Protestat antiqeveritare në vendin tonë kanë hyrë në ditën e 28 të tyre dhe gjatë gjithë këtyre javëve ka pasur dinamika si në terren ku po mbahen tubimet ashtu edhe në arenën politike.
Një nga ngjarjet që pasoi protestat është largimi nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i deputetes Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalsorja. Largimi i saj përveç vënmendjes në mediat dhe opinionin publik vendas ka marrë jehonië edhe në mediat ndërkombëtare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Koçeku ka ndarë një intervistë për median britanike “Britania Daily”.
Koçeku teksa ka shpërndarë intervistën me titull: “Një nga deputetët më të rinj të Shqipërisë lë Partinë Qeverisëse ndërsa protestat intensifikohen dhe thotë se ‘Kjo qeveri nuk mund të sjellë ndryshime” shprehet:
“N’përpjekje me e ndihmu ndërkombëtarizimin e çështjes së këtyne ditëve. N’përpjekje me hedhë dritë në kthinat e errëta ku fshihet edhe për pak kohë elita e vjetër dhe dekadente e Shqipnisë sonë”, shkruan ajo.













