Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Kishte frikë se mund ta eleminonin”, Ndriçim Kulla rrëfen telefonatën e fundit me Kastriot Myftarajn

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Kishte frikë se mund ta eleminonin”, Ndriçim Kulla rrëfen telefonatën e fundit me Kastriot Myftarajn

Një ditë më parë, gazetari Kastriot Myftaraj i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Në momentin që kreu aktin e rëndë, në banesën e tij ka qenë edhe e ëma, 90-vjeç. Burime jo zyrtare thanë se Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer para një jave, dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Për fat të keq, kjo është konfirmuar edhe nga botuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla, i cili ka qenë ndër të fundit që ka biseduar dje me Kastriot Myftarajn, përpara se analisti të kryente vetëvrasjen.

Biseda me të ndjerin ka qenë e përqëndruar te gjendja shëndetësore, i cili kishte nisur të kurohej dhe po mendonte të vijonte trajtimin jashtë Shqipërisë. Në një intervistë ekskluzive për “Balkanweb”, Kulla thotë se Myftaraj kishte frikë të kurohej në Shqipëri, pasi mund ta vrisnin për shkak të qëndrimeve publike që ka mbajtur. Ndër të tjera ai zbulon se gazetari kishte planifikuar një udhëtim së shpejti në Zvicër. I pyetur përse Myftaraj kërkonte që të kurohej jashtë, Ndriçim Kulla tha se ai kishte një paranojë që këtu mund të vrisnin.

Ju keni qenë një prej njerëzve që bisedonit shpesh me Kastriot Myftarajn. Dje keni komunikuar?

Ai komunikonte herë pas here me mua, por shumë të afërt nuk ishim. Gjatë kësaj kohe doktor Mentor Petrela më pyeste çfarë do bënim për shkak se kishte një diagonozë për Kastriotin. Ai bënte një gjumë të pavetdijshëm në kafene. Unë mendoj se nëse ka pasur tumor, nuk do e kishte kaq agresiv. Ai mendonte si të mjekohej dhe më pyeste për këtë. I kisha dhënë disa alternativa. Doli nga spitali, dhe mendonte si të ikte jashtë. Nuk më tregonte shumë, i mbante për vete. Para dy ditësh isha në Sarandë, më mori në telefon dhe më pyeste për pulsin. I dhashë disa instruksione se çfarë bëja unë për pulsin. Më pyeti edhe dje, por më tha që kishte qenë i qetë. Nga data 10 do ikte në Zvicër. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Nuk mund të imagjinoj asgjë. Por ai ishte i qetë.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur njerëz që kanë dyshuar për ngjarjen. Siç kanë thënë edhe Kastriot Frashëri apo Alfred Cako, ai nuk mund të vriste veten…

Nuk mund të futem në këtë diskutim. Çdo gjë mund të ndodhë. Edhe mund të mos përjashtohet. Ai ishte i diagnostikuar me kancer, jo në mënyrë shteruese. Po ta shohësh edhe nga qëndrimet e tij, ka qenë një gazetar kontravers, shumë i kulturuar, shumë i ditur. Nuk lexonte njeri më shumë se ai në këtë vend. Herë pas here shpërthente. Unë nuk isha dakord për shumë gjëra me të. Njerëz si ai kontraversë, ia kanë thënë shoqërisë problemet hapur.

Të kthehemi edhe njëherë të biseda që keni pasur dje dy orë para se të vetëhidhej nga pallati. Çfarë bisede keni bërë? Vutë re ndonjë shenjë?

Ai konsultohej me mua. Iu thashë që kam probleme me tensionin dhe kujdesem shumë. Prandaj dhe ai më pyeste. Kastrioti ishte nipi i gruas së Arqile Botit. Doktor Boti më ka asistuar dhe më ka shpëtuar jetën. Kjo na ka lidhur me Kastriotin. Fillimisht kam hezituar të shoqërohesha me të. Ishte njeri kompleks, por shikoja gjëra që nuk i shihja te njerëzit e tjerë. Biseda dje u bë për arsye shëndetësore. Ai nuk rrinte shumë me mua, rrinte me njerëz të tjerë më shumë. Më dukej njeri shumë i fortë, luftëtar. Unë nuk e imagjoja dot që të vriste veten ai njeri. Ishte shumë hermetik në aspektin personal. Nuk mund të them se është vrarë, kjo kërkon një analizë teknike, psikologjike, sociologjike. Ai ishte në kërkim të ikjes jashtë, këtë e di mirë.

Pse donte të kurohej jashtë?

Kishte një paranojë që këtu mund të vrasin, për shkak të qëndrimeve të tij. Unë nuk dyshoj se mund ta kenë vrarë, por më çudit veprimi se ishte shumë i fortë, ishte luftëtar. Kjo më çudit.

Tags: Kastriot MyftarajNdriçim Kulla

TË LIDHURA

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha
Aktualitet

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

22:25 | 31/05/2025
Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital
Aktualitet

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital

21:38 | 31/05/2025
Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu
Aktualitet

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
Next Post
“Lajm i keq për Shqipërinë”, reagimi i parë nga PS-ja pas protestës së opozitës

"Lajm i keq për Shqipërinë”, reagimi i parë nga PS-ja pas protestës së opozitës

Nikita, balerini ukrainas 175 kile

Nikita, balerini ukrainas 175 kile

I morën jetën sot, Shinzo Abe do të mbahet mend për eksperimentin e tij madhështor

I morën jetën sot, Shinzo Abe do të mbahet mend për eksperimentin e tij madhështor

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com