Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Kjo është vlera marramendëse e projekteve të dështuara të energjisë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Kjo është vlera marramendëse e projekteve të dështuara të energjisë

Qeveria shqiptare po shlyen borxhin 130 milionë euro që ka marrë për ndërtimin e TEC-it të Vlorës, i cili nuk u vu kurrë në punë, për shkak të një defekti në procesin e ndërtimit. Gjithashtu, tani ka nisur të paguajë kredinë 35 milionë euro me gjithë interesa që ka marrë për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Kësaj kostoje të drejtpërdrejtë në xhepat e shqiptarëve i shtohet edhe rendimenti i munguar i këtyre dy investimeve madhore të periudhës së tranzicionit.

Saga, në të cilën ka kaluar ndërtimi i termocentralit të ri të Vlorës, nuk mbaron me dështimin e projektit që kushtoi 129 milionë dollarë, për të kontribuar me 8% në konsumin e energjisë, por me perspektivën e paqartë të rivënies në punë dhe kostot e larta që shoqërojnë procesin. Edhe sikur TEC-i të vihej në punë në vitin 2012, çmimi i shitjes së një kilovatori energji elektrike do të ishte 21 lekë, vlerë kjo tre herë më e lartë se çmimi i pakicës që paguhej në atë periudhë nga konsumatorët familjarë dhe dy herë më i lartë se çmimet e importit.

Situata është komplikuar më tej, nga defekti në tubat e ftohjes gjatë periudhës së garancisë më 2012, që më pas ka prodhuar konflikte të reja me kompaninë italiane Maire Tecnimont, të cilat po gjykohen në Arbitrazh.
Qeveria shqiptare ka zhvilluar dy tendera të rinj të destinuar për çështjet e TEC-it.
I pari është studimi i fizibilitetit për shqyrtimin e rivënies në punë të Termocentralit nëpërmjet gazit të TAP-it. Por efektiviteti i studimit vihet në dyshim për faktin se gazsjellësi TAP, ende nuk ka miratuar kuotat shtesë të gazit në Shqipëri.
Tenderi i dytë ka të bëjë me përzgjedhjen e një kompanie, që do të japë konsulencën e nevojshme se si mund të zgjidhet defekti në tubat e ftohjes dhe të detajojë kostot për riparimin e tij. Sipas KESH, vetëm konsulenca do të kushtojë mbi 1 milion dollarë. Zgjidhjet që do të ofrojnë këto dy studime pritet të sjellin miliona euro të tjera shpenzime për arkën e shtetit, pasi përshtatja e TEC për gazin e TAP kërkon një investim krejt të ri për të lidhur objektin që është në Vlorë me pontilin e depozitave të gazit në Fier, duke përfshirë këtu edhe ridimensionimin e kartës teknologjike.
Ministria e Energjetikës pohon që edhe me gazin e TAP, TEC-i i Vlorës më shumë, se sa për prodhim parësor, do të shërbejë si një backup për sistemin energjetik. Varianti më i keq është ta lësh siç është.

Deri më tani shpenzimet për TEC-in llogariten rreth 136 milionë dollarë, nga të cilat 129.9 milionë për ndërtimin dhe pjesa tjetër llogaritet kosto operacionale dhe paga për administrimin e objektit tashmë në konservim.
Por në fund janë qytetarët shqiptarë ata që po paguajnë të gjithë faturën e shumëfishtë që ka krijuar investimi në këtë objekt joproduktiv.
Borxhi i jashtëm i vendit u shtua me 2.3% nga huat e marrë për TEC-in, teksa shpenzimet për mirëmbajtjen e objektit llogariten sa 10%e kostove të Furnizuesit Publik me Shumicë të Energjisë (degë e shitjes së KESH), të cilat janë transferuar në tarifat fundore për konsumatorët, shkruan “Monitor”.

Kostot fikse që i krijon TEC Vlora, Korporatës Elektroenergjetike në një vit fiskal janë rreth 1.5 miliardë lekë, ku përfshihet mirëmbajtja dhe shlyerja e kësteve të kredive, sipas përllogaritjeve të Entit Rregullator të Energjisë në vitin 2012. Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore në shtator të vitit 2012, shpenzimet për ndërtimin e termocentralit të ri të Vlorës arritën vlerën e 129.9 milionë dollarëve, nga të cilat 125 milionë u përdorën për ndërtimin e objektit me cikël të kombinuar naftë dhe gaz dhe 4.8 milionë dollarë të tjera ishin shpenzime për asistencë teknike dhe trajnime. Gjithashtu një shumë prej 4.8 milionë dollarësh u vu në dispozicion si kontingjent fizik. Për ndërtimin e TEC-it, Financimet u siguruan kryesisht nga kredi të jashtme. BERZH kontribuoi me 48.7 milionë dollarë, Banka Evropiane e Investimeve me 48.7 milionë dollarë, Banka Botërore nëpërmjet financimeve IDA me 25 milionë dollarë dhe agjencitë e tjera të financimit siguruan edhe 12.6 milionë dollarë. Në total, kuota e financimit arriti në 135 milionë dollarë. Interesi mesatar i huave është 5.6%, sipas të dhënave nga Ministria e Financave.
KESH sqaron se vetëm kostot operacionale për katër vitet e fundit arritën 601 milionë lekë ose 5 milionë dollarë.
Gjithashtu, KESH paguan edhe 60 punonjës, të cilët bashkë me koston e karburantit në një vit kalendarik, harxhojnë edhe rreth 1 milion dollarë të tjera.

Nga ana tjetër, qeveria shqiptare ka shlyer gati gjysmën e huave 80 milionë euro të marra nga BERZH dhe BEI për ndërtimin e TEC-it. Ndaj BERZH do të shlyhen edhe 14.9 milionë euro deri më prill të vitit 2019 dhe ndaj Bankës Europiane të Investimeve (EIB) edhe 29.3 milionë euro të tjera deri në vitin 2023.
Kreditë do të shlyheshin me të ardhurat që do të siguroheshin nga shitja e energjisë së prodhuar nga TEC-i pasi ai të ndërtohej. Por për shkak të defektit në turbinat e ftohjes dhe kostove të larta, prodhimi nuk është realizuar, duke bërë që borxhi dhe kostot e tij të shërbehen nga taksat e shqiptarëve.
Linja e interkonjeksionit me Kosovën është në të njëjtën rrugë. Teksa kredia ka nisur të shlyhet, askush nuk mund të thotë se kur ajo mund të vihet në punë.

TË LIDHURA

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë

09:33 | 04/10/2025
Gjendet në Tapizë një makinë e djegur, brenda saj dy automatikë dhe një krehër
Shqipëria

Gjendet në Tapizë një makinë e djegur, brenda saj dy automatikë dhe një krehër

09:30 | 04/10/2025
U gjet i varur në një tabelë në Bruksel, media belge: Bekim Halilaj dyshohet se u ekzekutua për humbjen e një dërgese me kokainë
Aktualitet

U gjet i varur në një tabelë në Bruksel, media belge: Bekim Halilaj dyshohet se u ekzekutua për humbjen e një dërgese me kokainë

21:19 | 03/10/2025
Next Post
Kukësi triumfon 4-1 ndaj Tiranës

Kukësi triumfon 4-1 ndaj Tiranës

Protesta dhe çadra, Rama: Mënyra e të menduarit mbrapsht, kërkohet rikthimi i vitit 1997

Protesta dhe çadra, Rama: Mënyra e të menduarit mbrapsht, kërkohet rikthimi i vitit 1997

Protesta, Basha paralajmëron Policinë e Shtetit dhe sulmon Top Channel

Protesta, Basha paralajmëron Policinë e Shtetit dhe sulmon Top Channel

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025




TË FUNDIT

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë

by mirseda
09:33 | 04/10/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Vlorë–Gjirokastër ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë A. M., me...

Gjendet në Tapizë një makinë e djegur, brenda saj dy automatikë dhe një krehër

Gjendet në Tapizë një makinë e djegur, brenda saj dy automatikë dhe një krehër

09:30 | 04/10/2025
Policia e ndalon se ishte i dehur, shoferi plagos një prej efektivëve

Policia e ndalon se ishte i dehur, shoferi plagos një prej efektivëve

08:32 | 04/10/2025
Netanyahu urdhëron ngrirjen e operacioneve në Gaza pas thirrjes së Trump për të ndaluar bombardimet

Netanyahu urdhëron ngrirjen e operacioneve në Gaza pas thirrjes së Trump për të ndaluar bombardimet

08:28 | 04/10/2025
Negociatat/ Hamas pranon të lirojë të gjithë pengjet izraelite, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi paqen

Negociatat/ Hamas pranon të lirojë të gjithë pengjet izraelite, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi paqen

22:40 | 03/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com