Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kodheli kujton vitet e fakultetit me Finon: ja si u njoh me bashkëshorten

5 vjet ago
in Të Gjitha
Kodheli kujton vitet e fakultetit me Finon: ja si u njoh me bashkëshorten

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dikur studente në të njëjtin kurs të Fakultetit Ekonomik, dega Financë, me Bashkim Finon zbulon disa nga cilësitë që e dallonin atë nga studentët e tjerë.

Duke folur për gazetën “Panorama”, zonja Kodheli veçon bujarinë dhe xhentilesën e Finos për të qenë i hapur dhe respektues në shoqëri, i pasionuar pas futbollit, por dhe kërcimit, ndërsa gjeti shoqen e jetës në auditorët e Ekonomikut.

Njohja juaj me Bashkim Finon nis që në auditorët e Fakultetit Ekonomik?

Me Bashkimin njihem që në vitin 1982, kemi qenë në një grup në Fakultetin Ekonomik, dega Financë. Bashkimi vinte nga lagjja “Palorto” e Gjirokastrës dhe ishte djalë i vetëm, i rritur me nënën, sepse babi e kishte lënë të vogël dhe ishte rritur si i përkëdhelur nën kujdesin e xhaxhallarëve të tij dhe sigurisht dhe të nënës. Bashkimi është ndër ata gjirokastritë bujarë dhe xhentilë.

Në pushimet e orëve ne dilnim për të blerë ndonjë ëmbëlsirë dhe e hidhnim me short se radhë e kujt do të ishte për të qerasur. Kur vinte Bashkimi, nuk kishte short, ai ofrohej gjithmonë për të na qerasur. Ne ishim një grup djemsh dhe vajzash në Fakultet që shoqëroheshim bashkë. Aty kam mësuar se një nga pasionet e Bashkimit ishte dhe futbolli, ai ndante shumë kohë me shokët duke folur për futbollin, po pasioni i tij për futbollin nuk ishte vetëm si sportdashës, por Bashkimi, kush e njihte, deri vonë ka luajtur edhe vetë futboll. Një tjetër pasion i tij ishte dhe vallëzimi. Edhe pse me një peshë të caktuar trupore, Bashkimi kërcente bukur dhe lehtë. Në rrugëtimin e tij 4-vjeçar si student, Bashkimi u njoh dhe u dashurua me Dianën, bashkëshorten e tij, edhe Diana studente me ne. Shumë e herë e ngacmonim Bashkimin për këtë marrëdhënie. Por Bashkimi e mbajti shoqërinë dhe miqësinë edhe pas mbarimit të Fakultetit.

Pra, ky Bashkim Fino që ne të tjerët e njohëm vonë, ngacmues, provokues në kuptimin e mirë të fjalës për të hapur debat, kavalier, xhentëlmen, kanë qenë cilësi të tij që në rininë studentore?

I tillë ka qenë Bashkimi që student, kështu ishte ndërtuar ai si njeri dhe ishte kultivuar nga familja dhe jeta. Bashkimi ishte skrupuloz në detyrat që merrte përsipër, nëse shikoje blloqet dhe fletoret e tij do të shikoje konspekte të rregullta, të plota, të thelluara dhe të paraqitura bukur estetikisht. Nuk ishte nga ata djemtë arrakatë që mbanin një fletore të zhubrosur formalisht për të thënë që jam në mësim. Ata që kanë jetuar në atë kohë, e kuptojnë fare mirë se cilat ishin kërkesat e asaj kohe ndaj studentëve në mësimdhënie. Por të mos harrojmë se ne ishim edhe një brez që bënim dhe zborin apo edhe aksione. Bashkimi ishte nga ata shokë që të ndihmonin që ne vajzat të mbaronim normën tonë ditore, sepse ne vajzat e qytetit nuk ishim marrë me punë fizike dhe punë në arë. Por Bashkimi në diskutimet që bëheshin në auditorë, por dhe jashtë tyre, i mbronte mirë idetë e veta me argumente bindëse dhe nuk të lejonte t’i imponoheshe për diçka që ishte i bindur.

Si e pritët lajmin që shoku juaj i Fakultetit u bë Kryeministër i vendit?

Unë në atë kohë sapo isha kthyer nga Italia dhe u gëzova shumë që një miku im mori një detyrë kaq të lartë, njeriu me të cilin unë kisha ndarë leksionet, seminaret, jetën studentore.

Si ishte takimi juaj i parë pasi mori detyrën e Kryeministrit?

Më kujtohet që i kam shkuar në zyrë, e kam uruar, më ka pritur dhe kemi folur si dy shokë të vjetër shkolle.

Mbase me ju fliste hapur Bashkim Fino, për shkak të kësaj historie, a kishte ndonjë merak, brengë pasi mori detyrën e Kryeministrit?

Me mua miqtë dhe shokët flinin hapur për shkak të natyrës sime të hapur, duke e kthyer në një institucion ku dhe rrëfeheshin mbase sepse unë isha një njeri që nuk i gjykoja dhe nuk i qarkulloja sa andej-këtej fjalët. Me Bashkimin kemi ndarë biseda të rëndësishme për punët që bënim, por dhe biseda të rëndomta për gjërat e përditshme. Ai fliste me dashuri për bashkëshorten, për familjen, fëmijët, por dhe nënën, e vetmja në botë. Bashkimi ishte një figurë komplekse, me karakter të spikatur, një administrator i fortë dhe strikt, kush ka punuar me të e di se sa kërkues ishte për respektimin e rregullave, orareve dhe disiplinës në punë, gjë që tregonte se ai e njihte mirë administratën. Por ishte po aq tolerant dhe zemërgjerë nga ana njerëzore.

Bashkim Fino pati një rol protagonisti në reformën territoriale. Nga vinte kjo kompetencë, sipas jush?

Ka qenë përvoja e tij në administratë, veçanërisht drejtimi i Bashkisë së Gjirokastrës në mënyrë të suksesshme e ndihmuan që ai të kishte njohuri shumë të mira për pushtetin vendor dhe veçanërisht për procesin e decentralizimit, për të cilën unë personalisht isha shumë skeptike. Bashkimi ishte më tolerant dhe më mendjehapur për procesin e decentralizimit të pushtetit vendor. Ai kishte qasje interesante për t’u dhënë kompetenca njerëzve apo pushteteve. Prandaj, e them me plot gojë, që karriera e Bashkim Finos është më e mira që mund të ketë dashur dhe pasur një njeri që është marrë me politikë. Prandaj mendoj se Bashkimi vlerësohet dhe do të vlerësohet shumë për rolin që ka ushtruar në detyrat që ka mbajtur.

Bashkim Fino në fakt mori dje vlerësime shumë pozitive dhe nga kundërshtarët e tij politikë, si e vlerësoni?

Mua më vjen mirë për këto vlerësime, sepse në fakt kështu duhet të jetë, sepse realisht jeta jonë politike është ndërtuar mbi një shtrat anormal komunikimi mes palëve. Nuk do ta quaja në asnjë mënyrë hipokrizi, nuk do t’ia lejoja vetes këtë gjë. Shpresoj shumë që të ketë një reflektim të përgjithshëm, veçanërisht në këto kohë që bota po përjeton një situatë pandemike.

Tags: Bashkim FinoMimi Kodheliretrospektive

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Studimi: Si ndikon pirja e kafesë në strukturën e trurit tonë

A e pengon vërtet kafeja rritjen e fëmijëve? Ja çfarë thotë shkenca

Meta: Kush prek votën e lirë do të ketë një ndëshkim spektakolar

Presidenti Meta kthen ligjin për pezullimin e vetingut në polici, ja arsyet

Mos e humbni golin ‘akrep’ në stërvitjen e Danimarkës nga Thomas Delaney

Mos e humbni golin 'akrep' në stërvitjen e Danimarkës nga Thomas Delaney







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

by mirseda
22:24 | 28/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës...

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026
Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

21:15 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com