Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kioskat, kultura e improvizimit e tranzicionit shqiptar

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Kioskat, kultura e improvizimit e tranzicionit shqiptar

Nga Robert Pichler, “Der Standart”/Pas shembjes së komunizmit, populli shqiptar zhvilloi një kulturë të larmishme të improvizimit. Në peizazhin thuajse të shkretë larg qyteteve të mëdha, do të vini re shumë ndërtesa të përkohshme, që shërbejnë për qëllime turistike, apo si vendbanime të përkohshme për njerëzit që vijnë në bregdet gjatë verës për të kaluar pushimet.Kullat e plazhit dhe ndërtesat e improvizuara, të quajtura kioska në shqip, përfaqësojnë një kulturë komplekse të improvizimit, që i referohet tranzicionit të trazuar shqiptar, nga shteti policor stalinist në një ekonomi tregu të shfrenuar, dhe një rend shtetëror të dobët.Gjatë një udhëtimi dimëror përgjatë bregdetit shqiptar, më lindi ideja të fotografoja këto banesa dhe historitë që ato bartin, në projektin kërkimor vizual “Kiosks – Arkitektura e përkohshme në bregdetin shqiptar”.Trashëgimia shqiptare e politikës së kufizimit të lëvizjeve

Shqipëria socialiste, nuk u mbyll vetëm ndaj botës së jashtme, por iu nënshtrua kontrolleve të rrepta edhe të lëvizjes brenda për brenda vendit. Turizmi ishte i kufizuar në pak vende, ku punëtorët e privilegjuar lejoheshin të kalonin pushimet në vendpushimet e rrethuara, dhe në periudha të përcaktuara.      

Edhe ata që jetonin në bregdet, nuk lejoheshin të laheshin në det. Zona kufitare, ishte rreptësisht e mbikëqyrur gjatë gjithë bregdetit shqiptar të Adriatikut.Një pasojë pozitive e këtij mbikëqyrje paranoide të kufirit, ishte ruajtja e natyrës së virgjër të këtij peizazhi bregdetar kompleks, i cili i ishte nënshtruar vetëm ndërhyrjeve të vogla.

Fundi i sistemit, fillimi i turizmit

Shembja e sistemit komunist në vitin 1991, solli rënien jo vetëm të regjimit autoritar në Shqipëri, por edhe të ekonomisë tashmë të dobët, të bazuar tek vetë-mjaftueshmëria.Tërheqja e menjëhershme e shtetit nga pothuajse çdo aspekt i jetës, çoi në një eksod masiv, nga malet në qytete dhe në bregdet, nga ku shumë njerëz u përpoqën të iknin në Itali nëpërmjet detit Adriatik.Zonat bregdetare, u bënë shpejt një vendbanim i ri për qindra mijëra njerëz dhe qytetet portuale si Durrësi, Vlora dhe Saranda u shndërruan në konglomerate të egra. Zhvillimi i bregdetit, ishte i lidhur me përdorimin e tij për qëllime turistike. Me anë të investimeve, hotele të panumërta u ngritën përgjatë bregdetit, dhe zonave bregdetare pranë qyteteve.Por edhe zonat më të largëta, të cilat ishin pak të populluara apo të pabanuara, u zunë nga emigrantët dhe u përdorën si hapësira ​​për mbijetesë. Për shkak të mungesës së strukturave ekonomike, dhe planifikimit të qëndrueshëm komunal, u shfaq një arkitekturë e re shpesh e egër, e cila ishte e orientuar drejt mundësive dhe nevojave individuale, pa marrë parasysh rrethanat e tjera komunitare, sociale dhe ekologjike.Arkitektura dhe mënyra e jetesës në bregdet

Dizajni, materialet e përdorura, pozicionimi dhe përmasat, elementet stilistike dhe skemat e ngjyrave, të gjitha tregojnë një potpuri unike të “arkitekturës së gjallë” të Mesdheut, që nuk është (ende) pjesë e një plani të një institucioni kombëtar.Ka shpesh baraka druri që shërbejnë si bare gjatë sezonit veror, nganjëherë edhe ndërtesa me tulla, të cilat përdoren gjithashtu si hapësira ​​jetese, dhe përcjellin qëndrueshmërinë dhe lokalitetin.Megjithatë, larg metropoleve bregdetare, arkitektura turistike nuk ka ende një estetikë të standardizuar dhe të orientuar nga tregu, por një improvizim kreativ nga njerëz që përpiqen  të ri-formësojnë këtë hapësirë ​​të re jetese, me mjetet e tyre kryesisht modeste.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste,

16:33 | 09/02/2026
Parandalohet krimi në Vlorë, zbulohen dy fuoristradat e vjedhura dhe shishe me lëndë djegëse
Aktualitet

Parandalohet krimi në Vlorë, zbulohen dy fuoristradat e vjedhura dhe shishe me lëndë djegëse

16:26 | 09/02/2026
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me kryeministrin s’kemi qenë armiq, por…
Politikë

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me kryeministrin s’kemi qenë armiq, por…

16:20 | 09/02/2026
Next Post
Deklarata e fortë e Ramës për Prokurorinë, dhe rastësia e çuditshme që lidh…

Deklarata e fortë e Ramës për Prokurorinë, dhe rastësia e çuditshme që lidh...

Macron bën për “ujë të ftohtë” Ramën: Shqipëria larg BE-së!

Macron bën për “ujë të ftohtë" Ramën: Shqipëria larg BE-së!

“Një histori e vërtetë”, filmi shqiptar triumfon në Festivalin e Genova-s

“Një histori e vërtetë”, filmi shqiptar triumfon në Festivalin e Genova-s







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste,

by mirseda
16:33 | 09/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, zhvilluar këtë të hënë....

Parandalohet krimi në Vlorë, zbulohen dy fuoristradat e vjedhura dhe shishe me lëndë djegëse

Parandalohet krimi në Vlorë, zbulohen dy fuoristradat e vjedhura dhe shishe me lëndë djegëse

16:26 | 09/02/2026
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me kryeministrin s’kemi qenë armiq, por…

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me kryeministrin s’kemi qenë armiq, por…

16:20 | 09/02/2026
Komisioni Europian:Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

Komisioni Europian:Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

15:20 | 09/02/2026
Nesër protesta kombëtare e PD, policia njofton planin e masave: Kufizim i qarkullimit në këto akse

Nesër protesta kombëtare e PD, policia njofton planin e masave: Kufizim i qarkullimit në këto akse

14:55 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com