Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Koka e Bashës nuk i zgjidh hallet e opozitës, thjesht i kamuflon ato

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Në majë të gishtave, drejt jetës tonë normale

Nga Skënder Minxhozi/

Lulzim Basha është sot rrufepritësja e vetme zyrtare e humbjes së zhurmshme të 25 prillit për opozitën shqiptare. Rreth tij dhe të ardhmes së tij politike po ndërtohet sot e gjithë trajektorja e reflektimit dhe korrigjimit politik që opozita parashikon të bëjë brenda vetes. Dhe kur ky proces kryhet kaq i ngushtë dhe i kufizuar, por njëherësh edhe kaq fiktiv e formal sa ç’parashihet të ndodhë – gjithçka banalizohet dhe humbet vlerën reale që duhet të ketë.

Opozita nuk humbi vetëm zgjedhjet e radhës në 25 prill. Ajo humbi de facto të gjithë vlerën e investimit tetëvjeçar në projektin e formatimit dhe ndërtimit të një epoke post-Berisha brenda të djathtës shqiptare. Ashtu si në rastet kur e mbërthen keq këmishën nga kopsa e parë, mënyra hipokrite sesi nisi ai proces tetë vite të shkuara, po kushtëzon edhe vijimin e ngjarjeve që kanë rrjedhur pas tij. Këmisha e mbërthyer keq të tregon shëmtuar para pasqyrës! Dhe ç’është më e sikletshmja, duhet kopsitur edhe një herë nga e para!

Fokusimi i debatit politik rreth fatit të Lulzim Bashës është një akt zvogëlues dhe minimizues i një krize që është shumë më e gjerë brenda Partisë Demokratike në radhë të parë, e të gjithë opozitës, në një plan më të gjerë. Teksa në PD luftohet me pambuk dhe fishekë manovre për zyrën e kryetarit, në LSI nuk pipëtin askush. Papritur partia “king maker”, formula magjike 15 vjeçare e Ilir Metës për polin e tretë në politikën shqiptare, po hesht si të ishte një formacion politik nga ata që s’u njihet as adresa dhe as numri i telefonit. Ka humbur plot 15 deputetë krahasuar me zgjedhjet e shkuara, megjithëse edhe në 25 prill, natën e zgjedhjeve, njoftonte se kishte fituar dhjetra të tillë!

Me një lehtësi dhe naivitet të shtirur ekstrem, humbja e 25 prillit jo  vetëm që po i faturohet e gjitha vjedhjes dhe blerjes së votave nga qeveria, por jashtë saj po lihen qëllimshëm të gjithë komponentet reale që prodhuan krizën e prillit brenda opozitës së sotme.

Nuk po flet askush për rolin e Presidentit brenda fushatës opozitare, me pulsimet e tij cerebrale krejt të paparashikuara, shpërthimet, akuzat publike, varavingot nëpër teatrin e zgjedhjeve si një polici votimesh e dalë jashtë kontrollit. Sa vota i ka kushtuar përçartja disajavore e Ilir Metës, fushatës buzëqeshëse të Lulzim Bashës?! Sa vota socialiste ka lëvizur “me dhunë” drejt kutive të votimit, gjuha e skajshme e Presidentit që trembte edhe votuesin e majtë më flegmatik e të mërzitur?!

Nuk po rreket asnjeri të parashtrojë më tej një premisë sado simbolike për të analizuar marrëdhëniet mes PD e LSI para dhe gjatë zgjedhjeve, mungesën e koordinimit dhe me keq akoma, konkurencën e egër për vota në shumë qarqe. Dikush mund të thotë se është herët që kjo të kryhet, pasi kemi nëpër këmbë kontestimet e rezultatit nëpër gjykatat elektorale. Kësaj logjike mjafton t’i kundërvesh realitetin cinik të mbylljes de facto të zgjedhjeve, pas urimeve zyrtare që vendet perëndimore i dërguan fitimtarëve pak ditë pas 25 prillit.

Kontestimet nuk do e përmbysin dot rezultatin final. Me fjalë të tjera humbja është definitive dhe pakthyeshme. Çka e bën të mundur dhe urgjent nisjen e një procesi reflektimi serioz, por jo të një farse partiake për të rikonfirmuar kryetarin e rrëzuar katër herë rresht.

Dhe pjesë e një analize serioze për gjendjen e lidershipit të PD-së së sotme s’ka si të mos jetë dualizmi faktik Basha-Berisha, në të cilin është detyruar të veprojë kryetari i partisë që nga dita 1 e marrjes së detyrës. Të gjithë, edhe ata që e shpërfillin këtë argument sa për sy e faqe, e dinë që në asnjë moment të karrierës së tij në krye të PD, Lulzim Basha nuk ka vepruar jashtë një konteksti të caktuar që ka kushtëzuar sjelljen, vendimet dhe qëndrimet e tij gjatë viteve. Dhe elementi bazë i këtij konteksti ka qenë dhe mbetet mentori historik i zotit Basha, ish-kryetari Berisha.

Nuk është e tepërt të thuhet sot se PD nuk ka një, por dy probleme lidershipi për të zgjidhur. Ka në duar fatin e kryetarit aktual, por ka edhe mundësinë të ndërpresë më në fund ciklin e pambyllur të vitit 2013, që la hapur shtegun që më pas prodhoi një lidership anemik tetëvjeçar, të pavendosur dhe me kokën pas. Një parti që ende thërret shesheve “Poshtë komunizmi” në vitin 2021, dëshmon se jeton akoma me nostalgjinë absurde ndaj personit që duhej të kishte hapur krahun prej shumë vitesh. por që nuk iku kurrë prej vërteti nga istikami i tij në pullazin e partisë.

Bashkë me analizën e rezultatin përmbledhës të të gjitha partive opozitare (përfshirë krerët aleatë që morën 500 vota në zgjedhje), mungesën e frymës dhe të bashkëpunimit me partitë e djathta që garuan veçmas, lista bëhet e gjatë dhe këto elemente të humbjes dalin shumë përtej emrit dhe personit të Lulzim Bashës. Kurrsesi kjo nuk është një shpërndarje e fajit dhe përgjegjësisë për humbjen elektorale, por vetëm një vështrim i zgjeruar dhe realist i asaj që ndodhi ditën kur demokratët kujtuan se e kishin çuar në shtëpi Edi Ramën. Me gojën e kryetarit, jo me atë që kutitë kishin brenda.

Basha duhet të largohet sepse e ka ezauruar ciklin e vet në krye të partisë. E pati mundësinë të drejtonte drejt pushtetit dhe vetëm humbi. Por ky kamuflazh rrezikon të lerë të paprekura shumë aspekte të tjera madhore të një krize që nuk lindi në 25 prill dhe as do të zgjidhet së afërmi. /javanews/

Tags: bashaopozitaskender Minxhozi

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post
Nostalgji futbolli / 16 maj 2015, kur Anfield-i i jepte lamtumirën kapitenit

Nostalgji futbolli / 16 maj 2015, kur Anfield-i i jepte lamtumirën kapitenit

Përplasja me armë në Lezhë’/ Pamje nga aksioni

Rrethrrotullimi i Shëngjinit / 1 kg kanabis në makinë, në pranga një 27-vjeçar

Europa ime: Një përmendore bronzi për Peter Handken

Europa ime: Një përmendore bronzi për Peter Handken

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

by mirseda
22:48 | 10/07/2025
0

Ka përfunduar me sukses një operacion i vështirë shpëtimi në Gjirin e Gramës, ku një velierë me...

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com