Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kina sfidon SHBA-të, kërkon të bëjë tregti me gjithë botën

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha

Kina mbrojti praktikat e saj tregtare të enjten, duke i quajtur ato të dobishme për botën, ndërsa përpiqet të lehtësojë presionin nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa për të braktisur atë që këto të fundit i konsiderojnë si politika proteksioniste të Pekinit.

Rritja e shpejtë ekonomike e Kinës “ka sjellë mundësi të mëdha për partnerët tregtarë në të gjithë botën”, tha në një konferencë shtypi në Pekin, ministri i Tregtisë Wang Shouwen.

Zoti Wang paraqiti një raport ku vihen në dukje reformat që Kina ka ndërmarrë që nga hyrja në Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2001. Ai tha se Pekini “ka kryer çdo premtim” që nga hyrja në OBT.

Mbrojtja e praktikave të biznesit të Kinës vjen mes kërcënimeve për një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe argumenteve nga Evropa dhe Uashingtoni se Kina kufizon qasjen në industritë e reja dhe vjedh ose detyron vendet e tjera të dorëzojnë teknologjitë e zhvilluara prej tyre.

Kërcënimi për rritjen e tarifave nga presidenti Trump për mallrat kineze me një vlerë prej gati 450 miliardë dollarësh reflekton frikën se veprimet e Kinës janë një kërcënim për udhëheqjen teknologjike të Amerikës. Gjermania dhe vende të tjera janë ankuar se Pekini ndalon blerjen e aseteve kineze ndërsa kompanitë kineze angazhohen në blerje të mëdha të pasurive në mbarë botën.

Mosmarrëveshja me presidentin Trump e ka lejuar Kinën, ekonominë e dytë më të madhe në botë, të pozicionohet si mbrojtës i tregtisë së lirë. I pyetur për planet e mundshme të Shteteve të Bashkuara për të kufizuar investimet kineze në sektorët e saj të teknologjisë, ministri Wang tha, “Ne shpresojmë që vendet e shqetësuara të bëjnë atë që duhet dhe të miratojnë politika që mbështesin tregtinë e lirë dhe investimet”.

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë tregtarë janë të mendimit se dalja e Kinës në në sektorët e telefonave inteligjentë, teknologjinë diellore dhe të tjera nënkupton se nuk duhet t’i sigurohet më mbrojtja që i është dhënë dikur si një vend në zhvillim kur ajo u bashkua me OBT-në.

Kina ka ofruar të ulë sufiçitin e saj tregëtar prej disa miliarda dollarësh me Shtetet e Bashkuara, por ka refuzuar të heqë dorë nga një strategji që udhëheqësit e saj komunistë besojnë se është një rrugë për rritjen e ndikimit dhe prosperitetit global.

Kina dhe Bashkimi Evropian njoftuan këtë javë se do të formojnë një grup për të përditësuar rregullat e OBT-së për të mbajtur ritmin e zhvillimit ekonomik global.

TË LIDHURA

Bota

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026
Bota

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026
Bota

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Next Post

Lufta ndaj trafikut të qenieve njerëzore, DASH: Shqipëria, një vend mizerabël

Januzaj i shënon supergol Anglisë, Belgjika në avantazh (Video)

Fëmijëria e Ronaldos/Qaramani që firmosi me Manchester United (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com