedhje, një propozim për të ndryshuar është në vijën e sulmit ku veçanërisht nga krahët alternativat janë cilësore. Për ta përforcuar këtë ide mjafton të marrim në konsideratë vlerat sportive dhe statistikat e të paktën dy futbollistëve Roshi dhe Uzuni, që mund të shërbenin perfekt në këtë skemë.

Roshi në vetëm ‘357 minuta aktivizim është i përfshirë direkt në 7 gola të shënuar, një me firmën e tij dhe gjashtë asist. Ndërkohë në krahun tjetër, Uzuni në ‘352 minuta ka kontribut në 3 gola, një me firmën e tij dhe dy asiste. Në çdo rast do të jetë trajneri që do të vendosë. Mbi të gjitha, nëse ka edhe rezultatet në favor, por Kombëtarja që të gjithë njohim dhe duam, për pritshmëritë që e rrethojnë meriton marrjen e maksimumit të vlerave të futbollistëve të saj kandidatë. Me shpresën për të filluar nga ndeshja dhe kompeticioni i radhës.

Tags: Edi Rejakombetarja shqiptareopinionYlli Aga

TË LIDHURA

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi
Sport

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet
Aktualitet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij
Sport

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025
Next Post
‘Pres zyrtarizimin’/ Putin: Nuk kam motive të fshehura për të mos uruar Biden

'Pres zyrtarizimin'/ Putin: Nuk kam motive të fshehura për të mos uruar Biden

Aksident në Tiranë: ‘Hyundai’ përplas automjetin e policisë (Foto)

Aksident në Tiranë: 'Hyundai' përplas automjetin e policisë (Foto)

FOTO/ Tirana një “betoniere” e madhe, 10 kulla në ndërtim e sipër

FOTO/ Tirana një “betoniere” e madhe, 10 kulla në ndërtim e sipër

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Koreja e Jugut voton për presidentin e ri, pjesëmarrje rekord qytetarësh!
Bota

Koreja e Jugut voton për presidentin e ri, pjesëmarrje rekord qytetarësh!

by mirseda
08:43 | 03/06/2025
0

Është dita e zgjedhjeve në Korenë e Jugut, ku votuesit po zgjedhin presidentin e ardhshëm të vendit...

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

08:37 | 03/06/2025
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 qershor 2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 qershor 2025

08:34 | 03/06/2025
Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

23:08 | 02/06/2025
Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com