Catriona Gray, nga Filipine u shpall Miss Universi 2018 në një konkurs që përfundoi të hënën në Bangkok të Tajlandës, duke u përzgjedhur si me e bukura ndër 93 konkurrente të garë për kurorën.
Në këtë konkurs bukurie, Shqipëria përfaqësohej nga Trejsi Sejdini. Mediat ndërkombëtare për më shumë se një javë i bënë jehonë bukuroshes së vendit tonë, e madje shumë prej tyre shkruanin se ajo ishte pretendentja më e fortë për kurorën.
Por, mesa duket fati këtë herë nuk i ka buzëqeshur Trejsit, e cila ka tërhequr jo pak vëmendje me karakterin e saj rebel. Trejsi Sejdini, mbretëreshat, e cila sipas mediave ndërkombëtare pritej të rrëmbente kurorën, që u eliminua në raundin e parë.
Për këtë arsye, mijëra shikues të konkursit të bukurisë u zemëruan dhe reaguan me komente negative ndaj organizatoreve të këtij konkursi. /Përshtati: Tirana Today/