Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Klima/Protestuesit gjermanë: Zoti na ndihmoftë

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Klima/Protestuesit gjermanë: Zoti na ndihmoftë

Mijëra demonstrues në Bon kërkuan ruajtjen më të mirë të mjedisit. “Stop ndryshimit të klimës”, ishte motoja e demonstratës. Konferenca për klimën futet në javën e dytë. Moti nuk pengoi disa mijëra njerëz të demonstrojnë për një klimë më të mirë. Në qendër të Bonit filluan karnavalet tradicionale, ku ishin mbledhur rreth 200 njerëz. Ndërsa vetëm disa dhjetëra metra më larg ishin mbledhur edhe rreth 4000 persona, që demonstronin kundër ndryshimit të klimës dhe për ruajtjen e mjedisit.

Prej të hënës së kaluar në Bon po zhvillohet konferenca më e madhe në Gjermani, pas Luftës së Dytë Botërore. Këtu janë mbledhur delegacionet e 196 vendeve si dhe Bashkimit Evropian. Qëllimi i konferencës është vendosja e piketave për ruajtjen e mjedisit. Vendet janë obliguar të zbatojnë masat e parashikuara në Paris, që temperatura të mos rritet më shumë se dy gradë celsius. Por presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar ndërkohë se nuk do ta respektojë këtë marrëveshje.

Energjia bërthamore si alternativë?

Rreth 4000 persona kërkonin në Bon heqjen dorë nga përdorimi i thëngjillit, energjisë bërthamore dhe vajit. “Njerëzit janë të shqetësuar sepse politikanët kanë dështuar në realizimin e premtimeve për përmirësimin e klimës”, thotë Dagmar Paternoga nga organizata Attac Germany dhe zëdhënëse e No Climate Change. Ajo tha se energjia bërthamore nuk mund të shihet si zëvendësim i thëngjillit dhe vajit, sepse kjo materie është e dëmshme për mjedisin dhe njerëzit.

Henning Garbers thotë se mbetjet atomike sjellin shumë rreziqe. Garbers banon afër centralit atomike në Asse, ku në vitet 70-të janë futur rreth 100.000 fuçi me mbetje atomike. Ndërkohë ky central nuk është shumë e sigurt dhe mund të helmojë edhe ujin e pijshëm. “Ne kërkojmë që qendrat bërthamore të mbyllen në tërë botën”, thotë Garbers.

“Gjermania nuk po bën asgjë”

Edhe para një jave në Bon kanë demonstruar me mijëra njerëz, të cilët kanë kërkuar heqjen e thëngjillit nga përdorimi. “Ne mendojmë se Gjermania po bën shumë pak për ruajtjen e mjedisit”, thotë Uwe Lipke nga organizata BUND, “Ne duam që zonja Merkel ta çojë përpara procesin e nxjerrjes së thëngjillit nga përdorimi.”

Në vitin 2016 Gjermania ka prodhuar më shumë se gjysmën e energjisë nga burime të këtilla. Dagmar Paternoga thotë se është gabim pohimi se Gjermania është rojtarja më e madhe e mjedisit. “Qeveria federale nuk po bën asgjë. Emetimi i gazrave të dëmshme është shtuar madje.”

Trumpi dhe klima

Pas dy orë shetitjeje nëpër qytet, demonstruesit e No Climate Change mbërritën para World Conference Center në Bon. Atje bën të qartë rolin negativ të presidentit amerikan për ruajtjen e mjedisit. “USA, Trump: Climate Genocide” – ishte mesazhi i tyre.

Me 2015 SHBA ka rënë dakord me marrëveshjen e Parisit për klimën. Por në pranverën e këtij viti Trumpi tha se nuk do ta zbatojë këtë marrëveshje, me fjalët se marrëveshja nuk është e mirë për SHBA. SHBA është shkaktari i dytë më i madh në botë i ndotjes së mjedisit, pas Kinës. Por SHBA do të jetë vendi i vetëm kundër kësaj marrëveshjeje, sepse në javën e parë të konferencës në Bon edhe Siria ka bërë të ditur se do ta nënshkruajë atë, shkruan dw.

Presioni ndaj politikanëve

Ndaj demonstruesit në Bon thonë se bota duhet të jetë e bashkuar dhe të bëj presion ndaj politikanëve. “Ne duhet të bëjmë presion ndaj politikanëve, me qëllim që t’u përmbahen premtimeve të dhëna”, thotë Dagmar Paternoga. Synimet e parashikuara me marrëveshje duhet të kuptohen seriozisht dhe të zbatohen. Ndonëse as qëllimet e parashtruara nuk mjaftojnë. “Nëse temperaturat rriten sipas ritmit që kanë tani, Zoti na ndihmoftë”, porositën demonstruesit.

Tags: BonCOP23DemonstrataKarnavaleKlimaprotesta

TË LIDHURA

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

22:51 | 19/03/2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia
Bota

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Presidenti i Libanit kërkon armëpushim dhe negociata me Izraelin.
Bota

Presidenti i Libanit kërkon armëpushim dhe negociata me Izraelin.

21:45 | 19/03/2026
Next Post
Shqipëria mposht Turqinë, loja e Panuccit argëtuese dhe me gola (Video)

Shqipëria mposht Turqinë, loja e Panuccit argëtuese dhe me gola (Video)

Shqiptarja me tre fëmijë do dëbohet nga Amerika, shikoni çfarë bën komuniteti atje (Video)

Rrezikonte dëbimin nga Amerika, ja fati i shqiptares me 3 fëmijë

Panucci: Ndeshja me Italinë, emocionuese. Do japim më të mirën

Panucci: Puna e bërë gjatë javës u pa në fushë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

18:09 | 16/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com