Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kina pezullon tarifat shtesë për disa mallra amerikane

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kina pezullon tarifat shtesë për disa mallra amerikane

Kina ka pezulluar tarifat shtesë për disa mallra amerikanë që ishin planifikuar të zbatoheshin në 15 dhjetor, tha të dielën komisioni i tarifave doganore të Këshillit të Shtetit, pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë ranë dakord për fazën e parë të një marrëveshjeje tregtare të premten.

Marrëveshja, pritshmëritë e së cilës kanë trazuar tregjet botërore për muaj të tërë, zvogëlon disa tarifa amerikane në këmbim të atyre që zyrtarët amerikanë thanë se do të ishte një rritje e madhe në blerjet kineze të produkteve të fermerëve amerikanë dhe mallrave të tjera.

Tarifat hakmarrëse të Kinës, të cilat do të hynin në fuqi në 15 dhjetor, do të vinin në shënjestër mallrat amerikane nga drithërat e deri tek automjetet dhe pjesët e këmbimit të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

Tarifat e tjera kineze që janë zbatuar tashmë mbi mallrat amerikane do të lihen në fuqi, tha komisioni në një deklaratë të publikuar në faqet elektronike të departamenteve qeveritare, përfshirë ministrinë e financave të Kinës.

“Kina shpreson, në bazë të barazisë dhe respektit të ndërsjellë, të punojë me Shtetet e Bashkuara, të zgjidhë siç duhet shqetësimet thelbësore të njëri-tjetrit dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me SHBA”, thuhet në deklaratë.

Pekini ka rënë dakord të importojë të paktën 200 miliardë dollarë në mallra dhe shërbime shtesë amerikane gjatë dy viteve të ardhshme mbi shumën që bleu në vitin 2017, tha të premten negociatori më i lartë i tregtisë amerikane.

Një deklaratë e lëshuar nga Përfaqësuesi i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara thuhet se Shtetet e Bashkuara do të linin në fuqi tarifat 25% në 250 miliard dollarë të mallrave kineze. /Voa

Tags: kinamallra amerikanepezullontarifa shtese

TË LIDHURA

Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës
Bota

Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

14:18 | 11/03/2026
Alarm! Makina përplaset me portën e Shtëpisë së Bardhë, pranga shoferit
Bota

Alarm! Makina përplaset me portën e Shtëpisë së Bardhë, pranga shoferit

13:32 | 11/03/2026
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës
Bota

Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës

13:12 | 11/03/2026
Next Post
‘Për 10 vite nuk ka thirrur as mama, as baba’, rrëfimi tronditës i nënës

'Për 10 vite nuk ka thirrur as mama, as baba', rrëfimi tronditës i nënës

Tërmeti 6.8 ballë në Filipine, ndërrojnë jetë 4 persona

Tërmeti 6.8 ballë në Filipine, ndërrojnë jetë 4 persona

Ekzekutimi i teknikut të kondicionerit, vetëdorëzohet në polici Albano Kusi

Ekzekutimi i teknikut të kondicionerit, vetëdorëzohet në polici Albano Kusi







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

“Nuk dua të më lëndojnë më” – e reja i jep fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti
Aktualitet

“Nuk dua të më lëndojnë më” – e reja i jep fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti

by mirseda
16:54 | 11/03/2026
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vetëhelmimin e Xhuana Nikollit, 25-vjeçares nga Lezha,...

Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

16:46 | 11/03/2026
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

16:43 | 11/03/2026
Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok-ut ka cenuar lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok-ut ka cenuar lirinë e shprehjes

15:46 | 11/03/2026
Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut

Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut

15:40 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com