Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kirurgu bën mrekullinë, i rikthen jetën normale 60 vjeçares që nuk mund të ecte

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kirurgu bën mrekullinë, i rikthen jetën normale 60 vjeçares që nuk mund të ecte

Një  paciente me patologjinë e koksartrozës i është  drejtuar Spitalit Amerikan 3, me një sëmundje e cila kishte  kaluar në fazën e saj më të avancuar. Pacientja kishte  probleme të mëdha  dhe është shfaqur në spital me pamundësi për të ecur  e dhimbje të vazhdueshme, të cilat  nuk kanë  gjetur  asnjë zgjidhje me metodën konservatore  me të cilët trajtohej në vendin tonë. Ajo iu nënshtrua një interventi modern në Spitalin Amerikan, e cila realizohet në vende të zhvilluara të Europës. Kjo ndërhyrje u krye nga mjeku i mirënjohur Tonin Alia, kirurg ortoped  i ardhur nga Milano, pas një eksperience 28 vjeçare në spitalet më të njohura në Itali. Në intervistën e tij, ai tregon  më shumë për  patologjinë e Koksartrozës, rastin e pacientes 60 vjeçare dhe pse zgjodhi Spitalin Amerikan për tu rikthyer pas kaq vitesh në Shqipëri.

Doktor Alia, ju i jeni bashkuar spitalit Amerikan prej tre muajsh dhe operacioni i kryer ndaj  pacientes 60-vjeçare do ti mundësojë asaj jo vetëm lëvizjen, por edhe një stil të ri jetese. Mund të na tregoni më shumë për këtë rast?

Pas vizitës dhe diagnostikimit të imtësishëm ne arritëm më parë në kokluzion se koksartroza e ka prekur pacienten në moshë të re. Rezulton se ka pasur një displazi koksofemurale që ka kaluar në këtë  koksartrozë invalidante që nuk i jep më mundësinë pacientit as të lëvizë. Kjo patologji është më e përhapur tek femrat. Ne kryem atë ndërhyjre që quhet  vija miniinvazive. Sot koncepti  i miniinvazivitetit nuk është i lidhur me gjatësinë e prerjes së lëkurës, por përfshin respektin në maksimum të strukturave muskulare, sidomos të lidhjeve të muskujve me kockën. 1. Respekt i strukturave muskulore do të thotë të ruash forcën muskulare dhe të ruash propriocitetin (aftësia e trupit për ta patur ndjesinë e artikulacionit si normal).

Gjithashtu respekt i strukturave muskulare përkthehet në praktike në reduktim të humbjeve të gjakut intraoperatore, reduktim të dhimbjeve postoperatore, shkurtim të qëndrimit hospitalor si dhe jo incision kozmetik. Pra kemi të bëjmë me një metodë të re që i siguron personave që vuajnë nga Kosartroza që nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje kirurgjikale ti rikthehet jetës normale duke eliminuar dhimbjen dhe përmirsuar cilësinë e jetës.

Cilat janë simptomat e koksartrozës?

Simptomat e kësaj sëmundjeje kryesisht konsistojnë në dhimbje gjatë ecjes, kufizim progresiv të lëvizjeve deri në hiportrofi muskuluare. Dhimbjet përgjithesisht janë më të theksuara në pjesën anësore dhe të përparme të ijes. Në fazat fillestare pacientët mund të kenë edhe dhimbje gjunjësh. Pacientët që paraqiten për ndihmë ankohen se dhimbja acarohet kur trupi është në lëvizje dhe qetësohet kur trupi është në pushim.  Kryesisht në mëngjes personat e prekur  ndjejnë një lloj ngrutësimi dhe qetësohen më pas gjatë ditës. Vështirësitë e pacientëve janë në uljen e trupit për të kryer disa nevoja bazike të përditshme.

A mund të kryhet kjo ndërhyrje në çdo spital?

Unë jam kthyer prej pak kohësh dhe kam zgjedhur Spitalin Amerikan, pasi për të kryer këtë lloj operacioni kërkohet nivel i lartë i pajisjeve mjekësore dhe ekipi i duhur. Kërkohen standard në sallat operatore. Më besoni e them këtë pasi kam asistuar në shumë qëndra spitalore të hiperspecializuara për këtë lloj patologjie dhe është tejet e rëndësishme për një ndërhyrje  të tillë që infrastruktura të jetë paralel e përshtatshme me personelin mjekësor. Falë Spitalit Amerikan, kjo ndërhyrje dhe disa të tjera  janë realizuar me sukses.

Ju jeni një mjek me specializim të lartë në Ortopedi e Traumatologji  dhe keni punuar në spitalet e Milanos dhe tashmë pjesë e Spitalit Amerikan, si e shihni këtë ndryshim?

Unë si mjek kam bindjen se marrëdhëniet mjek-pacient duhet të jenë të bazuara tek besimi i ndërsjelltë që nuk është vetëm i natyrës profesionale por mbi të gjitha i natyrës njerëzore dhe personale. Kam patur fatin që karrierën time 28 vjeçare ta ndërtoj në Itali por duke u bazuar në studimin dhe eksperiencën e fituar në Shqipëri. Pavarsisht të gjithave nuk e kam humbur kontaktin me Shqipërinë dhe kjo më ka bërë të njoh më mirë këtë lloj patologjie. Në vitin 1991  jam transferuar  në Milano ku kam nisur të punoj në disa  Klinika Ortopedike  të specializuara. Veprimtarinë më të madhe si kirurg i parë në sallën e operacionit e kam nisur në klinikën ortopedike të Spitalit “San Paolo” në Milano për të vazhduar më pas në Klinikën Ortopedike e Traumatologjike të Institutit Poliklinik  “San Donato Milanese”. Mendoj se të jesh mjek i mirë duhet të ecësh me kohën, të specializohesh dhe të mos ndalësh prefeksionimin profesional. E njëjta gjë ndodh edhe me institucionet spitalore ku ti punon. Nëse nuk ofrojnë standarded e përshtatshme është e vështirë t’i japësh pacientëve shërbimin më të mirë mjekësor. Rikthimin tim në Shqipëri për të punuar pranë Spitalit Amerikan, e kam parë si kënaqësi të dyfishtë. E para sepse rikthehem pas kaq vitesh për të shërbyer profesionalisht tek bashkëkombasit e mi e për ti kontribuar këtij vendi si dhe e dyta sepse për fat në Shqipëri Spitali Amerikan është një spital modern dhe i denjtë, ku të jepet mundësia të japësh maksimumin tënd me profesionalizëm.

Tags: 60 vjecarjaecënkirurgukoksartrozamrekulliaoperacion

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Shënon Arsenal, çfarë gafe portieri i BATE(Video)

Shënon Arsenal, çfarë gafe portieri i BATE(Video)

Cervena Zvezda në avantazh, supergol (Video)

Cervena Zvezda në avantazh, supergol (Video)

BE kërcënon Facebook dhe Twitter, të filtrohen platformat

BE kërcënon Facebook dhe Twitter, të filtrohen platformat







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Nëndrejtori i Policisë Tiranë u pezullua pas skandalit tek AKSHI,ja kush e zëvendëson Erion Ismailin
Aktualitet

Nëndrejtori i Policisë Tiranë u pezullua pas skandalit tek AKSHI,ja kush e zëvendëson Erion Ismailin

by mirseda
09:26 | 17/02/2026
0

Besmir Dervishi komandohet nën drejtor i Policisë së Tiranës. Më herët këtë post e ka mbajtur Erion...

Pavarësia e Kosovës, Osmani dhe Kurti nderojnë sakrificën për liri

Pavarësia e Kosovës, Osmani dhe Kurti nderojnë sakrificën për liri

09:23 | 17/02/2026
Plagoset nxënësi në Kukës, u godit nga materialet inerte pranë kantierit të ndërtimit të shkollës

Plagoset nxënësi në Kukës, u godit nga materialet inerte pranë kantierit të ndërtimit të shkollës

09:17 | 17/02/2026
Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

22:25 | 16/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com