Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Koha po mbaron! A do ketë evakuime civile pas 31 gushtit?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Në aeroportin e Kabulit gjendja e sigurisë po përkeqësohet, pas kërcënimeve për sulme terroriste. Njerëzve u bëhet thirrje të mos vijnë në aeroport. Ndërkohë pyetja shqetësuese është, a do ketë evakuime pas 31 gushtit?

Pak ditë para fundit të evakuimeve ushtarake nga aeroporti i Kabulit, gjendja duket se po ashpërsohet. Ambasada gjermane në Afganistan dhe vende të tjera kanë paralajmëruar nga rreziku i terrorit rreth aeroportit të Kabulit. “Për shkak të rrezikut të sigurisë para portave të aeroportit të Kabulit, ne i këshillojmë qytetarët amerikanë të mos vijnë në aeroport dhe të mënjanojnë portat e aeroportit”, bëri të ditur edhe ambasada amerikane natën e së enjtes, pa e konkretizuar rrezikun e sigurisë.

Qytetarët amerikanë, që ndërkohë gjenden në Abbey Gate, East Gate oder North Gate duhet ta lenë “menjëherë” këtë territor, paralajmëroi ambasada amerikane. Edhe qeveria britanike u kërkoi qytetarëve të saj të shkojnë në një vend të sigurtë dhe të presin për udhëzime të tjera.

Afghanistan | Evakuierungsflüge vom Flughafen Kabul

Të enjten Londra e përforcoi apelin e saj. Gjendja e kërcënimit është “shumë serioze”, tha sekretari britanik i Shtetit për forcat e armatosura, James Heappey, të mëngjesin e së enjtes, në Times Radio.

Bundeswehri kishte raportuar që të martën, se gjithnjë e më shumë atentatorë vetëvrasës të organizatës terroriste “Shteti Islamik” po lëvizin në Kabul. Edhe presidenti amerikan, Joe Biden ishte shprehur pak a shumë kështu. Praktikisht përditë ka përpjekje nga dega lokale e IS-it për të sulmuar aeroportin, deklaroi ai. Milicia terroriste është “armike e deklaruar” edhe e talibanëve militantë islamistë.

Fluturimet e fundit

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer u shpreh për rritjen e presionit të kohës, sipas pikëpamjes gjermane. Hapësira kohore për evakuime, e cila nuk u konkretizua, po zvogëlohet gjithnjë e më shumë, tha ministrja gjermane për televizionin ZDF, “sepse kërcënimi i sigurisë për shkak të rrezikut të atentateve terroriste po bëhet gjithnjë e më i madh për ata që do duhet të evakuohen, por edhe për ushtaret e ushtarët.”

Annegret Kramp-Karrenbauer zu Anschlag in MaliMinistrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer

Sipas revistës gjermane “Der Spiegel” që të enjten pritet fluturimi i fundit i evakuimit nga Bundeswehri. Të enjtën në mëngjes u nis nga Tashkenti në drejtim të Kabulit një avion i ushtrisë gjermane. Deri më tani janë evakuuar gati 5200 vetë nga Afganistani, sipas Bundeswehrit.

Mundësi civile evakuimi

Qeveria gjermane shpreson që të negociojë me talibanët radikalë-islamikë mundësi civile të evakuimit nga Afganistani, edhe pas përfundimit të urës së shpëtimit nga ajri. Minstri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Niels Annen, (SPD) u shpreh për gazetat “Funke Mediengruppe” të enjten, se është “për të ardhur keq që nuk mund ta vazhdojmë më urën nga ajri.” Por sipas Annen, “qeveria gjermane që nga fillimi i evakuimit ka kërkuar në disa nivele për zgjidhje paralelisht me urën nga ajri.” Për këtë jemi në bisedime me talibanët në Doha dhe vendet fqinje të Afganistanit, si Pakistani për të vazhduar evakuimet në bazë civile edhe pas 31 gushtit, tha ai.

Afghanistan | Evakuierungsflüge vom Flughafen Kabul

SHBA ndërkohë i qëndron tërheqjes së trupave deri më 31 gusht, që nënkupton edhe fundin e fluturimeve të ushtrisë gjermane. Edhe Turqia ka filluar të tërheqë trupat nga Afganistani. Më parë ishte thënë, se trupat turke do të sigurojnë aeroportin e Kabulit edhe përtej misionit të NATO-s. Nuk dihet ende saktë, nëse njerëzit mund të udhëtojnë nga aeroporti i Kabulit edhe pas datës 31 gusht. Talibanët kanë siguruar, se do të mundësojnë largimin në siguri të njerëzve edhe përtej 31 gushtit, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Edhe sipas të dhënave të qeverisë gjermane, talibanët kanë premtuar se do të lejojnë largimin e afganëve pas 31 gushtit. Por realiteti do të duket pas kësaj date. /DW

Tags: evakuime civileKabulshteti islamik

TË LIDHURA

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur
Bota

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
SHBA ofron 10 mln $ për informacione mbi Mojtaba Khamenein dhe liderët iranianë
Bota

SHBA ofron 10 mln $ për informacione mbi Mojtaba Khamenein dhe liderët iranianë

20:59 | 13/03/2026
Zyrtari iranian përgjigjet Hegseth: “Janë fshehur si minjtë, udhëheqësit në ishullin e Epsteinit”
Bota

Zyrtari iranian përgjigjet Hegseth: “Janë fshehur si minjtë, udhëheqësit në ishullin e Epsteinit”

20:15 | 13/03/2026
Next Post

“E nisa furtunë”, Eros Grezda: Ja e vërteta me Oriola Marashin

Luiz Enrike: Do të dëshiroja që Pep Guardiola të ishte trajner i Spanjës!

Luiz Enrike: Do të dëshiroja që Pep Guardiola të ishte trajner i Spanjës!

Talebanët ndalojnë muzikën në Afganistan, femrat s'do udhëtojnë vetëm







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur
Bota

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

by mirseda
21:02 | 13/03/2026
0

Izraeli njofton se Irani ka nisur të lëshojë raketa të reja drejt territorit të tij, pak para...

SHBA ofron 10 mln $ për informacione mbi Mojtaba Khamenein dhe liderët iranianë

SHBA ofron 10 mln $ për informacione mbi Mojtaba Khamenein dhe liderët iranianë

20:59 | 13/03/2026
Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet

Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet

20:45 | 13/03/2026
Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar

Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar

20:25 | 13/03/2026
Zyrtari iranian përgjigjet Hegseth: “Janë fshehur si minjtë, udhëheqësit në ishullin e Epsteinit”

Zyrtari iranian përgjigjet Hegseth: “Janë fshehur si minjtë, udhëheqësit në ishullin e Epsteinit”

20:15 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com