Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kohë të vështira për të fortët e politikës botërore

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Politika e jashtme dekadente e Perëndimit

Nga Chris Patten, “Project Syndicate”/Popullariteti i udhëheqësve të fortë duket se po bie. Tregjet nuk janë egërsuar akoma, por autokratët kanë pak arsye për t’u ndjerë gangsterë.

Shihni Kinën. Lojërat e brendshme të pushtetit brenda Partisë Komuniste të Kinës janë të panjohura, dhe rrallëherë armiqësia politike arrin në nivele, në të cilat s’mund të mbulohet dot.

E megjithatë, zërat e shqetësuar mund të dëgjohen qartë. Këtë muaj, pasi presidenti Xi Jinping dhe këshilltarët e tij të lartë u tërhoqën në resortin bregdetar Beidaihe, nisën të qarkullonin zëra kritikë në mesin e radhëve të partisë ndaj kultit të individit të Xi.

Gjykuar nga thashethemet, Xi duhet të pyesë veten nëse ishte një veprim i mençur përmbysja e reformave të Ten Hsiao Pinit, dhe shpërfillja e precedentëve të vendosur nga udhëheqësit e mëparshëm të PKK si Jiang Zemin dhe Hu Xhintao.

Ai gjithashtu mund të dëshirojë të rishqyrtojë retorikën e tij triumfale, duke pasur parasysh ndjeshmërinë nacionaliste të presidentit amerikan Donald Trump, dhe presionin e këtij të fundit me natyrë proteksioniste.

Së fundmi, ai mund të dëshirojë të rivlerësojë politikën e tij, të mishëruar në nismën e “Brezit dhe Rrugës”, që po kritikohet gjithnjë e më shumë si një mekanizëm që Kina të mund të eksportojë borxhin e saj tek vendet e tjera, shpesh përmes investimeve të dyshimta.

Ndërkohë, miku i ri më i mirë i Xi, presidenti rus Vladimir Putin, mbetet politikisht i patrazuar. Por, siç sugjeroi një gazetar i Fox News, kjo mund të jetë për shkak se shumë nga kritikët e tij “kanë vdekur”.

Qeveria ruse, varet ende nga nafta dhe gazi për 40 për qind të të ardhurave të saj, dhe ekonomia e privuar nga dinamizmi i sipërmarrjes dhe investimet e huaja, mbetet në agoni.

Hidhni sytë përreth shtëpisë tuaj, dhe shihni nëse mund të gjeni ndonjë gjë që ka ardhur nga Rusia, përveç vodkës, energjisë ose veprave të Tolstoit.

Por telashet Putini dhe Xi-së, janë të papërfillshme, në krahasim me ato të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe atij amerikan Donal Trump, që së fundmi është implikuar nga avokati i tij i dikurshëm në kryerjen e një krimi federal.

Pesëmbëdhjetë vjet pas ngjitjes në pushtet pas nujë krizë të rëndë ekonomike që kishte mbërthyer vendin, Erdogan duket se synon të prodhojë një krizë të re të vetën.

Lira turke ka humbur 38 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit këtë vit, për shkak të analfabetizmit ekonomik, nepotizmit dhe shurdhërisë së Erdoganit ndaj pikëpamjeve alternative.

Ndryshe nga paraardhësi i tij si president, Abdullah Gyl, Erdogani nuk ka bërë asnjëherë shumë përpjekje për të qenë një lider për të gjithë vendin.

Mënyra e tij dominuese dhe politikat vetë-shërbyese, kanë thelluar ndarjet ndërmjet shekularistëve të pasur dhe myslimanëve më të varfër, ruralë që formojnë bazën e tij të mbështetësve.

Kriza e fundit e Turqisë, është më tragjike për shkak se s’ka pasur ndonjë arsye. Vendi është një qendër e rëndësishme rajonale, i banuar nga 81 milionë njerëz, dhe që shërben si një urë ndërmjet Perëndimit, Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore.

Ai ka potencialin të jetë një dinamo ekonomike. Por politikat e Erdoganit po zhysin në humnerë ekonominë turke. Ndonëse lira është në rënie të lirë dhe inflacioni po rritet, Erdogani ka ushtruar presion ndaj Bankës Qendrore që të mos rrisë normat e interesit, nga frika se një ngadalësim i rritjes do të dëmtojë perspektivat e partisë së tij në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, veçanërisht në qytete.

Por gjatë 12 muajve të ardhshëm, ai do të duhet të përballet me një deficit të rritur të llogarisë korente dhe një borxh të madh në dollarë. Si për t’i përkeqësuar gjërat më tej, Erdogan emëroi kohët e fundit dhëndrin e tij të pakualifikuar, Berat Albajrak – Xhared Kushnerin e Ankarasë – si Ministër të Financave dhe Thesarit, duke shqetësuar më tej tregjet ndërkombëtare.

Dhe ai është angazhuar në një konflikt diplomatik dhe tregtar në rritje me SHBA-në, lidhur me arrestimin e një pastori amerikan të akuzuar për pjesëmarrje në përpjekjen e grushtit të shtetit të vitit 2016 kundër Erdoganit.

Trump, nga ana e tij, e ka shndërruar lirimin e pastorit në një kryqëzatë personale, më shumë gjasa për të entuziazmuar bazën e tij elektorale, në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit në  SHBA në muajin nëntor. Për këtë qëllim, ai njoftoi së fundmi se do të dyfishojë taksat mbi aluminin dhe çelikun turk që hyn në SHBA.

Dëshpërimi i Trump për të provuar, se ai nuk mund të nxitet nga askush (përveç Putinit), është i mirënjohur. Në mosmarrëveshjen me Turqinë, ai nuk ngurroi të vendoste tarifat shtesë, pavarësisht nga goditjet potenciale ndaj bizneseve dhe konsumatorëve amerikanë.

S’ka gjë se Turqia është një aleate e rëndësishme e NATO-s. Trump duket se synon ta dëbojë atë nga aleanca, dhe ta hedhë në krahët e Rusisë dhe Kinës. Përkundër problemeve të tij në rritje ligjore dhe të një legjitimiteti gjithnjë e më të dyshimtë, Trump ka vazhduar të shkatërrojë rendin ndërkombëtar të pasluftës që Amerika ndihmoi të ngrihet.

Më keq akoma, brezi i tij i nativizmit egoist po përhapet përmes Azisë dhe Evropës, duke diktuar zhvillimet politike në Itali, Hungari, Poloni dhe madje edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Në Britani, Ministri i ri i Jashtëm, Xheremi Hant, ka argumentuar se lëvizja pas fushatës Brexit, është e ndryshme nga nacionalizmi populist në vendet e tjera.

Por nuk është kështu. Mbështetësit e linjës së ashpër të Brexit, janë motivuar nga armiqësia ndaj emigrantëve dhe të huajve. Nëse Hant ka ndonjë dyshim për këtë, ai s’ka nevojë të shkojë më tej se sa paraardhësi i tij, Boris Xhonson, i cili kohët e fundit ka shkruar një koment, duke tallur gratë myslimane që mbajnë burka.

Ndryshe nga udhëheqësit spirantë aktualë, një udhëheqës vërtetë i fortë do të angazhohej për një bashkëpunim ndërkombëtar, dhe do të përpiqej të bindte votuesit se pse kjo ka rëndësi.

Dikush shpreson që presidenti francez Emanuel Makron, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri japonez Shinzo Abe, të bëjnë pikërisht këtë muajt e ardhshëm.

Ndërkohë, duhet të lutemi që të fortët si Trump dhe Erdogan të mos dëmtojnë shumë vendet e tyre respektive dhe të të tjerëve. Është koha të rikthejmë madhështinë e bashkëpunimit.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: ‘fortët’botëroreerdogankohepolitikesTrumpTurqiavështira

TË LIDHURA

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post
Topalli “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën: Pse s’flet për pazaret me tokat shqiptare?

Topalli “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën: Pse s’flet për pazaret me tokat shqiptare?

Nënë Tereza, humanistja e madhe që lartësoi emrin e Shqipërisë në botë (Video)

Nënë Tereza, humanistja e madhe që lartësoi emrin e Shqipërisë në botë (Video)

Topalli ia ‘plas në fytyrë’ Bashës: Mos ia vini re, ai nuk ekziston!

Topalli ia ‘plas në fytyrë’ Bashës: Mos ia vini re, ai nuk ekziston!

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren
Showbizz

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

by mirseda
23:01 | 03/07/2025
0

Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada...

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

22:54 | 03/07/2025
1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

22:10 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com