Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kim Mehmeti: Mediat sot e barazojnë okupatorin dhe atë që mbron atdheun e vet

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Lufta e re për Kosovën
Opinion nga Kim Mehmeti
Mediat raportojnë për dhunën e policisë izraelite mbi besimtarët myslimanë dhe xhaminë Al – Aksa. A e keni vërejtur: sa herë që palestinezët e mbrojnë vetveten duke i goditur policët izraelite me gurë, bashkësia ndërkombëtare bënë thirrje që të ndërpritet dhuna, e kur policia izraelite zbaton terror mbi palestinezët , po ajo bashkësi ndërkombëtare, u bënë thirrje ‘palëve’ që t’i vazhdojnë bisedimet.
Kështu e ka kjo botë ku prej moti është varrosur e vërteta dhe humanizmi ndaj të dobëtit e të pambrojturit.
Dhe si kjo botë e vret të vërtetën palestineze, më së miri e pasqyrojnë mediat e dikurshme dhe këto të sotmet!
Dikur mediat raportonin për ‘luftën në territoret e okupuara palestineze’. Sot ato informojnë për ‘konfliktin izraelito-palestinez’?!
Pra ato sot e barazuan okupatorin dhe atë që e mbron atdheun e vet!
Ne jetojmë në kohë kur ‘fjalori’ informativ e përcakton të vërtetën dhe e mbulon realitetin e hidhur! Andaj, ndoshta ‘vrasësit’ më të rrezikshëm të sotëm nuk janë ata që mbajnë armët në dorë, por ata që e shpikin dhe e kontrollojnë ‘fjalorin’ e verbërisë dhe shurdhërisë mbarënjerëzore, e ku bëjmë pjesë edhe ne që heshtim dhe e besojmë atë!
Por duhet të jemi të drejtë: palestinezët janë viktimë e botës arabe dhe asaj myslimane, në të cilën botë vritet dhe sharrohet trupi i gazetarit që guxon ta kritikojë diktatorin, botë e cila ka thuajse vetëm një fe – atë të dollarit!
Dhe që të mos del që nuk e di se këto qëndrime të një ‘prolindori’ e ‘islamisti’ siç jam unë do i irritojnë të gjithë shqiptarët ‘properëndimorë’ ta ripërsëris: unë mburrem me shqiptarët e mi që gjatë Luftës së Dytë Botërore rrezikuan interesin e tyre dhe vetveten, vetëm për t’i mbrojtur hebrenjtë e rrezikuar nga nazistët gjermanë. Njësoj siç mburrem me mirënjohjen e përjetshme shqiptare ndaj gjithë atyre që e ndihmuan çlirimin e Kosovës.
Kjo mburrje është ajo që më bënë të turpërohem nga shqiptarët që thonë se shkaku i ‘interesave’ tona kombëtare, ne nuk duhet të shikojmë gërmadhat e shtëpive palestineze, mbi të cilat ndërtohen vendbanimet hebreje, e as duhet të shohim fëmijët e vrarë nga ushtarët izraelit, por gishtin e gërvishtur të ushtarit hebre, nga gurët e protestuesve palestinez?!
Për mua pra, nuk ka interes më madhorë njerëzor se të jesh nga ana e pafajësisë dhe e viktimës, bile edhe atëherë kur e dinë se i takon një populli të vogël, i cili me asgjë nuk mund të ndikojë e t’i ndryshojë rrjedhat globale, por që mund ta ndryshojë vetveten, që mund të bëhet më i ndjeshëm ndaj dhembjes njerëzore, që mundë të dëshmojë se ka zemër mjaftueshëm të madhe sa për ta përfshi në të dashurinë dhe dhembshurinë për të gjithë fatkeqët e kësaj bote, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike e fetare.
Më në fund, ai që shkaku i interesit të vet, aq është verbëruar e shurdhuar, sa nuk i sheh plagët e tjetrit dhe nuk i dëgjon piskamat e fatkeqit, me asgjë nuk e meriton keqardhjen e të tjerëve dhe, me asgjë nuk ndryshon nga ata që shkelin mbi gjakun dhe fatin e të pambrojturve!
Tags: Izraelkim mehmetiMediPalestine

TË LIDHURA

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
Shkodër / Pranga 26-vjeçarit, Policia sekuestroi dhe 3000 fara cannabis

Shkodër / Pranga 26-vjeçarit, Policia sekuestroi dhe 3000 fara cannabis

Komisioni i Ankesave, KQZ/ PD e LSI: Ja shkeljet në zgjedhje. Kërkojmë rivotim

Komisioni i Ankesave, KQZ/ PD e LSI: Ja shkeljet në zgjedhje. Kërkojmë rivotim

Përplasi për vdekje të moshuarin, shqiptari dyshohet se po fshihet në Shqipëri

Përplasi për vdekje të moshuarin, shqiptari dyshohet se po fshihet në Shqipëri

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet
Kosovo

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet

by mirseda
22:57 | 10/06/2025
0

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka reaguar pas takimit trepalësh me kryenegociatorët e...

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

22:55 | 10/06/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Qershor 2025

22:49 | 10/06/2025
I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

22:46 | 10/06/2025
LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

22:37 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com