Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kërkohen vepra jo retorikë e zemëruar

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Udhëtonte nga Athina, Lukashenko mori peng avionin për gazetarin 26 vjeçar

Nga: Miodrag Soric

Politikanë të njohur nga e gjithë bota shprehen të zemëruar për uljen e detyruar të avionit Ryanair, dhe arrestimin e blogerit Roman Protasevitsh. Por kur do vijnë sanksionet që dhembin? Tani kërkohen vepra dhe jo më fjalë. Krerët e BE, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, politikanë amerikanë – të gjithë, po, janë të zemëruar për rrëmbimin e gazetarit bjellorus, Roman Protasevitsh. Ata mund të tundin kokën me mospranim e të shprehin zemërimin në twitter, por kjo nuk u bën përshtypje diktatorëve si Lukashenko apo Putin. Ata vetëm se testojnë rregullisht, se sa larg mund të shkojnë me përndjekjen e të pafajshmëve apo atyre që mendojnë ndryshe, para se perëndimi të veprojë.

Lukashenko rrëmbeu një avion irlandez, ngriti lart avionë ushtarakë, MIG, rrezikoi jetën e 170 pasagjerëve për të arrestuar një kritik të regjimit. Çfarë duhet të ndodhë më, që BE e perëndimi të veprojnë me vendosmëri? Me gjoja sanksionet si embargon e armëve, që Brukseli ka vendosur deri më tani, Lukashenko vetëm mund të tallet: Sikur Minsku është i varur nga blerja e armëve në Francë apo Angli. As ndalimet e udhëtimeve për një duzinë përfaqësuesish të qeverisë nuk e dëmtojnë kushedi regjimin. Në vend të pushimeve në Majorka, ata shkojnë në Krime. Jo këtë herë perëndimin duhet të vendosë sanksione që vërtet dhembin.

Jo pa mbështetjen e Putinit

Ato duhet ta godasin Minskun dhe ta bëjnë Moskën të mendohet. Se një gjë dihet: Lukashenko është siguruar njëherë tek Kremlini para këtij aksioni kriminal. Një gjë të tillë ai nuk do të guxonte ta bënte pa mbështetjen e Putinit. Regjimi i Lukashenkos do të kishte rënë prej kohësh, pa mbështetjen ushtarake, ekonomike dhe politike të Moskës. Çelësi, që Protsasevitsh dhe opozitarë të tjerë të burgosur të dalin nga burgu, ndodhet në Moskë.

Krerët e BE-së duhet ta mendojnë këtë, kur mblidhen në Bruksel, për të folur për “reagimet”. Rrëmbimi i avionit ia bën të qartë edhe presidentit, Biden, se si mendon vërtet Moska. Ai vërtet ndoshta synon “marrëdhënie të stabilizuara dhe të parashikueshme” me Moskën, siç u shpreh Biden pas takimit të fundit mes dy ministrave të Jashtëm. Por për sa kohë që Putini mbetet në një kurs konfrontimi, kjo mbetet një dëshirë e mirë. Aventura e fundit e Lukashenkos do të vështirësojë edhe takimin e synuar me Biden e Putinit. Ndoshta do të ishte më e ndershme të refuzohet këtë samit, ose të shtyhet për sa kohë, që regjimi rus është i interesuar vërtet për marrëdhënie më të mira me perëndimin. Pas kaosit të disa viteve me Trumpin, kjo do t’i bënte mirë besueshmërisë së politikës së jashtme të perëndimit.

E drejta në anën e Perëndimit

Në ndërkohë perëndimi mund të bëjë shumë për t’ua bërë të qartë sunduesve në Minsk dhe Moskë, se ata kanë për të paguar një çmim për rrëmbimin apo vrasjen e kundërshtarëve politikë. Sidomos kur këtu vihet në rrezik edhe jeta e qytetarëve perëndimorë. Zhurmën histerike të luftës të mediave të kontrolluara në lindje, perëndimi duhet ta shohë ashtu siç është në të vërtetë – një formë e largimit të vëmendjes dhe kërcënimit. Në fund të fundit ajo është edhe një konfirmim i dobësisë së regjimit që i trembet popullit të vet. Perëndimi e ka të drejtën në anën e tij, ai është më i fuqishëm, ushtarakisht dhe politikisht. Ka ardhur koha që ai ta përdorë këtë fuqi të tij.

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
VOA: Deputetët socialistë zyrtarizojnë kërkesën e dytë për shkarkimin e Metës

Raporti i Komisionit Hetimor/ Ja kur pritet të shkarkohet Presidenti Meta

Kontroll blic në Elbasan, blindohet lagjja ku u ekzekutua 41-vjeçari

Kontroll blic në Elbasan, blindohet lagjja ku u ekzekutua 41-vjeçari

Kosovë: Përpjekje për unifikim para dialogut me Serbinë

Kosovë: Përpjekje për unifikim para dialogut me Serbinë







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Katër ditë pa furnizim me ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë
Aktualitet

Katër ditë pa furnizim me ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë

by mirseda
10:12 | 29/12/2025
0

Në ditën e katërt të mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Vlorës, edhe pse kanë...

Nga 30 dhjetori ndryshojnë vendndodhjet e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

Nga 30 dhjetori ndryshojnë vendndodhjet e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

10:03 | 29/12/2025
Zelensky: Donbasi është tokë e jona, por edhe një çështje e vështirë për t’u zgjidhur

Zelensky: Donbasi është tokë e jona, por edhe një çështje e vështirë për t’u zgjidhur

09:57 | 29/12/2025
Manovra ushtarake pranë Tajvanit, reagon Taipei: U zbuluan katër anije të Rojës Bregdetare kineze

Manovra ushtarake pranë Tajvanit, reagon Taipei: U zbuluan katër anije të Rojës Bregdetare kineze

09:53 | 29/12/2025
Marrëdhënia BE-SHBA/ Analiza e DW: Europa është ndërgjegjësuar se është vetëm

Marrëdhënia BE-SHBA/ Analiza e DW: Europa është ndërgjegjësuar se është vetëm

09:50 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com