Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kokaina/ Ish-presidenti jep alarmin: Siguria Kombëtare në rrezik serioz!

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar lidhur me sekuestrimin e 163 kilogramëve kokainë në Durrës, operacionin ky që çoi në pranga dy persona, ndërsa pronari i “Arbri Garden” është shpallur në kërkim.

Nishani shkruan në një postim në Facebook se Siguria Kombëtare është në rrezik serioz, ndërsa përmend edhe ngjarjet e sotme, ku janë kapur 5 ton marijuanë në Itali, dhe mbi 400 kg marijuanë në Greqi, të dyja të nisura nga Shqipëria.

Ish-presidenti akuzon se përgjegjësit kryesorë nxituan ta quajnë atë në një ‘sukses të jashtëzakonshëm’.

“Miliarda të pista që blejnë votat dhe pushtetin politik. Pastaj me të, zotërojnë pushtetin ekonomik. E pastaj me të, kontrollojnë pushtetin mediatik. E më tej me të, nënshtrojnë pushtetin e drejtësisë. Përfundimisht gjithshka e blerë !”, shkruan ndër të tjera Nishani.

Reagimi i plotë:

Siguria Kombëtare në rrezik serioz !

Dje në Shqipëri u kap një sasi rekord

prej 615 kg kokaine. Një ngarkesë e survejuar dhe ndjekur në të gjithë trajektoren e lëvizjes së saj Kolumbi-Maltë-Itali me destinacion Shqipërinë nga Agjensia më e fuqishme botërore e antidrogës, DEA Amerikane.

Pothuajse paralelisht me këtë ngjarje në Shqipëri, kapen sasi të konsiderueshme kanabisi në Itali dhe Greqi të nisura nga Shqipëria.

Vetëm në këto ngarkesa vlera e parave të pista e kalon shumën e një miliard dollarëve.

Para e madhe, për të blerë gjithshka !

Pushtet, armë, prezencë, mburojë, vazhdimësi !

Kthimi i Shqipërisë në destinacionin bazë të depozitimit të kokainës nga Amerika Latine, përpunimi i saj dhe shpërndarja më pas në Evropën Perëndimore na ka ekspozuar gjithëseicilin prej nesh në një rrezik të madh edhe të jetës.

Përgjegjësit kryesor të kësaj situate nxituan me shpejtësi ta devijojnë atë në “suksesin e jashtëzakonshëm” që u kap kontenieri !!!

Informacionet e para tregojnë se pritësit e këtij kontenieri kanë marrë nga i njëjti destinacion edhe rreth 100 (njëqind) ngarkesa të tjera.

Asnjëra prej tyre e kontrolluar.

Nëse vetëm 1 në 10 prej tyre do të kishte ngarkesë me kokainë, imagjinoni se cfar sasia ka hyrë dhe është shpërndarë më pas nga Shqipëria ?

Ata që e kanë studiuar me kujdes fizionominë e MAFIA-s e dinë mirë se një ngarkesë qindramilionëshe nuk lëviz kurrë pa garanci të forta me pushtet absolut për të siguruar suksesin e transaksionit.

Një ngarkesë qindramilionëshe nuk lëviz kurrë pa u provuar suksesi i përsëritur i sasive më të pakta që rriten në progresivitet kalim pas kalimi.

Përse këtë vend po lejojmë të na e shkatërrojnë në këtë “far-féje”, duke na kthyer të gjithëve në maskën e bosëve narkos ?

Shqipërinë po na e kthejnë nga HAMBARI evropian i kanabisit në TRAMPOLINEN mesdhetare të kokainës !

Shumë mirë që kontenieri që u plas në mes të sheshit të Portit u kap. Duartrokitje !

Por 28 shkurti është ngulur si gozhdë tani.

Policia dhe Prokuroria e shtetit kanë një nga provat më të mëdha përpara për të zbuluar në detaje grupim kriminal që priste porosinë, Atë që do të bënte përpunimin dhe Atë që do ta shpërndante drejt Perëndimit.

Do duhet të na thonë ; Kush janë garantuesit e sigurisë së këtij transaksioni gjigand kriminal ?

Kjo dosje as nuk do mund të harrohet, as do mund të “hollohet”.

Në të kundërt përgjegjësia do të jetë shumë e madhe.

Rrogëtarët e kokainës do përpiqen ta lyejnë me bojrat e ylberit të bardhën vrastare të kokainës.

Por ne, qytetarët nuk duhet të kompleksohemi nga ky lloj agresioni i trushplarjes.

Sot Siguria Kombëtare e Shqipërisë është në rrezik !

Rrezik që vjen i komanduar nga miliardat e parave të zeza të së bardhës zezonë kokainë.

Miliarda që lehtësisht blejnë të gjitha llojet e pushteteve në një vend që quhet formalisht demokratik.

Miliarda të pista që blejnë votat dhe pushtetin politik.

Pastaj me të, zotërojnë pushtetin ekonomik.

E pastaj me të, kontrollojnë pushtetin mediatik.

E më tej me të, nënshtrojnë pushtetin e drejtësisë.

Përfundimisht gjithshka e blerë !

E blerë me kokainë tashmë.

Ndaj siguria jonë është në rrezik !

Kur siguria e qytetarëve të një vendi është në mënyrë masive në rrezik, Siguria Kombëtare është e tëra në rrezik.

Tags: ish-presidentijep alarminkokainanë rrezikSeriozsiguria kombetare

TË LIDHURA

Aktualitet

Alket Rizai dyshohet se është arratisur në Shqipëri ose Kosovë/ Zbulohen detaje të reja

10:21 | 07/10/2026
Aktualitet

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026
Aktualitet

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026
Next Post

Në luginën e Vjosës, mes varfërisë, këngës e rakisë

Si do të zaptohet trualli i Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar 6 kulla

Zgjedhjet italiane po testojnë “nervat” e Europës







JU REKOMANDOJMË

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Alket Rizai dyshohet se është arratisur në Shqipëri ose Kosovë/ Zbulohen detaje të reja

by mirseda
10:21 | 07/10/2026
0

Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënuar që nuk u kthye në burgun e Domokos...

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com