Nëse do të jepnim një përkufizim për korrupsionin, padiskutim do ta cilësonin si një sëmundje. Korrupsioni vjedh investimet që duhet të shkojnë në shkolla dhe spitale, e ndërsa të korruptuarit u shmangen taksave që duhen paguar.
Po kështu, korrupsioni shkatërron vendet e punës dhe pengon zhvillimin, i kushton ekonomisë së botës miliarda dollarë çdo vit. Efektet negative të tij janë të pranishme në të gjitha sferat e jetës sociale, ekonomike, dhe politike të vendit.
Ai frenon zhvillimin ekonomik dhe social, duke dëmtuar sidomos vendet në zhvillim, ku bëjmë pjesë dhe ne.
Bujar Kapexhiu, përmes fotos së radhës së postuar në Facebook, ka ngjallur kureshtjen e qytetarëve, të cilët kanë dhënë mendimin e tyre. Ka nga ata të cilët kanë bërë batuta, sikundër ekziston një pjesë e cila i ka humbur shpresat, se një ditë më e mirë do të vijë për vendin tonë.