Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Këtë verë mbledhje e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

5 vjet ago
in Rajoni
Mediat serbe: Më 26 dhe 27 nëntor, Kosovës mund t’i liberalizohen vizat

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet këtë verë. Për këtë mbledhje po kërkohet që të ketë përgatitje të mirë dhe agjendë të qartë nga ana e dy qeverive.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi thotë se përmes kësaj mbledhjeje duhet të dëshmohet bashkëpunimi rajonal.

Bytyqi në një intervistë për KosovaPress, thekson përkrahjen e Maqedonisë së Veriut për dialogun Kosovë – Serbi, duke respektuar interesat e të dy palëve.

“Si qeveri përkrahim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke respektuar të drejtën e çdonjërit, por duke respektuar edhe interesin e çdo pale dhe gjetjen e zgjidhjes së përbashkët. Mendojmë se vetëm nëpërmjet bisedimit mund të arrihen të tejkalohen vështirësitë”, thekson ai.

Duke folur për ballafaqimin me pandeminë, ai thotë se bashkëpunimi rajonal është kyç për rimëkëmbjen ekonomike.

“Është e rëndësishme që mbledhja e dy qeverive të përgatitet mirë, me një agjendë shumë të qartë dhe me rezultate konkrete, sepse në fakt ajo çfarë unë pres është që edhe njëherë të tregojmë që bashkëpunimi rajonal është kyç, jo vetëm me operu, por në periudhën post-COVID bashkëpunimi rajonal do të jetë kryesor për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht vendeve që janë fqinje. Prandaj, mendoj se shumë shpejt, duke u intensifikuar parapërgatitjet, do të kemi mundësinë, nëse arrihet të bëhet gjatë periudhës së verës do të ishte shumë mirë. Mendoj se duhet t’i paraprijmë sfidave që na presin në periudhën post-COVID”, tha ai.

Ai përshëndet edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin të Zi dhe Serbinë, duke thënë se ky vendim dëshmon se vendet e Ballkanit Perëndimor janë më të pjekura se vet Bashkimi Evropian.

Sipas tij, të gjitha vendet e Ballkanit duhet të kapërdijnë sfidat e vjetra në mënyrë që të kalojnë në një fazë të re të zhvillimit dhe bashkëjetesës të të gjithëve.

“Është vendim i shekullit 21, i lidhur me 4 liritë e Bashkimit Evropian. Lëvizja e lirë e qytetarëve që duhet të gjithë ta synojnë. Kjo dëshmon se ne, politikanët e Ballkanit Perëndimor ndonjëherë me vendimet tona jemi më të pjekur sesa ata vet, të cilët flasin për liritë e BE-së. Qeveria në Republikën e Kosovës, por edhe qeveritë e Ballkanit e kuptuan se duhet të bëjnë hap përpara sepse e kuptuan që integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nuk bëhet kur dikush tjetër e vendos, por bëhet së bashku duke treguar dhe dëshmuar me rezultate konkrete se çfarë duhet të bëjmë ne si rajon së pari, pastaj duke u integruar në BE”, thotë ai.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut thotë se për një ekonomi të qëndrueshme duhet të ketë stabilitet politik dhe ekonomik. Teksa shton se qeveritë duhet të ofrojnë parashikueshmëri në mënyrë që të mund të sjellin investime të reja.

“Për një ekonomi të qëndrueshme dhe me mundësi zhvillimi duhet të ketë stabilitet ekonomik. Fatkeqësisht ne në Ballkanin Perëndimor jemi shumë të brishtë si vende dhe shumë lehtë mund të vijmë tek një jostabilitet politik. Ajo çfarë duhet të synojmë ne si qeveri, është që ekonomisë dhe bizneseve t’iu ofrojmë parashikueshmëri qoftë në aspektin legjislativ, ose edhe të politikave që ne sjellim, sepse vetëm parashikueshmëria mund të sjellë investime të reja… Ne gjatë periudhës së pandemisë, pa marrë parasysh qeveritë në vende të ndryshme, treguam se kur duam t’i ndihmojmë njëri-tjetrit edhe arrijmë marrëveshje të ndryshme të lehta, si korridoret e gjelbra, që dëshmuan se Ballkani Perëndimor shumë lehtë arriti të krijojë korridoret e lëvizjes së mallrave dhe ushqimeve që ishte esenciale për qytetarët tanë. Dhe, ky shembull duhet të shfrytëzohet për të gjithë Ballkanin dhe Bashkimin Evropian, sepse kjo tregon se ne jemi të gatshëm të kapërcejmë pengesat që i kemi pasur më parë për të mirën e qytetarëve tanë”, thekson ai./ekspress

 

Tags: kosoveMaqedoni e Veriutmbledhje e perbashket

TË LIDHURA

Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian
Rajoni

Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian

15:02 | 11/12/2025
Samiti në Bruksel, Meloni: Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri, rruga drejt BE-së është e hapur
Rajoni

Samiti në Bruksel, Meloni: Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri, rruga drejt BE-së është e hapur

09:38 | 11/12/2025
Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së
Rajoni

Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

22:12 | 10/12/2025
Next Post
Rama: Ndihmë për fëmijët e bluzave të bardha që humbën jetën nga Covid-19

Rama: Kemi vaksinuar 770 mijë persona, nesër vijnë 11'700 doza Pfizer

Policia, Renea e FSHN bashkë në operacionin “Agimi”, 16 të arrestuar

Policia, Renea e FSHN bashkë në operacionin "Agimi", 16 të arrestuar

Vietnami raporton për version të ri të koronavirusit, përhapet lehtësisht

Vietnami raporton për version të ri të koronavirusit, përhapet lehtësisht







JU REKOMANDOJMË

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!
Bota

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

by mirseda
20:35 | 12/12/2025
0

Tailanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord të ndërpresin të gjitha luftimet duke filluar nga sot. Lajmi është...

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

20:16 | 12/12/2025
REL: Plani i paqes i SHBA-së parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

REL: Plani i paqes i SHBA-së parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

19:44 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com